İslamofobe

Vandalizohet Qendra Islame në Australi, kopjet e Kur'anit janë përdhosur

Qendra Islame në Australi e vandalizuar
Qendra Islame në Australi e vandalizuar

Vandalët shkuan me një tërbim të egër gjatë natës në një Qendër Islame në Preston, në periferi të Melburnit, Australi.

Dëmi në Qendrën Islame ishte e madh dhe shkatërrues, i ngjajshëm me pasojat e një shpërthimi.

Muret janë të shkruara me grafite të turpshme.

Dritaret dhe dyert në qendër janë shkatërruar dhe thyer.

Të gjitha mobiljet janë shkatërruar, janë bërë copë-copë dhe çdo kopje e Kur’ anit është coptuat, shkatërruar.

Dëmi është vlerësuar të jetë rreth 200.000 dollar.

Qendra Islame ka shpërndarë  literaturë islame në shkollat ​​e zonës.

Ajo gjithashtu mbante seminare për muslimanët e rinj.

Drejtori i qendrës tha se ai nuk kishte qenë në brendësi të ndërtesës që nga fundi i vitit të kaluar, kur ai mbërriti atje për të parë se çfarë ishte bërë, ai e pa se ajo ishte shkatërruar.

Ai ka deklaruar se nuk e di se kush është përgjegjës për sulmet tronditëse dhe pse Qendra Islame ishte në shënjestër.

Unë besoj se kjo mund të jetë politikisht e motivuar,  mund ta kenë shkatërruar të fëmijët, të rinjt, por burimi mund të jetë politik, ka deklaruar ai.

Policia ka marrë shenjat e gishtërinjve nga vendi i ngjarjes dhe

hetimet janë duke vazhduar.

Burimi: Yahoo7 News