Kerkimet Filozofike Fetare

Kur'ani i shenjtë në pikëpamjen e İmam Khomeinit

Jeta e të mëdhenjve për ne është një burim i pashtershëm, eksperiencë, mësim dhe shpresë. Të mëdhenjtë janë majat e larta me të cilat kemi dëshirë të njihemi dhe nxitojmë të ngjitemi në to. Ata janë pishtarë që ecin para nesh në errësirat që na dalin përpara. Ata na ringjallin sigurinë në vetvete, në jetën e në qëllimet e saj. Nëse nuk do të ishin të mëdhenjtë, me siguri, që në përpjekjet tona të përditshme  do t’i kishim humbur shpresat dhe padituria do të drejtonte punët tona. Nëse nuk do të ishin të mëdhenjtë, me kohë, do të kishin ngritur flamujt e bardhë dhe vdekjes do t’i thonim: “O vdekje, ne jemi skllevërit e tu, prandaj bëj me ne si të duash.”

Porse ne nuk jemi dorëzuar dhe asnjë ditë nuk i kemi prerë shpresat, madje asnjëherë nuk do të dorëzohemi, përderisa në mesin tonë janë të pranishëm të mëdhenjtë të cilët me fjalën, gjakun dhe bojën e tyre, në çdo kohë kanë stolisur dhe e kanë vaditur pemën e shpresës në zemrat dhe shpirtërat tanë.

Edhe imam Khomeini është një prej atyre të mëdhenjve. Nuk është punë e lehtë të flitet për imam Khomeinin, ashtu siç nuk është e lehtë të vlerësohen veprat e mendimet e mëdha të atyre që kanë bërë histori. Çdo përshkrues i anëve të ndryshme të personalitetit të imam Khomeinit, në fakt nuk di se nga të fillojë dhe si ta përshkruajë këtë figurë.

Të shumtë janë njerëzit që kanë dëgjuar dhe vazhdojnë ta dëgjojnë emrin e tij. Por të pakët janë ata të cilët e njohin të vërtetën e kësaj figure poliedrike. Është për të ardhur keq se imam Khomeini më shumë njihet si politikan dhe udhëheqës i Revolucionit islamik. Por ai ka qenë personalitet shumëdimensional. 

Ai ishte fakijh (jurist në fushën e ligjeve të fesë islame) që ka arritur majën falë hulumtimit të vazhdueshëm. Ishte profesor i meritur i filozofisë, vërtetues që ka depërtuar në thellësitë e njohjes teorike të problemeve, mësues i madh i moraleve islame, njeri i përkorë dhe i çliruar nga prangat e shijimit të kënaqësive të kësaj bote.

Në  një këndvështrim tjetër, imam Humeini konsiderohet mbajtësi i gradës më të lartë në fushën e ringjalljes së fesë e të përmirësimit të shoqërisë, sepse imam Khomeini ishte dijetar feje dhe si i tillë, dijetari i fesë jo vetëm që e shpjegon fenë në hollësi, por ka detyrë edhe të vigjëllojë për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.

Imam Khomeini, i konsiderur dijetari i kohës së tij dhe mrekulli e asaj kohe, ishte i qëndrueshëm e largpamës kur  me idetë e me punën e tij bënte thirrje për një Islam të gjallë ashtu e të kundërt nga na ideore me deviatorët e reaksionarët; ai i luftoi edhe dogmatikët, ashtu siç luftoi mbretin e përkrahësit e tij

Imami e kuptoi kohën dhe njohu në thellësi realitetin e botës islame, njohu konsideratën për të kaluarën e njerëzimit e të mendimit për në të ardhmen në atë nivel që është në përshtatje me vetë njeriun. Të gjitha këto gatuan një Khomein besimtar në doktrinën islame dhe një shkenctar të devotshëm, që të ishte për këtë tokë që vuante prej kolonializmit e tiranisë dhe që ai në atë lëvizje të madhe të ishte lider i asaj ngritjeje të dalë prej besimit të masave të sakrifikuara dhe qëllimeve të tyre, të asaj ngritjeje e cila për të ardhmen ishte më e rëndësishmja e të gjitha ngjarjeve që kishin ndodhur në historinë islame.

Ndër çështjet për të cilat interesohej shumë imam Khomeini ishte edhe Kur'ani i Shenjtë, Fjala e Allahut që ia zbriti vulës së profetëve, Muhamedit të birit të Abdullahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tw dhe mbi familjen e tij!) për njëzet e tre vjet me radhë.

Në këtë shkrim tw shkurtwr dua të citoj disa fjalë e thënie të cilat nxjerrin në pah mendimin e imam Khomeinit rreth Kur'anit të Shenjtë.

Sipas imam Khomeinit, Kur’àni është libri i zbritur për të zbatuar e për të përhapur drejtësinë në të gjithë botën dhe për të vënë qeverisjen në dorën e miqve (eulijave) të Allahut, të cilët, bazuar në Fjalën e Allahut të Madhëruar, ftojnë njerëzit në rrugën e të Tij. Këtë mendim ai e bazonte tek  thënia e Allahut në suren Ibrahim ajeti 1 që thotë:

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ الر ۚ كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ النَّاسَ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَىٰ صِرَاطِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ

Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t’i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd.

