Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Gjashtëmbëdhjetë
“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për mashtrimet, shpifjet dhe trillimet që janë bërë gjatë historisë, kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.
Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.),mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.),mbi familjen e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar, si dhe mbi të tërë besimtarët muslimanë anembanë rruzullit tokësor.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.
Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen
më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish
me ju, në programin tonëtëgjashtëmbëdhjetë,me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.)”.
Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë tërësisht
çështjes, ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të
bijës së Muhammedit(p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtarit të Farefisit të Pastër
të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është imami i dymbëdhjetë nga imamët e Ehli
Bejtit. Kam dëshirë ta nis programin tonë të kësaj mbrëmjeje, me një lutje të rëndësishme,
e cila i përket imamit tonë të nderuar, ImamXhafer Sadikut(p.m.t.). Kjo lutje
është kështu: “Ju do të përballeni me
dyshime. Për sa kohë që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i
udhëzuar, do të mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo e fundit do të
shpëtojë vetëm ai, i cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje.
Transmetuesi thotë se e pyeti Imam Xhafer Sadikun (p.m.t.): “Vallë cila është
lutja e njeriut të mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) u përgjigj: “Do
tëthuash kështu: “Ja Allah, ja Rrahman, ja Rrahim, ja Mukalibe’l-Kulubi,
thebbit kalbi ale dinike”(O Allah, o i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o
Rrotulluesi Zemrave, përforcoje zemrën time ne fenë tënde!)Duke u
mbështetur në dy argumentët e pamohueshëm fetarë, si ajetët kuranorë dhe hadithët
e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi,
mirëqënie dhe udhëzim, pasi kjo e fundit do të jetë e mbytur dhe e zhytur, në
llumin e egërsisë, errësirës, despotizmit, dhunës, mosbesimit, shtypjes dhe
tiranisë. E përshëndesim dhe ne nga ana e ndjekëve tanë të nderuar,
Zotëri Kemal Hajdarit, të cilit i urojmë shëndet të plotë. Mirë se erdhët në
programin tonë Zotëri Sejjid Kemal Hajdari”.
I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju
gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis
me ndihmën e Allahut
Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e
zgjedhur të Allahut (a.u.xh.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), si dhe mbi
familjen e tij të pastër. Si fillim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se
pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët,
muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë,
të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe
shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të
vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti
im”.
“Tani dua të bëj një përmbledhje të shkurtër programit paraardhës, duke
bërë lidhjen e duhur me programet tona paraardhëse, me programin që do të
trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që do të trajtojmë më vonë. Duke u
nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë program ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm
për ndjekësit tanë të nderuar, po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse
qëllimi i përmbledhjes sime, është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia
të bëra në programet paraardhëse. Çështja që do të trajtojmë në programin e kësaj
mbrëmjeje, është shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së
Imam Mehdiut (p.m.t.). Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen
për shpjegimet dhe sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam
Mehdiut (p.m.t.). Dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi
çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj ne
nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi
faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.)është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së
Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të
Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë nga imamët e Ehli Bejtit”.
“Si fillim, nuk dua të zgjatem shumënë hyrje të programit tonë, por dua të
cek vetëm dy pika të rëndësishme në hyrje të tij. Pikë së pari, dua t’u
rikujtoj ndjekësve tanë të nderuar se,dijetarët dhe ekspertët sunnitëdhe shiitë
tëfushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se, versioni i
vetëm i vërtetë i Hadithit Thekalejnështë forma: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”.
Për më tepër pohoj se gjenden me dhjetra dëshmitarë besnikë dhe transmetues të
ndershëm, të cilët e kanë transmetuar versionin e vërtetë, me dhjetra zinxhirë
transmetimi.Tani besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen seversioni
i vërtetë i Hadithit Thekalejn, i transmetuar nga Muhammedit (p.q.m.t.), është
i vërtetuar nga shumica e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë dhe shiitë të
fushës së hadidhit (muhaddithëve).Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të
kujtohen se në progranet tona paraardhëse, unë kam cituar dhe përmendur burimet
kryesore të transmetimit të këtij hadithi të njohur. Madje jam shprehur se dijetarët
më të mëdhenj sunnitë dhe shiitë, kanë
kryer shpjegimet dhe sqarimet e tyre përkatëse mbi këtë çështje. Si përfundim
kam theksuar faktin se, dijetarët sunnitë dhe shiitë janë të njëzëri se,versioni
i vërtetë i Hadithit Thekalejn,është transmetuar në një mënyrë të pashkëputur”.
“Pikë së dyti, lërmëni t’iu theksoj se versioni i rremë i Hadithit
Thekalejn është forma: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Arsyeja kryesore e
pohimit është se, në zinxhirin e transmetimit të këtij versioni të rremë,
gjenden shumë gënjeshtarë, hajdutë, mashtrues, matrapazë, shpikës dhe vjedhës
hadithësh dhe tradhtarë. Ndërsa versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është
forma: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse
lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto dy Porosi të Paçmuara,
janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im. Këta Dy Porosi të
Paçmuara, nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa të më kthehen mua, në krye
të Lumit Keuther”. Falenderimi i takon Allahut (xh.sh.), i Cili ka bërë
të mundur që në programet tona paraardhëse, e kemi sqaruar në mënyrë të hollësishme
këtë çësthje”.
“Tani vijmë në pikën e tretë, në të cilën me lejen dhe vullnetin e Allahut
(xh.xh.), do tëshpjegoj se cilët janë anëtarët e Farefisit së Pastër të
Muhammedit (p.q.m.t.), duke u mbështetur pikërisht në thënien: “Farefisi
im që është Ehli Bejti im”. Por para së gjithash, e ndjej të
domosdoshme të ripërsëris faktin se, Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.) është
porosia e paçmuar, e cila nuk ndahet kurrën e kurrës nga Kur’ani Famëlartë,
është vëllai i tij sijamez, është plotësuesi dhe sqaruesi i tij, burimi i
udhëzimit i cili vjen menjëherë pas Libit të Allahut dhe se besimtari musliman,
i cili lidhet fort pas këtyre dy porosive të paçmuara, nuk do të shmanget
kurrë. Taninatyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cilët janë ata të cilët nuk ndahen
kurrënga Kur’ani Famëlartë dhe ky i fundit, nuk ndahet për asnjë çast nga ta?!”
Sipas udhëzimeve hyjnore, ashtu siç asnjëherë e kota, nuk ka për të triumfuar
mbi Kur’anin Famëlartë, gjithashtu dhe e kota nuk do të triumfojë kurrë mbi
këtë shoqëri të zgjedhur. Si rrjedhojë themi se kjo e fundit, është e barabartë
me Kur’anin Famëlartë. Në dashtë Allahu (s.u.t.), këtë çështje do ta shtjelloj
në programet tona pasardhëse. Me fjalë të tjera do të sqaroj se cilët janë anëtarët
e bekuar, të cilët përfshihen brenda termit të Ehli Bejtit”.
Preantuesi: “Allahu jua shpërbleftë, Zoti
Sejjid Kemal Hajdari. Por fillimisht përpara se, të kalojmë në pikën e tretë i
ftoj akademikët, dijetarët, intelektualët, profesorët dhe rektorët, të mos
shtrojnë pyetje mbi autenticitetin e zinxhirit tëtransmetimit dhe tekstin e
versionit të vërtetëtë Hadithit Thekalejn, sepse tanimë do të kalojmë në
sqarimin e një pike shumë të rëndësishme. Ashtu siç kemi cituar dhe më parë, nënvizojmë
faktin se zinxhiri i transmetimit, të këtij versioni është tërësisht i vërtetë”.
