Kulturë

Iranologu gjerman: Unë jam borxhli për njerëzit dhe kulturën iraniane

Iranologu gjerman, prof. Ulrich Marzolph
Iranologu gjerman, prof. Ulrich Marzolph

Iranologu gjerman, Ulrich Marzolph në një ceremoni të mbajtur në Teheran, për të nderuar atë për shërbimet e tij në kulturën iraniane, ka thënë se ai është borxhli ndaj  kulturës  dhe popullit të Iranit.

Qëllimi i organizimit të ceremonitë organizuar nga Shtëpia e Institutit të Librit ishte për të shprehur mirënjohjen ndaj iranologut  gjerman për 35 vitet e tij të përpjekjeve të vazhdueshme për të njohur, për të përhapur kulturën iraniane në botë.

I lindur në Landau, Gjermani, në vitin 1953, Ulrich Marzolph aktualisht është profesor i Studimeve Islame në Gjermani dhe udhëton shpesh në Iran.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Drejtori Menaxhues i Shtëpisë  Mexhid  Ghulami tha se Ulruich Marolph ia ka përkushtuar jetën e tij lartësimit të   popullit të Iranit, letërsisë të Iranit  dhe se ai ka bërë gjëra të mira duke ndricuar  kulturën iraniane në të gjithë botën.

Ai e vlerësoi Ulrich Marzolph për modestinë e tij dhe mirënjohjen e tij për mësuesit e tij. Megjithatë, shtoi ai, tipar i tij më i madh është se ai e do Iranin dhe se ai ka bërë më të mirën e mundshme të tij për të mbajtur lartë flamurin e Iranit.

Duke  qenë një Iranolog i madh,  Ulrich  Marzolph ka shumë libra të vlefshme në fusha të ndryshme të publikuara në Iran dhe jashtë vendit, duke përfshirë Albumin e Shahnamesë  dhe  Tregime Popullore Iraniane.

Iranologu gjermane nga Universiteti Göttingen në Gjermani ka kryer një hulumtim për 20 vjet rreth tregimeve popullore persiane. Ai studioi Orientalistikën në Universitetin e Këlnit, dhe Gjuhën Perse në Universitetin e Mashhadit nën mbikëqyrjen e profesorëve Ghulamhussein Jusufi dhe Sejjid  Xhelaleddin  Ashtiani.

Në fund të ceremonisë një pllakatë mirënjohjeje i është dhënë profesorit Ulrich Marzolph dhe libri  'Bist-Maghaleh' ose '20 -Artikuj ' të Profesor  Marzolph, përkthyer dhe të mbledhura nga Ahmadinia, i cili u përuarua. 

Burimi: IRNA