Amerike

Derdhje kimike në SHBA, sëmurën me qindra njerëz

Qindra njerëz në shtetin amerikan Virxhinia Perëndimore janë ankuar pas një derdhje kimike në lumin Elk River që e ka kontaminuar ujin me të cilin furnizohen 300,000 banorë.


     Sipas Press TV,  kemikalet janë përdorur për të pastruar qymyrin nga papastërtitë, dhe uji është derdhur në lumë, si pasojë e kësaj,  Guvernatori Earl Ray Tomblin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.


    Mbi 1,000 njerëz kanë thirrur  emergjencën 911 pas derdhjes kimike dhe afër 10 persona janë shtruar në spital. Shkollat  dhe restorantet ​​u mbyllën,  kurse rezervimet nëpër hotele u refuzuen.


    Rrjedhja kimike filloi në Charleston, kryeqyteti  i  West Virginia, (Virxhinia Perendimore) pasi një tank prej 48.000 gallonë ka hedhur një shumë të papërcaktuar të përbërë 4-Methylcyclohexane Methanol në lumin Elk River, që i përkiste një strukture të magazinuar kimike drejtuar nga kompania me bazë në Charleston me emrin Freedom Industries.