I ftuari: “Nuk ka asnjë ndryshim mes një njeriu, i cili i nuk dëshiron
të shohë të vërtetën, mes atij njeriu, i cili mbyll sytë përpara të vërtetës,
sepse në fund të fundit, e vërtëtaështë e qartë si drita diellore, kështu që të
tërë mund ta shohin lehtësisht”.
Prezantuesi: “Tani le t’i rikthehemi
çështjes se, cilët janë anëtarët e Farefisit të Muhamedit (p.q.m.t.), të cilët
përfshihen pikërisht në thënien: “Farefisi
im që është Ehli Bejti im”. Por si fillim dua t’iu pyes se, cili është
kuptimi dhe përmbajtja terminologjike e kësaj thëniejeje?!”
I ftuari: “Kjo është një pyetje e drejtë, e cila kërkon një
përgjigje të hollësishme, prandaj përpara se të nis sqarimin e kuptimit dhe
përmbajtjes terminologjike të kësaj thëniejeje, dua që t’i hedhim një sy
kuptimit terminologjik të fjalëve“ehl” (njeri) dhe “bejt”
(shtëpi), nëpër fjalorët e shumtë enciklopedikë. Regulli i përgjithshëm
pohon se, nëse duam të gjejmë kuptimin dhe përmbajtjen terminologjike, të një
fjalëze ose termi kuranor, domosdoshmërisht duhet të t’i hedhim një sy, përmbledhjeve
enciklopediketë fjalorëve të veçantë, që kanë të bëjnë më këtë çështje. (1)”.
“E thënë ndryshe, për gjetjen e kuptimit dhe përmbajtjes terminologjike, të
një fjalëze ose termi kuranor, si p.sh. “Shehadeti” (Dëshmia), “Salati” (Namazi),
“Saumi” (Agjërimi), “Zekati” (Zekati) dhe “Haxhxhi” (Haxhxhi) dhe me
qindra, mijëra fjalëza ose terma kuranore, duhet të analizojmë patjetër, përmbledhjet
enciklopedike të fjalorëve të veçantë. Tek e fundit në ajetin 2, të Sures Jusuf
thuhet: “Ne e zbritëm Kur’aninnë arabisht, në mënyrë që ta kuptoni më lehtë”
dhe në ajetin 3, të Sures Zuhruf thuhet: “Me të vërtetë Ne e bëmë Kur’anin arabisht,
në mënyrë që ju ta kuptoni më lehtë”.Si rrjedhojë kumtoj sërish se, me
gjetjen e kuptimit dhe përmbajtjes terminologjike të një thëniejeje, dua që t’i
hedhim një sy kuptimit terminologjik të fjalëve “ehl” (njeri) dhe “bejt”
(shtëpi), nëpër fjalorët e shumtë enciklopedikë”.
“Tani pa humbur kohë, do t’iu bëj të ditur sqarimin e kuptimit dhe përmbajtjes
terminologjike të fjalëzës: “ehl” (njeri).Me këtë fjalëz nënkuptojmë,
diçka që ka të bëjëdhe diçka që i përket një njeriu. Si për shembull për
banorët e Medinës së Nriçuar, përdoret termi “Ehlu’l-Medineti” (Medinasit)
dhe nëse duam të shprehim diçka që i përket kësaj kohe themi “Ehlu
Hadha’z-Zamani” (Basjkëkohësit). Kjo gjendje nuk ndryshon edhe nëse
duam të shprehim diçka që i përket kohës, vendit, fshatit, qytetit, shtetit, artit,
veprës ose shtëpisë. Por për përdorimin e fjalëzës“ehl”,ka dy kushte që
duhet të përmbushen, kushti i parë është diçka që ka të bëjë dhe diçka që i përket
një njeriu.Kjo është arsyeja kryesore se, kur përdoret termi “Ehlu’l-Kur’ani”
(Njerëzit e Kur’anit Famëlartë),nënkuptohen njerëzit të cilët e mësojnë,
e kuptojnë dhe i përkasin këtij të fundit. E njëjta mënyrë përdorim termin“Ehlu’z-Zamani”
(Bashkëkohësit), “Ehlu’r-Rexhali” (Burrat), “Ehlu’l-Mere’”
(Gratë),“Ehlu’l-Emaneti” (Ruajtësit e Porosisë), “Ehlu’l-Karjeti” (Fshatarët),
“Ehlu’l-Beledi” (Qytetarët), “Ehlu’t-Takua” (Të Përkushtuarit),
“Ehlu’l-Magfiret” (Mëshiruesit) etj. Si përfundim pohojmë se, kuptimi i
fjalëzës “ehl” (njeri),është diçka që ka të bëjë dhe diçka që i përket
një njeriu, se i një vendi”.
“Në ajetin 101 të Sures Teube thuhet:“Ue min Ehli’-Medineti Meradu Ela’n-Nifaki”
(Edhe nga juka beduinë që janë hipokritë edhe nga banorët e Medinës që janë të
sëmurë për hipokrizi. Ti nuk i di ata, por Ne i dimë, ata do t’i dënojmë dy
herë, pastaj do të presin për dënimin e madh”. Ka me dhjetra ajetë
kuranorë, në të cilët kalon thënia: “Kul ja Ehle’l-Kitabi” (Thuaj o ndjekësit e
Librit). Tani një besimtar musliman, me të drejtë mund të shtrojë pyetjen:
“Vallë cili është kuptimi i ajetit kuranor, në të cilin kalon thënia“Ehlu’l-Kitabi”
(Ndjekësit e Librit)?!” Unë i përgjigjem kësaj pyetjeje, duke thënë se thënia
“Ehlu’l-Kitabi”
(Ndjekësit e Librit), nënkupton çifutët dhe krishterët, të cilët
ndjekin Teuratin dhe Inxhilin. Ndërsa në ajetin 58 të Sures Nisa thuhet: “Innallahe
je’murukum en Tueddu’l-Emanati ila Ehliha”. (Allahu ju urdhëron që t’u dorëzoni
porosinë, të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të
drejtë mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. Allahu dëgjon dhe
sheh veprat tuaja). Ndërsa në aejtin 35 të Sures Nisa thuhet: “Feb’athu
Hakemen min Ehlihi ue Hakemen min Ehliha”. (Nëse i frikësohen përçarjes mes
tyre (burrit e gruas), dërgoni një gjykatës të drejtë nga familja e tij dhe një
gjykatës të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (gjykatësit) kanë për
qëllim pajtimin, Allahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). Allahu
është i Gjithëdijshëm dhe Mirinformuar)”.