Përsa i përket madhështisë së Kur'anit imam Khomeini ka thënë: Dije o i dashur se madhështia e çdo fjale dhe e çdo shkrimi, qëndron ose në madhështinë e folësit e të shkruesit, ose në madhështinë e kërkesave e të qëllimeve që ato përmbajnë, ose në madhështinë e rezultateve të tyre, ose në madhështinë e dërguesit e ndërmjetësuesit, ose në madhështinë e të adresuarit e të mbajtësit, ose në madhështinë e ruajtësit e të mbrojtësit të tyre, ose në madhështinë e komentuesit e të shpjeguesit, ose në madhështinë e kohës së dërgimit e të mënyrës së dërgimit. Të gjitha këto cilësi që ne i përmendën, janë në formën më të lartë e më të besueshme në këto fletë dritëdhënëse të Kur'anit, madje ato janë nga veçantitë e tij dhe këto cilësi nuk gjenden në asnjë libër tjetër.

 Pra, Kur'ani është madhështor sepse e ka dërguari Krijuesi Madhështor, Allahu Fuqiplotë, me ndërmjtësimin e melekut më të madh, Xhebrail Emijni (paqja qoftë mbi të!) dhe ia shpalli njeriut më madhështor në këtë gjithësi, të dashurit të Tij, me të cilin e vulosi profetësinë, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

Ai ka thene: Dije se ky Libër i shenjtw, siç e thotë vetë Kur’ani, është Libër i udhëzimit. Është udhërrëfyesi i sjelljeve, është edukues i shpirtërave, shërues i zemrave dhe ndriçues i rrugës drejt Allahut.

Imam Khomeini për Kur'anin ka thënë: Ky Libër nuk është si shkopi i Musait, as si dora e bardhë e tij, as si fryma e Isait me të cilën ngjallte të vdekurit, as nuk është mrekulli vetëm për të konstatuar profetësinë e profetit Muhamned (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), por ky Libër është ngjallës dhe shërues  i zemrave, siç thotë ajeti 82 në suren Isra: . Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.

وننزّل من القران ما هو شفاء ورحمة للمؤمنين ولا يزيد الظالمين إلا خسار

Më tej imami vazhdon e thotë: A ka humbje më të madhe se sa të lexojmë Kur'anin tridhjetë apo dyzet vjet  së bashku me komentet e tij e të mos kemi kuptuar qëllimin e tij?! Në fund lexon ajetin 23 të sures A'raf: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”.

ربّنا ظلمنا أنفسنا وإن لم تغفر لنا وترحمنا لنكونّن من الخاسرين

Libri i Allahut, Kur’ani i shenjtw, është libër i njohjes, i moralit, i udhwzimit, i lumturisë dhe i përsosmërisë. Ai wshtw i pandryshuar dhe i tillw do tw vazhdojw deri nw fund tw kwsaj jete.

Islami dhe Kur'ani kanë ardhur për të ndërtuar njeriun e vërtetë dhe për edukimin e drejtë të tij.

Më vjen keq për ata njerëz të cilët nuk mësojnë dhe nuk hedhin asnjë hap për t'u njohur me Librin e Allahut. Si pasojë ata nuk e kanë realizuar lidhjen me Krijuesin e tyre.

Vërtet, qëllimi i zbritjes së këtij libri të shenjtë është që prej tij të përfitojnë të gjithë njerëzit sipas mundësive të tyre. Por është për të ardhur keq se as ne, as njerëzimi dhe as dijetarët myslimanë nuk kanë përfituar ashtu siç duhet nga ky libër i shenjtë.

 

 

KUR'ANI, TRYEZA E ALLAHUT

Ky libër është tryezë e gjërë e shtrirë nga lindja në perëndim. Këtë tryezë e ka përgatitur Allahu i Madhëruar për mbarë njerëzimin me ndërmjetësimin e profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofsahin mbi të dhe mbi familjen e tij!) me qwllim çdo njeri të përfitojë nga kjo tryezë e shenjtë.

KUSHTET E KUPTIMIT TË KUR'ANIT SIPAS IMAM KHOMEINIT

Ata që duan ta kuptojnë ashtu siç duhet Kur'anin dhe përmbajtjen e tij sa herë që e lexojnë, duhet që të largojnë pengesat që gjenden në brendinë e tyre me qëlim që të shohin dritën e vërtetë të këtij libri të shenjtë.

Ata që qëndrojnë pas pengesave të shumta, nuk e kuptojnë dritën dhe hamendësojnë se mund ta perceptojnë atë, mirëpo ata janë të paaftë ta perceptojnë dritën e vërtetë.

Koha e zbrtitjes së Kur'anit është Nata e Kadrit. Nata më madhështore dhe më e mira se një mijë muaj, siç thotë Kur'ani. Ajo është koha më e ndritur e të gjitha kohërave.

Vërtet, kthimi tek Kur'ani është kthim në jetën që i përshtatet njeriut. Nëse kthimi tek Kur'ani bëhet me bindje të plotë, do të dallohej shumë qartë e vërteta nga e pavërteta dhe e gjithë njerëzia do të ecte në rrugën e lumturisë si në këtë jetë ashtu edhe në Jetën Tjetër.

Imam Khomeini ka thënë: Sikur mos të ishte Kur'ani, porta e njohjes së Allahut do të mbyllej njëherë e përgjithmonë.

Allahu na mundwsoftw tw jemi prej atyre qw e kuptojnw Kur’anin dhe e zbatojnw atw nw jetwn e tyre!

O Allah! Na e ndriço jetwn me dritwn e Kur’anit!