İran

Njësitë për intervenime të shpejta kundër tekfiristëve

Komandanti i forcave tokësore të armatës së Republikës Islame të Iranit Ahmet Reza Purdastan ka thënë se janë formuar njësitë për intervenime të shpejta  kundër çfarëdo kërcënimi armiqësor, e posaqërisht kundër grupeve tekfiriste. Gjeneral-majori Ahmed Reza Purdastani në konferencën e mbajtur për gazetarë në qytetin Hamdan ka deklaruar:” Strategjia amerikane është shfrytëzimi i këtyre grupeve teroriste dhe tekfiriste për  goditje kundër Republikës Islame të Iranit, pasi që ky vend në të kaluarën ka përjetuar disfatë në luftën e kaluar”. Ai më tutje shtoi: ” Strategjia  e tanishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është eksploatimi i grupeve teroriste dhe tekfiriste si dhe instrumentalizimi i tyre në mënyrë të lehtë, e krejt kjo me qëllim të shkeljes së pamjes së vërtetë të islamit”.

Komandanti i forcave tokësore të armatës së Republikës Islame të Iranit Ahmed Reza Purdastani në vazhdim ka thënë:” Të dini se grupet teroriste dhe tekfiriste janë më të mjerueshme që ekzistenca e tyre do të mund të shkaktonte shqetësimin tonë, pasi që forcat e armatosura të Republikës Islame të Iranit janë plotësisht të gatshme dhe janë në gatishmëri më të lartë të mundshme”.

Gjeneral-majori Purdastani në vazhdim ka konfirmuar:” Armiku përpiqet të shkaktojë ndarje dhe përçarje, dhe në këto kushte,me siguri ruajtja e unitetit në mes shiitëve dhe sunitëve është sekreti i fitores së Iranit islamik kundër çfarëdo krëcënimi potencial të mundshëm”.