“Duke u mbështetur në tërësinë e ajetëve kuranorë të lartpërmendur, arrijmë
në përfundimin se fjalëza “ehl” (njeri),ka kuptimin e diçkaje
që ka të bëjë dhe diçkaje që i përket një njeriu, një përkatësi fetare, racore,
dhe vendndodhjeje. Kuptimi i fjalëzës “ehl” (njeri), i cili kalon në
ajetin e fundit kuranor, ka kuptim më të gjërë se kuptimi i babait, vëllait,
mikut dhe farefisit të një njeriu. Si rrjedhojë them se këta të fundit,
cilësohen si “ehli” (njeriu) i një njeriu. Kur’ani Famëlartë, e përkufizon
fjalëzën “ehl” (njeri), si diçka që ka të bëjë dhe diçka që i përket një
njeriu. Me synimin e ilustrimit të këtij argumenti, citojmë ajetin kuranor: “Fe
Enxhejnahu ue Ehlehu” (Ne shpëtuam atë dhe njerëzit e tij).Me këtë ajet
kuranor me fjalëzën “ehl” (njeri) nuk nënkuptojmë vetëm familjen e ngushtë të një
njeriu, si për shembull bashkëshorten ose të birin, por nënkuptojmë përkatësinë
farefisnore, fetare, racore dhe vendndodhjen e tij dhe të farefisit ose
popullit të tij. Me synimin e ilustrimit të këtij argumenti, citojmë ajetin 56
të Sures Mudeththir, ku thuhet: “Hue Ehlu’t-Takua ue Ehlu’l-Magfireti”. (Po
ata nuk mund të nxjerrin mësim nga ai, vetëm nëse Allahu di, Ai është i denjë
për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!)” Ndërsa në ajetin 96
të Sures Araf thuhet: “Ue Leu Enne Ehle’l-Kura Amenu ue’t-Tekkau”.
(E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur,
Ne do t’ju dhuronim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i
dënuam me shkatërrim për atë që merituan).Ndërsa në ajetin 45 të Sures
Kasas thuhet: “Ue Ma Kunte Sauijen fi’l-Ehli’l-Medjeni”. (Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje
Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj, të dërguam ty). Dhe nuk banove në mesin e
popullit të Medjenit, e t’u lexosh këtyre argumentët Tonë (lajmin për Musain,
për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam)”.
“Pra ashtu siç shihet qartë, duke u nisur nga tërësia e ajetëve kuranorë të
sipërcituar, arrijmë në përfundimin e thjeshtë se fjalëza “ehl” (njeri), është
përdorur pak a shumë në të njëjtin kuptim. Përdorimet e mësipërme të fjalëzës “ehl”
(njeri), na shtyjnë të mendojmë se, cili është kuptimi i përgjithshëm i
kësaj fjalëze. Por nuk duhet të harrojmë faktin se fjalëza “ehl” (njeri), nuk është
përdorur në kuptimin e njëjtë më fjalëzën “zeuxhe” (bashkëshorte).Tani ju bëj
thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të përqendrojnë vëmendjet e tyre tek
sqarimi im, sepse do të kaloj në një fazë të re dhe të rëndësishme të programit
tonë. Lërmëni t’iu përsëris dukurinë se, me termin “Ehli Bejt” i cili kalon
në Kur’anin Famëlartë, nuk duhet të nënkuptojmë, bashkëshortet e nderuara të
Muhammedit (p.q.m.t.), sepse kuptimi dhe përmbajtja terminologjike e këtij
termi është shumë më i gjërë. Gjuhëtarët dhe leksikografët, e kanë sqaruar
bukur dhe qartë, kuptimin e këtij termi dhe si rrjedhojë, ne do të përmendim
sqarimet e tyre përkatëse si vijon:
“Burimi i parë është vepra me titull: “Muxhemu’l-Mekajisi fi’l-Lugati” (Përmbledhja
e Krahasimeve në Fjalor”, e Ebu Husejn Ahmed Ibn Faris Ibn Zekerijjasë.
Ky i fundit shënon: “Term “Ehli Bejti”, ka dy kuptime të
ndryshme. Kuptimi i parë i këtij termiështë fjalëza “ehl” (njeri). Halili
thotë se, kur citojmë termin“Ehlu’r-Rexhuli”,nënkuptojmë bashkëshorten
e një njeriu. Ndërsa me termin“teehhul”, nënkuptojmë martesën e
tij. Pra me termin “Ehlu’r-Rexhuli”, nënkuptojmë njeriun më të afërt për atë
njeri”. (2)
“Megjithatë nuk duhet të ngatërrojmë faktin se Halili,
këtë sqarim e ka dhënë vetëm si një shembull. Pra duhet të tregohemi të
kujdesshëm, që të mos ngatërrojmë fjalëzën “ehl” (njeri), vetëm për të
nënkuptuar bashkëshorten e një njeriu. Ndonëse kjo e fundit, përfshihet në
kuptimin e gjërë të fjalëzës “ehl” (njeri), kjo fjalëz zotëron
një kuptim dhe më të gjërë se kuptimi i bashkëshortes. Duke u mbështetur në
vlerësimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se fjalëza “ehl” (njeri), jo vetëm
që zotëron brenda saj, kuptimin e bashkëshortes së njeriu, por zotëron një
kuptim dhe më të gjërë”.
“Pra përsërisim se me termin “Ehlu’r-Rexhuli”, nënkuptojmë njeriun më të afërt për atë njeri”. (3)
“Duke u nisur nga tërësia e analizave të sipërcituara, themi se fjalëza “ehl”
(njeri) përfshin bashkëshorten, djalin, vëllain, babain dhe me radhë,
pra të tërë ata njerëz të afërm, të cilët kanë të bëjnë dhe i përkasin një
njeriu. Si rrjedhojë kumtojmë se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë banorët e
shtëpisë”. (4)
“Duke u mbështetur në vërtetimin e sipërcituar, themi me bindje të plotë se
fjalëza “ehl” (njeri), përfshin jo vetëm bashkëshorten, djalin,
vëllain, babain dhe me radhë, por edhe robërit, skllevërit, madje edhe atë
njeri për cilin banorët e shtëpisë janë përgjegjës. Ndërsa kuptimi dhe
përmbajtja e fjalëzës “ehl” (njeri), nga këndvështrimi
juridik është më i gjërë. Ebu Husejn Ahmed Ibn Farisi, në lidhje më këtë
shprehet: “Me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë banorët e
shtëpisë, ndërsa me termin “Ehli Islam”, nënkuptojmë
muslimanët”. (5)
“Burimi i dytë është vepra me titull: “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri”
(Fundi i Hadithëve dhe Lajmeve të Çuditshme), e Ali Ibn Muhammed Ibn
Abdulkerim Xhedhar Ibn Abduluahid Shejbani Musuliut. Ky i fundit në artikullin “E-H-L”
(Njeriu) shënon: “Me termin “Ehlu’l-lahi” dhe “Ehlu’l-Kur’ani”,nënkuptojmë
besimtarët muslimanë, të cilët i besojnë Allahut (a.u.xh.) dhe Kur’anit
Famëlartë, pra hafidhët e Kur’anit Famlëartë dhe muslimanët të cilët kanë
mësuar përmendësh, të tërë ajetët kuranorë dhe i zbatojnë ata. Me të vërtetë këta
janë robërit kujdestarë dhe miqtë e veçantë të Allahut (xh.sh.)”. (6)
“Ashtu siç shihet qartë Ali Ibn Muhammed Ibn Abdulkerimi Xhedhari me fjalëzën
“ehl”
(njeri), nënkupton një njeri të rëndësishëm dhe të veçantë. Por ky
dijetar i njohur, me fjalëzën “ehl” (njeri), nuk nënkupton bashkëshorten
e një njeriu. Tani ju bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të përqendrojnë
vëmendjet e tyre tek shpjegimi im, disa pseudodijetarë uehhabistë me qasje
emeuiste, orvaten me çdo kusht që t’i mbushin mendjet dhe t’i hedhin hi syve
bashkësisë muslimane, se me termin “ehl” (njeri) duhet të nënkuptojmë
domosdoshmërisht, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Por
pohojmë se ky aludim, është tërësisht i pabazë dhe i paqënë, si nga ana e
kuptimit dhe përmbajtjes terminologjike dhe nga ana e fjalorëve enciklopedikë
dhe juridikë, sepse nga këndvështrimi juridik fjalëza “ehl” (njeri), do të
thotë diçka që ka të bëjë dhe diçka që i përket një njeriu, se i një vendi”.
