Liban

Irani do të vazhdojë të mbështesë Hizbullahun

Një ligjvënës iranian thotë se përkrahja e lëvizjes së rezistencës libaneze Hizbullah është një parim i politikës së jashtme të Iranit dhe Teherani do të vazhdojë për të lartësuar peshën e saj.


     Sipas Press TV, Hassan Asafari të premten, më 17 janar 2014, në një takim të fundit midis Ministrit të Jashtëm të Iranit, Muhammed Xhevad Zarif dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah, tha: Në këtë takim, Ministri i Jashtëm i Iranit  përsëriti se mbështetja do të vazhdojë për Lëvizjen e Rezistencës Hizbullah, e cila kërkon të vendosë paqen në Liban dhe për të luftuar hegjemoninë.


     Në turneun e tij të fundit në pesë shtete, Ministri i Jashtëm i Iranit    Muhammed  Xhevad Zarif theksoi nevojën për një zgjidhje paqësore të krizave rajonale, por edhe duhet luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.

 

    Ligjvënësi iranian tha se vizita e Ministrit të Jashtëm të Iranit në  Liban, Irak, Jordani, Siri dhe Rusi erdhi në një moment shumë të ndjeshëm, por që ishte shumë e frytshme.  


   Ai tha se: Të gjitha këto vende [ që Ministri Zarif  i ka vizituar ] besojnë se kriza siriane nuk mund të zgjidhet ushtarakisht dhe se ky problem duhet të zgjidhet vetëm me përmes dialogjeve dhe në mënyrë paqësore.


     Anëtari i Kuvendit (Mexhlisit) vuri në dukje se vetëm regjimi cionist, i cili është duke i mbështetur terroristët, ka përfitime nga ekstremizmi  vazhdueshëm në rajon.