Izrael

Izraeli është i nevojshëm Turqisë

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogani ka deklaruar të shtunën se Turqia duhet të pranojë se Izraeli është i nevojshëm asaj dhe se në rast se dy vendet do të bashkëpunojnë sinqerisht, atëherë është i mundshëm normalizimi i marrëdhënieve në mes tyre.

“Izraelit i është nevojshme vendi sikurse që është Turqia në rajon. Neve poashtu duhet pranuar faktin se neve është i nevojshëm Izraeli. Ky është fakt i rajonit”, ka thënë Erdogani gazetarëve turk, duke theksuar se ky është”realiteti i rajonit”, transmeton agjencioni AFP. Erdogani konsideron se në rast se dy vendet do të ndërmarrin hapa të përbashkët sinqerisht, do të vie gjer te normalizimi i marrëdhënieve. Izraeli, sukurse ka theksuar, ka propozuar që mallrave turke dhe materialit ndërtimor të lejohet kalimi nëpër Rripin e Gazës.”Është e nevojshme që të shohim tekstin e shkruar për t’u siguruar që nuk do të vjen gjer te largimi nga marrëveshja”, ka thënë ai.

Turqia, e cila është edhe anëtare e NATO-së, ishte aleati kyç rajonal i Izraelit gjersa marrëdhëniet në mes dy vendeve nuk janë përkeqësuar në vitin 2010, me ç’rast dhjetë aktivist turk janë vrarë nga aksioni i komandosëve izraelit në anijen turke Mavi Marmara, e cila ishte përpjek të thyejë bllokadën e Gazës. Shumë analistë janë të mendimit se bashkëpunimi  në mes Izraelit dhe Turqisë asnjëherë nuk kanë qenë të ndërprera, porse është transferuar në sferën”sekrete”.

Megjithatë, atmosfera kishte ndryshuar kohëve të fundit pasi që janë njoftuar se bisedimet janë në zhvillim të sipër në mes tyre rreth arritjes së marrëveshjes politike pas pesë viteve marrëdhëniesh të tensionuara.

Burimi: globalcir