“Duke u mbështetur në këta fakte kokëforta, arrijmë në përfundimin se me
fjalëzën “ehl” (njeri), nuk nënkuptojmë vetëm bashkëshorten ose bashkëshortet
e një njeriu. Si rrjedhojë, themi se me fjalëzën “ehl” (njeri), nuk
nënkuptojmë domodoshmërisht bashkëshorten e një njeru, sepse ky i fundit
ndonëse mund të ndahet nga ajo, nuk mund të ndahen nga djemtë e tij, të cilët
mund të zhvendosen nga ajo shtëpi,në të cilën banojnë dhe mundtë banjë një jë
tjetër shtëpi. Pra përsërisim se me fjalëzën “ehl” (njeri),
nënkuptojmë diçka që ka të bëjë dhe diçka që i përket një njeriu”.
“Tani lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, burimi i tretë është vepra me
titull: “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Programi i Lajmeve të Çuditshme në
Kur’anin Famëlartë), e Ragib Isfahanit. Ky i fundit shënon: “Me
fjalëzën “ehl” (njeri), nënkuptojmë një kuptim më të gjërë dhe më të
përgjithshëm. Shembujt për ilustrimin e kësaj fjalëze janë si vijon: “Ehlu’l-lahi”
(Njerëzit e Allahut), “Ehlu’l-Islami” (Muslimanët), “Ehlu’l-Kur’ani” (Hafidhët
e Kur’anit), “Ehlu’z-Zamani” (Bashkëkohësit) etj”. (7)
“Ndërsa në këtë pikë të programit tonë, dua të përmend faktinse disa
dijetarë të njohur muslimanë,janë të mendimit se mes fjalëzës “ehl”
(njeri) dhe fjalëzës “aile” (familje) ka dallime. Këta
dijetarë muslimanë janë të mendimit se kjo e fundit, përdoret për njerëz të
rëndësishëm dhe të veçantë, të cilët zotërojnë dhuntinë e të folurit dhe të
menduarit dhe se nuk përdoret për njerëz të panjohur, si p. sh. anëtarët e
familjes, gjithashtu nuk përdoret për përcaktimin e kohës dhe vendit. Kjo është
arsyeja kryesore se, përse fjalëza “aile” (familje), nuk përdoret për
të thënë familja e kësaj kohe, ose familja e asaj vendi. Pra nuk mund të
përdoret për të thënë “familja e rrobaqepsit”. Përkundrazi fjalëza “aile”
(familja), përdoret për përcaktimin e njerëzve të lartë dhe me virtyte.
Si p. sh. familja e Hasanit, familja e Husejnit, familja mbretërore, ose familja
perandorake. Ndërsa fjalëza “ehl” (njeri), përdoret dhe për
rrobaqepsin, nënshtetasin, ose bashkëkohësin”. (8)
“Duke u mbështetur në përcaktimet e sipërcituara, arrijmë në përfundimin se
si gjuhëtarët dhe leksikografët, e kanë sqaruar përdorimin e kësaj fjalëze, e
cila kalon në shumë ajetë kuranorë. Tani dua që t’i rikujtoj ndjekësve tanë të
nderuar se, me fjalëzën “ehl” (njeri), nënkuptojmë diçka që
ka të bëjë dhe diçka që i përket një njeriu. Tani që sqarova në mënyrë të
hollësishme se, çfarë kuptimi dhe përmbajtje terminologjike zotëron fjalëza “ehl”
(njeri), dua tëkaloj në shpjegimin e fjalëzës së dytë“bejt”
(shtëpi). Sipas gjuhëtarëve dhe leksikografëve fjalëza “bejt”
(shtëpi), zotëron kuptimin e strehës së natës, ose shtëpisë së një
njeriu. Ndërsa fjalëza “bejtute” (kaloj natën),e cila
rrjedh nga e njëjta rrënjë, ka kuptimi “kalojnatën”. Për më tepër në veprën
e tij me titull: “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Programi i Lajmeve të Çuditshme në
Kur’anin Famëlartë), Ragib
Isfahani citon: “Kuptimi dhe përmbajtja terminologjike e fjalëzës “bejt”
(shtëpi),ka kuptimin e strehës së natës së një njeriu, sepse fjalëza“bejt”
zotëron kuptimin e shtëpisë. Ndërsa fjalia “Dhale bi’n-Nehari” ka kuptimin
streha e ditës, megjithatëfjalëza “bejt” (shtëpi),zotëron një kuptim më
të gjërë pra përdoret si në kuptimin“streha e natës”, gjithashtu
përdoret dhe në kuptimin “streha e ditës”. (9)
“Duke u mbështetur në vlerësimet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se me
termin “Ehli Bejti”,nënkuptojmë banorët e shtëpisë. Me fjalë të tjera,
themi me plot gojën se, nuk ka asnjë dallim mes banorëve të kësaj shtëpie. Si
rrjedhojë, pohoj se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë banorët e
një shtëpie, të cilët banojnë, strehohen dhe ndajnë të njëjtën shtëpi. Pra me
termin “Ehli Bejti”,nënkuptojmë dhe shërbëtorin, ose shërbëtoren, e
cila u shërben banorëve të kësaj shtëpie. Tani ju bëj thirrje ndjekësve tanë të
nderuar, që të përqendrojnë vëmendjet e tyre tek shpjegimi im, disa
pseudodijetarë uehhabistë me qasje emeuiste, orvaten me çdo kusht që t’i
mbushin mendjet dhe t’i hedhin hi syve bashkësisë muslimane, se me termin “ehl”
(njeri) duhet të nënkuptojmë domosdoshmërisht, bashkëshortet e nderuara
të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Në këtë pikë të programit
tonë, më duhet të pranoj faktin se unë dhe sot e kësaj dite, ende nuk kam
mundur të kuptoj arsyen e këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje
emeuiste, të cilët nuk kanë lënë rast pa shfrytëzuar, duke aluduar se me termin
“Ehli
Bejti”, duhet të nënkuptojmë domosdoshmërisht bashkëshortet e nderuara
të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Por lërmëni t’iu nënvizoj
faktin se, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, është sqaruar e zezë në
të bardhë se me termin “Ehli Bejti”, nuk duhet të
nënkuptojmë bashkëshortet e një njeriu. Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar,
të përqendrojnë vëmendjen e tyre, tek citimi im vijues sepse bart një rëndësi
jetike. Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i
Transmetimit të Hadithëve të Vërtetë), dijetari shqiptar dhe eksperti i
fushës së hadithit (muhaddithi) Shejh Nasiruddin Albani, duke vënë në pah
përkufizimet dhe vlerësimet e tij kuptimplota shënon: “Me termin “Farefisi
im”, i cili kalon në versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn, duhet
të nënkuptojmë një kuptim më të gjërë, se kuptimi i përdorur nga muslimanët
shiitë. Ajo që dua të them është se dhe muslimanët sunnitë, ndajnë të njëjtin
mendim me vëllezëritshiitë, mbi çështjen e lidhjes fort pas Farefisit të Pastër
të Muhammedit (p.q.m.t.). Por dallimi mes besimtarëve sunnitë dhe atyre shiitë
është se, të parët besojnë fuqishëm në faktin se me termin “Ehli Bejti”, duhet të
nënkuptojmë domosdoshmërisht bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.),
në mesin e të cilave radhitet dhe bija e nderuar e prijësit të parë, të
bashkësisë muslimane dhe bashkëshortes së Muhammedit (p.q.m.t.) Aishe Bint Ebi
Bekri”. (10)
“Ndërsa muslimanët shiitë me
termin “Ehli Bejti”, nënkuptojnë Farefisin e Pastër të Muhammedit
(p.q.m.t.), përkatësisht Imam Aliun (p.m.t.) të bijën e nderuar të Muhammedit
(p.q.m.t.) Fatime Zehranë (p.m.t.) si dhe dy nipërit e tij të bekuar, Imam
Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Më duhet të rrëfej se ende nuk e
kam zgjidhur se, si dijetari shqiptar dhe eksperti i fushës së hadithit
(muhaddithi) Shejh Nasiruddin Albani, ka theksuar se me termin “Ehli Bejti”,
duhet të nënkuptojmë domosdoshmërisht bashkëshortet e nderuara të Muhammedit
(p.q.m.t.). Tani e ndjej një detyrim moral, që në emër të ndjekësve tanë të
nderuar, të shtroj pyetjen: “Vallë përse dijetari dhe eksperti i fushës së
hadithit (muhaddithi) Shejh Nasiruddin Albani ka mbajtur këtë
qëndrim?!”“Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, duke i hedhur një vështrim
të përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë, arrijmë në përfundimin se me
termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë banorët, të cilët banojnë në një
shtëpi të caktuar. Si rrjedhojë pohojmë se me termin “Ehli Bejti”, nuk
nënkuptojmë vetëm bashkëshorten ose bashkëshortet, por nënkuptojmë dhe
bashkëshortin, vëllain, babain, fëmijët madje edhe shërbëtorët ose shërbëtoret
e asaj shtëpie”.
