Irani hedh poshtë “komunikaten” me parakushte
Një ligjvënës i lartë iranian thotë se Teherani do të marrë pjesë në Konferencën e ardhshme të Gjenevës II mbi krizën në Siri pa pranuar Komunikatën e Gjenevës, 2012.
Sipas IRIB-it , Kryetar i Komitetit
të Sigurisë Kombëtare dhe të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Iranit, (Mexhlisit),
Alaeddin Borouxhrdi, të hënën, më 20 janar 2014, tha se ftesa për Iranin për të
marrë pjesë në Gjenevë II tregon se ata e kanë kuptuar faktin se ngjarja do të
jetë një e pa mundshme pa praninë e Iranit.
Ai theksoi se: Duke pasur ftesën zyrtare dhe duke
këmbëngulur se ai nuk do të pranojë asnjë parakusht, Irani pritet të marrë
pjesë në bisedime, në një të nivelit të lartë për të ndihmuar që qeveria dhe
kombi sirian të shpëtoi nga kriza e imponuar ndaj këtij shteti.
Komunikata e Gjenevës 2012 përshkruan masat për një tranzicion të
pushtetit në Siri, dhe kërkesa e saj kryesore thotë se Kryetari i Sirisë Bashar
el - Assad do të duhet të japë dorëheqjen.
SHBA thotë se Irani mund të marrin
pjesë në bisedimet e Gjenevës II në qoftë se Teherani e pranon Komunikatën e Gjenevës
2012.