Liban

Shkarkohet Shefi i TV Al Arabiya për shka të dokumentarit mbi Sejjid Nasrallahun

Menaxheri i Kanalit të Lajmeve në gjuhën arabe Al Arabiya, Turki bin Abdullah Aldakhil, shkarkohet për shkak të Nasrallahut.
Menaxheri i Kanalit të Lajmeve në gjuhën arabe Al Arabiya, Turki bin Abdullah Aldakhil, shkarkohet për shkak të Nasrallahut.

Menaxheri i përgjithshëm i  Kanalit të Lajmeve në gjuhën arabe  Al-Arabiya është shkarkuar për transmetimin e një dokumentar  që konsiderohet mbështetës i kreut të lëvizjes Hezbollah në Liban.

Menaxheri i përgjithshëm i Kanalit të Lajmeve në gjuhën arabe  Al-Arabiya është  shkarkuar për shkak të transmetimit të një dokumentari që konsiderohet mbështetës për kryetarin e Lëvizjes Hizbullah në Liban.

Kompania Transmetuese  Satelitore  Middle East Broadcasting Center Group (MBC), e cila zotëron al-Arabiya, njoftoi  të  hënën, shkarkimin e gazetarit dhe figuren mediale,  Turki bin Abdullah Aldakhil.

Vendimi erdhi disa ditë pasi rrjeti i lajmeve Al-Arabiya transmetoi një dokumentar të quajtur Hassan’s Tale , që  paraqet,  hedh dritë mbi jetën e Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah.  

Një numër i blogerëve pro-Rijadit sulmuan faqet al-Arabiya-s në Twitter dhe Facebook, e quajtën  Turki bin Abdullah Aldakhil  si tradhtar dhe duke kërkuar gjykimin e tij të menjëhershëm.

Turki bin Abdullah Aldakhil, 42 vjeçar, filloi karrierën e tij në gazetari në vitin 1989. Ai ka punuar për disa  media në gjuhën arabe si el-Riad, Okaz, Ashark el-Eusat, el-Maxhalla si dhe al-Hayat.

Ai punoj me MBC dhe pastaj  me al-Arabiya në vitin 2003, dhe ka qenë duke punuar në kanalin e lajmeve si menaxher i përgjithshëm që nga atëherë.

Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite mbyllë media dhe shkarkon  gazetarët.   

Dhjetorin e kaluar, operatori i komunikimeve satelitore  të Arabsat ndaloi transmetimin e kanalit televiziv të Al-Manar  për Hizbullah. Stacioni  kryesor me qendër në Beirut  e dënoi këtë  ndalesë  si një përpjekje për të shtypur zërin para opinionit.

Në një masë të ngjashme muajin e kaluar, kanali televiziv libanez Al-Mayadin u ndalua nga transmetimi nëpërmjet qendrës në Riyadh Arabsat.

Kjo ndodhi për shkak  se një mysafir  kritikoi trajtimin e tragjedisë gjatë Haxhit në Mina nga Arabia Saudite, pranë Mekës, gjatë Haxhit në fund të shtatorit.