“Pra analizat dhe përkufizimet
e lartpërmendura të Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, nuk mund t’i pranojmë assesi
si të mirëqëna. Unë ende nuk mund të kuptoj, arsyen e këmbënguljes së madhe të
Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, kur aludon se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë
bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Në këtë pikë të programit
tonë, më duhet të ripërsëris për të disatën herë se, duke u mbështetur tërësisht
në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, nënvizojmë faktin se me termin “Ehli
Bejti”, nuk nënkuptojmë vetëm bashkëshorten ose bashkëshortet, por
nënkuptojmë dhe bashkëshortin, vëllain, babain, fëmijët madje edhe shërbëtorët
ose shërbëtoret e asaj shtëpie. Një tjetër dukuri e çuditshme, së cilës nuk kam
arritur t’i jap shpjegim, është se gjithashtu kushtimi i një rëndësie kaq të
veçantë,ndaj vetëm njërës nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) Aishe Bint
Ebi Bekrit, duke krijuar përshtypjen e gabuar se ky i fundit, gjatë tërë jetës
së tij, na qenka martuar vetëm me të, duke harruar njëmbëdhjetë të tjerat. Me
të vërtetë, e kam vrarë mendjen shumë, duke pyetur vetveten: “Vallë ku
mbështeten këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste, kur bëjnë dallime
dhe ndarje, në mënyrë kaq të paturpshme, pra duke i klasifikuar bashkëshortet e
Muhammedit (p.q.m.t.), në bashkëshorte të kategorisë së parë, së dytë dhe së
tretë?!”
“Ndërsa në anën tjetër, këta
pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emusite, kanë lënë qëllimisht në harresë dhe
kanë anashkaluar, kushtimin e rëndësisëndaj njëmbëdhjetë bashkëshorteve të
tjera të Muhammedit (p.q.m.t.), si p.sh. Hadixhesë, Hafsës, Zejnebes, Ummu
Selemesë, Safijes ose Marijes. Ajeti 5 i Sures Tahrim, e rrëzon nga themelet
këtë aludim të kotë: “Nëse ai (Muhammedi) është shkurorëzuar nga ju, është detyrë e Zotit të tij,
t’i zëvendësojë me gra edhe më të mira se ju, muslimane, besimtare,
respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjëresha”.Aludimi se të tërë e bashkëshorteve të
Muhammedit (p.q.m.t.), ishin gratë më të mira të rruzullit tokësor, është
tërësisht e pabazuar dhe e paqënë. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se,
dijetarët muslimanë janë të njëzëri se, vetëm katër janë gratë më të mira dhe
më të nderuara, në mbarë globin dhe historinë. Ato janë si vijon: “Asija
(bashkëshortja e faraonit), Merjemja (e bija e Imranit dhe nëna e Isait
(p.m.t.), Hadixheja (e bija e Huejlidit dhe bashkëshortja e Muhammedit
(p.q.m.t.)) dhe Fatimeja (e bija e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe bashkëshortja e
Imam Aliut (p.m.t.)”. Ashtu siç e shihni edheju ndjekësit tanë të nderuar, vetëm
njëra nga bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Hadixhe Bint
Huejlidi, është përfshirë në katër gratë më të mira dhe me tënderuara dhe asnjë
më tepër. Tani nuk mund të kuptoj arsyen se, si këta pseudodijetarë uehhabistë,
me qasje emeuiste, këmbëngulin verbërisht në faktin se, vetëm Aishe Bint Ebi
Bekri, është bashkëshortja e vetme e përzgjedhur e Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Megjithatë një e dhënë shumë interesante, e cila na del parasysh është se,
vetë Aisheja ndonëse ka transmetuar shumë hadithë, mbi anëtarët e Ehli Bejtit,
pra të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), asnjëherë nuk ka pretenduar se është një anëtare e Ehli
Bejtit. Në dashtë Allahu (s.u.t.), në programet tona pasardhëse, do të shohim
në mënyrë të hollësishme se, hadithët e transmetuar në fushën e komentimit të
Kur’anit Famëlartë, mbi Aishe Bint Ebi Bekrin, janë tërësisht të shpikura, të
pabazuara dhe të paqëna. Por për hir të së vërtetës, duhet të themi se nëse do
të shfletojmë, veprat më të njohura të fushës së komentimit të Kur’anit
Famëlartë, do të vërejmë se Aisheja, ndonëse ka lakmuar jashtë mase,
asnjëherënuk ka pretenduar se është një anëtare e Ehli Bejtit.Arsyeja e këtij
pohimi është e thjeshtë, Aisheja e dinte shumë mirë faktin se, ajo nuk ishte
një anëtare e Ehli Bejtit dhe si rrjedhojë, nuk e ka pretenduar kurrë këtë
gjë”.
Prezantuesi: “Allahu jua shpërbleftë
Zoti Sejjid Kemal Hajdari, që na ndriçuat mendjet tona duke na sqaruar se me
termin “Ehli Bejti”, nuk nënkuptojmë
vetëm bashkëshorten ose bashkëshortet, por nënkuptojmë dhe bashkëshortin,
vëllain, babain, fëmijët madje edhe shërbëtorët ose shërbëtoret e asaj shtëpie.
Lërmëni t’iu lajmëroj se njëri nga ndjekësit tanë të nderuar, aludon se duke u
nisur nga ajetët kuranorë paraardhës, shtron pyetjen: “Vallë a nuk është e
natyrshme, që me termin “Ehli Bejti”, të nënkuptojmë pikërisht bashkëshortet e
nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)?!’
