Siria

Lufta kundër terrorizmit kusht për dialog

 Siria thotë se kushti kryesor për çdo dialog në krizën në vazhdim në këtë vend vend arab dhe zgjidhja politike r trazirave është lufta kundër terrorizmit.


    Ministri i Informacionit i Sirisë Omran al - Zoubi e bëri këtë komenten të enjten dhe theksoi, gjithashtu, se rruga për të dalë nga kriza në Siri do të jetë Siria e Sirianëve.


     Ai më tej tha se ka një vullnet serioz politik ndërkombëtar për të mbajtur Konferencën e Gjenevës 2 për krizën siriane.


      Omran Al - Zoubi tha se Siria do shkon në Gjenevë për të thënë se ne mund të bëjmë një partneritet kombëtar dhe politik dhe të mbajmë zgjedhje dhe të bëjmë një kushtetutë, por vetëm nën ombrellën e shtetit të Sirisë, sovranitetit të saj, unitetit dhe integritetit territorial.


      Konferenca e Gjenevës 2 do të hapet në qytetin zviceran të Montreux më 22 janar 2014. Konferenca është parë si një shans për të gjetur një zgjidhje politike të krizës në Siri.


    Qeveria Siriane ka thënë se do të marrë pjesë në Konferencë, por se largimi i presidentit Bashar al- Assad nga pushteti nuk është në tryezë .
   Opozita e Sirisë e cila përkrahet nga të huajt është e përçarë, megjithatë, do të votojë të premten në se do të marrë pjesë në bisedimet e paqes.