I ftuari:“Tani pa humbur kohë aspak, dua të kaloj në përgjigjen e
kësaj pyetjeje, e cila gjendet në ajetët 28 dhe 29 të Sures Ahzab, në të cilët
thuhet: “O ti i dërguar! Thuaji bashkëshorteve të tua: “Në qoftë se lakmoni
jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani dhe unë do t’u ju dhuroj
gjithçka që kërkoni dhe më pas do t’iu shkurorëzoj me mirësjellje. Por në qoftë
se e doni Allahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të
sigurta se Allahu, ka përgatitur një shpërblim të madh, për ato gra nga ju që
janë vepërmira”.
“Në shqyrtimin e këtij ajeti kuranor, dijetarët dhe komentuesit muslimanë
(mufessirët), të Kur’anit Famëlartë zotërojnë mendime të ndara, mbi shpjegimin
e fjalëzës “min” (nga), e cila kalon në këtë ajet kuranor. Disa nga komentuesit
e Kur’anit Famëlartë, janë të mendimit se fjalëza “min” (nga), ka kuptimin
e përcaktimit të numrit të njerëzve, ndërsa disa komentues të tjerë
(mufessirë), ndajnë mendimin se fjalëza “min” (nga), ka kuptimin e sqarimit
dhe shpjegimit të cilësisë së këtyre njerëzve. Ndërsa dijetarët shiitë, nuk
ndajnë as mendimin e parë dhe as mendimin e dytë. Si rrjedhojë pohojmë se kjo
falëz, mund të jetë përdorur si me qëllimin e përcaktimit të numrit të
njerëzve, ashtu edhe me qëllimin e sqarimit dhe shpjegimit të cilësisë së këtyre
njerëzve. Në këtë pikë të programit tonë, dua që të tërë ndjekësit tanë të
nderuar, t’i përqendrojnë vëmendjet etyre në leximin, kuptimin dhe nxjerrjen e
mësimit të duhur, nga ajetët kuranorë 31, 32 dhe 33 të Sures Ahzab, në të cilët
thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të
të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e
dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju
bashkëshortet e të dërguarit, ju nuk
jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshmedhe ruheni, prandaj mos
u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një
sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë
qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi,ashtu siç
shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin , jepni zekatin dhe
respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu ka për
qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia
e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.
“Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, me të vërtetë këta tre ajetë
kuranorë, bartin një mesazh këshillues dhe paralajmërues kuptimplotë dhe të
rëndësishëm, i cili duhej të zbatohej në mënyrë të përpiktë, nga ana e
bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.). Me sa duket mbarë
bashkësia muslimane, e ka kuptuar saktësisht këtë mesazh hyjnor, me përjashtim
të këtyre pseudodijetarëve uehhabistë me qasje emeuiste dhe Aishe Bint Ebi
Bekrit. Tani nuk dua të futem, në sqarimin e hollësishëm tëpjesëmarrjes së
Aishes në Luftën e Devesë. Por ajo që ka rëndësi është fakti se Aisheja, nuk e
zbatoi mesazhin hyjnor, pra ajo jo vetëm që doli jashtë shtëpisë, së ish bashkëshortit
të saj Muhammedit (p.q.m.t.), pra jo vetëm që tradhtoi porosinë e tij, por nëpërkëmbi
dhe ajetët kuranorë të lartpërmendur. Aishe Bint Ebi Bekri, mori pjesë dhe
udhëhoqi një palët nga palët ndërluftuese të muslimanëve, në Luftën e Devesë e
etur për pushtet, në të cilën u shpëtua fatmirësisht nga Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.)”.
“Më pas Aisheja e kuptoi gabimin, ndjeu keqardhje dhe u pendua. Tani është
mëse e natyrshme se vetëm një njeri mëkatar, e ndjen nevojën e pendimit,
pikërisht ashtu siç bëri Aisheja. Dijetarët më të njohur muslimanë, e kanë
shpjeguar gjërë e gjatë, çështjen dhe domosdoshmërinë e pendimit. Megjithatë
dijetari dhe eksperti i fushës së hadithit (muhaddithi) shqiptar Shejh Muhammed
Nasiruddin Albani, shënon se Ismail Ibn Ebi Halidi ka transmetuar nga Kajsi. Ky
hadith është si vijon: “Aisheja ia përsëriste vazhdimisht vetvetes,
se kishte shumë dëshirë të varrosej pranë vendit ku ishte varrosur Muhammedi
(p.q.m.t.). Më pas shtonte se ajo kishte kryer realizimin e një ngjarjeje të
madhe, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë”. (11)
“Ndonëse tre ajetët e sipërcituar, e paralajmëronin hapur dhe qartë
qëndrimin në shtëpi të Aishe Bint Ebi Bekrit, kjo e fundit duke i nëpërkëmbur
këta ajetë, u nis të luftonte për pushtet, në kundërshtim me të tëra ligjet,
normat dhe rregullat islame. Ndonëse dijetarët më të njohur të shkollës së Ehli
Bejtit, janë të njëzëri mbi faktin se jo vetëm Aisheja, por të tëra
bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) janë të nderuara. Pordijetarët më të
njohur sunnitë dhe shiitë, duke përfshirë këtu edhe dijetarin shqiptar Shejh Muhammed
Nasiruddin Albanin, janë të mendimit se Aishe Bint Ebi Bekri, nuk ishte e
pafajshme. Ky i fundit në veprën e tij me titull” pohon se hadithi i njohur mbi
qentë i Hauebit, zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi dhe si rrjedhojë
është i vërtetë. Ky hadith është si vijon: “Aisheja transmeton se i kishin lehur qentë,
kur kishte mbërritur natën vonë, në trojet e bijve të Amirit, afër një vije
uji. Më pas ajo e habitur kishte pyetur: “Kujt i përket kjo vijë uji?!” Të
pranishmitiu përgjigjën: “Kjo vijë uji i përket Hauebit”. Më tej ajo vijoi:
“Duhet të kthehem pas patjetër”. Në këtë çast një nga të pranishmit, pasi u
ngritnë këmbëtha: “Mos u kthe por ec përpara! Ndoshta Allahu nëpërmjet teje, do
të bëjë të mundur pajtimin e njerëzve”. Më tej Aisheja shtoi: “Kam dëgjuar të dërguarin
e Allahut duke thënë: “Vallë si do të jetë gjendja e asaj gruaje, së cilës do
t’i lehin qentë e Hauebit?!” (12)
“Ndërsa pas pjesërmarrjes sësaj në Luftën e Devesë, Aisheja ka thënë: “Unë
kam kryer realizimin e një ngjarjeje të madhe, pas shtegtimit të Muhammedit
(p.q.m.t.) nga kjo botë. Kështu që më varrosni pranë vendit, ku janë varrosur
bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.)”. (13)
“Duke u nisur nga ky pendim i Aishes,nënkuptojmë se kjo e fundite kishte të
qartë se, tanimë ajo nuk meritonte të varrosej pranëvendit, ku ishte varrosur
Muhammedi (p.q.m.t.) dhe si rrjedhojë kërkoi që të varrosej pranë vendit, ku
ishin varrosur bashkëshortet e nderuara të tij. Më pas dijetari shqiptar, Shejh
Muhammed Nasiruddin Albani vijon: “Sipas mendimit tim,me ngjarjen e madhe, të
realizuar nga Aisheja, nënkuptojmëpjesëmarrjen e saj në Luftën e Devesë.Më pas
Aisheja e kuptoi gabimin, ndjeu keqardhje dhe u pendua sinqerisht te Allahu
(a.u.xh.)”. (14)
“Më tej dijetari dhe eksperti i fushës së hadithit (muhaddithi) shqiptar
Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, citon: “Ja pra vëllëzër të nderuar muslimanë,
veprimi i pahijshëm i Aishe Bint Ebi Bekrit, nuk mund t cilësohet assesi, si një
miratim juridik.Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Vallë nëse do ta cilësonin
sjelljen mosbindëse të Aishes si një miratim juridik, atëherë si do ta
cilësojmë pendimin e saj, nga ky miratim juridik?!”“Kjo është tërësisht e
paarsyeshme, sepse njeriu i cili gabohet në miratimin juridik, merr shpërblim
dhe nuk pendohet. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani shprehet se, ndonëse Aisheja
dëshironte të kthehej, kur i kishin lehur qentë e Hauebit natën vonë, kur
kishte mbërritur në trojet e bijve të Amirit, afër një vije uji,por ajo
kundërshtoi kthimin pas dhe vijoi përpara. Ja pra, kjo është një sjellje e pahijshme
e nënës së besimtarëve, Aishe Bint Ebi Bekrit”. (15)
“Në këtë pikë të programit tonë, dua të nxjerr në pah kundërpërgjigjen e
dijetarit shqiptar, Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, drejtuar letrës qortuese
të Xhemaluddin Afganit, në të cilën dijetar shqiptar citon: “Jo gjithmonë
njerëzit fisnikë dhe të hijshëm,sillen në mënyrë të hijshme. Ne jemi të njëzëri
mbi faktin se, bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) ishin të nderuara, por nuk
jemi të njëzëri mbi faktin se ato ishin të pafajshme”. (16)
“Ashtu siç shihet qartë, nga letra e qortuese e Xhemaluddin Afganit, drejtuar
Shejh Muhammed Nasiruddin Albanit, dijetari shqiptar i përgjigjet shkurt, prerë
dhe saktë duke i përmendur ajetët 31, 32 dhe 33 të Sures Ahzab, në të cilët
thuhet: “Kush nga ju i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të
të dërguarit të Tij dhe është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e
dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju
bashkëshortet e të dërguarit, ju nuk
jeni si asnjë grua tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos
u llastoni në të folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një
sëmundje në zemrën e saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë
qëndroni në shtëpitë tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç
shfaqej në epokën e padijes më herët, faleni namazin , jepni zekatin dhe
respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij. Allahu ka për
qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga
ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.
“Duke u mbështetur në këta tre ajetë kuranorë, arrijmë në përfundimin se këta
janë argumentëtë qartë se bashkëshortet te nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.),
nuk përfshihen brenda termit“Ehli Bejti” . Lërmëni t’i sqaroj
një fakt fkokëfortë,nëse me termin “Ehli Bejti”, do të përfshiheshin
bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë si ka mundësi që ajeti kuranor
urdhëron: “qëndroni në shtëpitë tuaja”,ndërsa në ajetin pasardhës thuhet:
“faluni
në shtëpitë tuaja”. Pra duhet të kthehej nga termi“Ehli Bejti”, në termin
“Ehli Bujuti”. Pra ashtu siç shihet qartë termi“Ehli Bejti”, i përcaktuar
në këtë ajet,është në numrin njëjës, ndërsa në ajetët e tjerëështëpërcaktuar nënumrin
shumës “Ehli Bujuti”. Arsyeja kryesore epërcaktimit në shumës të termit“Ehli
Bujuti”, e këtyre ajetëve është se bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk
kishin vetëm një shtëpi, por kishin disa shtëpi të ndryshme. Si rrjedhojë edhe
ajetët kuranorë, u janë përshtatur kësaj gjendjeje. Si përfundnim themi me
gojën plot se, nëse me termin “Ehli Bejti”, do të nënkuptojmë bashkëshortet
e Muhammedit (p.q.m.t.), atëherë dhe termi “Ehli Bejti”, duhet domosdoshmërisht
të përputhej me termin “Ehli Bujuti”. Por siç shihet qartë termi“Ehli
Bejti”, ka zbritur në numrin njëjës, ndërsa termi“Ehli Bujuti”,
nënkupton numrin shumës, pra të shumë bashkëshorteve, pra nënvizojmë faktin se
nëse me të vërtetë me termin “Ehli Bejti”, do të nënkuptoheshin
bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) atëherë në ajetet kuranorë, nuk duhej të
përdorej termi njëjës “Ehli Bejti”, por në vend të tij të
tërë ajetët kuranorë, duhe të zbrisnin në numrin shumës “Ehli Bujuti”.
Prezantuesi: “Zotëri Sejjid Kemal
Hajdari, vallë përse e përmendëttermin “Ehli Bejti”, në vartësi të ajetëve
paraardhës dhe pasardhës?!”
Iftuari: “Këtë fakt e kam përmendur, sepse në ajetët e tjerë
paraardhës dhe pasardhës, bëhet fjalë për qortime, këshillime dhe paralamërime.
Tre ajetët e mësipërm kuranorë të Sures Ahzab, e vërtetojnë më së mirë këtë, sepse
janë këshilla dhe paralajmërime të drejtpërdrejta hyjnore. Ndërsa
muslimanët shiitë me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojnë Farefisin
e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht Imam Aliun (p.m.t.), të bijën e
nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), Fatime Zehranë (p.m.t.) si dhe dy nipërit e
tij të bekuar, Imam Hasanin (p.m.t.) dhe Imam Husejnin (p.m.t.). Ja pra këta
janë anëtarët të cilët përfshihen brenda termit të“Ehli Bejtit”. Nëse në
ajetin “Innema Juridullahu” (kë të dojë Allahu), do të kishte një
shenjë atëherë me termin “Ehli Bejti”, do të nënkuptonim të tërë
anëtarët e familjes së Muhammedit (p.q.m.t.), duke u nisur që nga Imam Aliu
(p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasanin dhe Imam Husejnin në krye. Pra
nëse do të shprehemi me termat etimologjikë, do të duhet të themi “Defu’d-Dahli’l-Mukadderi”
(Zhdukja e Përfshirjes së Përcaktimit)”. (17)
“Nëse kjo shprehje do të kishte
zbritur në këta ajetë kuranorë, ateherë urdhërat, mesazhet, qortimet dhe
këshillimet, që zbritën në ajetët e tjerë paraardhës dhe pasardhës, do të
kishin të bënin fillimisht me shtëpinë në të cilën banonin Imam Aliu (p.m.t.),
Fatimeja (p.m.t.),Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni. Por Allahu i Lartmadhëruar
e ka dalluar shtëpinë e Aliut (p.m.t.), nga shtëpitë e bashkëshorteve të tjera
të Muhammedit (p.q.m.t.). Si rrjedhojë pohojmë se ligjet, normat dhe rregullat
e tjera hyjnore, janë të veçanta për shtëpinë e Ali Ibn Ebi Talibit dhe të
veçanta për shtëpitë e bashkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). Si përfundim themi
se në këtë mënyrë, rrëzohet njëherë e përgjithmonë, aludimi i Shejh Muhammed
Nasiruddin Albanit, i cili mbron mendimin se me termin “Ehli Bejti”, duhet të
nënkuptojmë bashkëshortet e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe del në dritë fakti se me
termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë shtëpinë e Aliut”.
Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain
tonë Abdullahun, nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.
Abdullahu: “Es-selamu alejkum! Dua të shtroj pyetjen se si duhet t’i vlerësojmë
hadithët e vërtetë të Muhammedit (p.q.m.t.), në të cilët është shprehur se dhe
dy bashkëkohësit e tij, Selman Farisiu dhe Ammar Ibn Jasiri, përfshihen brenda
termit “Ehli Bejti”. Vallë a
kanë të bëjnë këta hadithë, me përfshirjen brenda Hadithit Thekalejn?!”
I ftuari: “Përsa i përket përfshirjes së dy bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)
brenda termit “Ehli Bejti”,
sqaroj se në këta hadithë termi i “Ehli
Bejtit”,është përdorur në këndvështrimin gjuhësor. Pra me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë vetëm ata
banorë të shtëpisë, të cilët kanë të bëjnë me diçka që i përket vetëm atyre
banorëve. Tani e përsëris për herë të fundit se me se me termin “Ehli Bejti”, nuk nënkuptojmë vetëm
bashkëshorten ose bashkëshortet, por nënkuptojmë dhe bashkëshortin, vëllain,
babain, fëmijët madje edhe shërbëtorët ose shërbëtoret e asaj shtëpie”.
Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain
tonë Ejmenin, nga Jordania. Urdhëroni”.
Ejmeni: “Es-selamu alejkum! Unë dua të debatoj me Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, me
mënyrën se sa bukur dhe qartë e ka sqaruar Allahu (a.u.xh.),qëndrimin e bashkëshorteve
të Muhammedit (p.q.m.t.) në ajetët 31, 32 dhe 33 të Sures Ahzab, në të cilët thuhet: “Kush nga ju
i përkushtohet adhurimit të Allahut, respektimit të të dërguarit të Tij dhe
është vepërmirë, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi
përgatitur një vendqëndrim të këndshëm. O ju bashkëshortet e të dërguarit, ju nuk jeni si asnjë grua
tjetër, nëse tregoheni të kujdesshme dhe ruheni, prandaj mos u llastoni në të
folur, e të lakmoni. Ajo që është lakmitare, ajo ka një sëmundje në zemrën e
saj, prandaj thoni vetëm fjalë të matura. Si rrjedhojë qëndroni në shtëpitë
tuaja, e mos shfaqni bukurinë tuaj haptazi, ashtu siç shfaqej në epokën e
padijes më herët, faleni namazin , jepni zekatin dhe respektoni Allahun dhe të
dërguarin e Tij. Allahu ka për qëllim që nga ju o familje
e shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu
pastrojë tërësisht”.
I ftuari:“Ashtu siç e kam cituar më lart, e citoj dhe tani për herë
të fundit se me termin “Ehli Bejti”, nuk nënkuptojmë vetëm
bashkëshorten ose bashkëshortet, por nënkuptojmë dhe bashkëshortin, vëllain,
babain, fëmijët madje edhe shërbëtorët ose shërbëtoret e asaj shtëpie. Para për
arsye edukate, etike dhe kulturore, mund të thuhet se në këndvështimin gjuhësor,
bashkëshortet e Muhammedit(p.q.m.t.), mund të përfshihen brenda këtij termi.
Dua t’iu kumtoj se kur të mësoni diçka të re, sigurohuni që atë dijetë re, ta mësoni
ashtu siç duhet, pra në mëyrë të përkryer dhe të plotë. Dua t’iu këhilloj se duhet
të siguroheni se, për cilët banorë të shtëpisë, ka zbritur ajeti i 33 i Sures
Ahzab, i cili njihet dhe si “ajeti i pastrimit”. Pra duhet ta
keni tëqartë se “ajeti i pastrimit”, ka të bëjë drejtpërdrejtë me pastrimin
fizik dhe shpirteror të bahkëshorteve të Muhammedit (p.q.m.t.). E përfundoj
programin tonë, duke e lutur me gjithë zemër Allahun (xh.sh.), që t’u ndriçojë
mendjet dhe zemrat tuaja në udhë të drejtë, vëllezër dhe motra të nderuara
muslimane”.
Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të
nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju.
Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë nga robërit e tij të mirë.LusimAllahun
që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesjen e tij.Në dashtë Allahu do
të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes
së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.
Burimet e Referuara:
1.
“Fjalëza “ehl” (njeri) dhe termi “Ehli
Bejti” (Banorët e Shtëpisë), janë përdorur në kuptimin dhe përmbajtjen
terminologjike, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, leksikografikë dhe
metaforikë. Me fjalëzën “ehl” (njeri), nuk duhet të nënkuptojmë domosdoshmërisht
se, ka kuptimin e bashkëshortes së një njeriu, sepse në të vërtetë ka njëkuptim
dhe përmbajtje shumë më të gjërë se sa kjo fjalë”.
2. Ebu Husejn Ahmed Ibn Faris Ibn Zekerijja, “Muxhemu’l-Mekajisi fi’l-Lugati” (Përmbledhja e Krahasimeve në Fjalor”, Artikulli “E-H-L” (Njeriu), fq. 92, Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
3. Ebu Husejn Ahmed Ibn Faris Ibn Zekerijja, “Muxhemu’l-Mekajisi fi’l-Lugati” (Përmbledhja e Krahasimeve në Fjalor), Artikulli “E-H-L” (Njeriu), fq. 92, Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
4. Ebu Husejn Ahmed Ibn Faris Ibn Zekerijja, “Muxhemu’l-Mekajisi fi’l-Lugati” (Përmbledhja e Krahasimeve në Fjalor), Artikulli “E-H-L” (Njeriu), fq. 92, Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
5. Ebu Husejn Ahmed Ibn Faris Ibn Zekerijja, “Muxhemu’l-Mekajisi fi’l-Lugati” (Përmbledhja e Krahasimeve në Fjalor), Artikulli “E-H-L” (Njeriu), fq. 92, Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Bejrut, Liban.
6. Ali Ibn Muhammed Ibn Abdulkerim Xhedhar Ibn Abduluahid Shejbani Musuliu, “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Hadithëve dhe Lajmeve të Çuditshme), fq. 54, Shtëpia Botuese: “Qytetërimi Islam”, Bejrut, Liban.
7. Ragib Isfahani, “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Programi i Lajmeve të Çuditshme në Kur’anin Famëlartë), fq. 30, Artikulli “A-I-L-E” (Familja), Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.
8. Ragib Isfahani, “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Programi i Lajmeve të Çuditshme në Kur’anin Famëlartë), fq. 30, Artikulli “A-I-L-E” (Familja), Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.
9. Ragib Isfahani, “Mufredat fi’l-Garibi’l-Kur’ani” (Programi i Lajmeve të Çuditshme në Kur’anin Famëlartë), fq. 64, Artikulli “A-I-L-E” (Familja), Shtëpia Botuese e Veprave Shkencore, Bejrut, Liban.
10. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 4, fq. 359, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
11. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 855, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
12. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 855, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
13. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 855, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
14. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 855, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
15. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 855, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
16. Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 855, Shtëpia Botuese: “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
17. Kjo thënie zakonisht përdoret, për të asgjësuar një këndvështrim të gabuar, i cili është rrënjosur thellë në mendje.
(p.m.t.) paqja mbi të
(p.q.m.t.) paqja qoftë mbi të
Vijon...