Ariel Sharon profili i një vrasësi
Ne vitin 2006 kur Ariel Sharoni ra ne koma, ne gazeten SOT kam bere shkrimin e meposhtem. Tani ne 2014, pra 8 vite me pas kur Sharoni vdiq ky shkrim eshte ende me vend, pasi qe besoj se ne shtypin shqiptar nuk do kete njeri qe te kete guximin ti coj selame pas vdekjes:
Pas infarktit të
shkaktuar në zemër, më 4 janar 2006, kryeministri izraelit, Ariel Sharon
është ndarë njëherë e përgjithmonë nga jeta politike e Lindjes së
Mesme.Edhe pse mediat në ditët tona, Sharonin në kohët e fundit janë
munduar ta portretizojnë si njeriun e paqes së Lindjes së Mesme, siç
Rajmonda Moisiu bën më 14 mars 2005, historia e tij është një nga më
kriminalet të burrështetasve të shekullit të XX. Ariel Sharoni, është
një kriminel lufte, si pasojë e vrasjeve që ai ka bërë kundër popujve
arabë në Lindjen e Mesme. Sharoni ka qënë një anti-shqiptar i tërbuar
i cili në kohën kur NATO ndërhyri në Kosovë për të bombarduar regjimin e
Millosheviçit, ulërinte nga Jeruzalemi kundër myslimanëve kosovarë dhe
qeverisë
Klinton. Edhe pse
vendi i tij duhej të ishte në Hagë, për krimet e kryera në Libanin e
vitit 1982 dhe atyre më parë, ai i ka shpëtuar ndjekjes së drejtësisë,
falë manipulimit që Gjykata e Hagës i bëri ligjeve të saja, sipas së
cilave udhëheqësit e qeverive nuk mund të çohen përpara saj si pasojë
e imunitetit diplomatik që gëzojnë. Megjithatë Sharoni ka qënë një
kriminel i kërkuar në disa vende të botës. Në Belgjikë, deri në vitin
2003, ndaj tij gjykatat
vendase kishin
lëshuar një urdhër arresti. Krimet që Sharoni ka kryer, për hir të
ndërtimit të projektit të shtetit të Izraelit të Madh, nuk mund të
injorohen lehtë. Ngaqë shkrimi i ditëve të fundit nga Rajmonda Moisiu
mundohet që Sharonin ta portretizojë si njeri të paqes, ky
shkrim synon të provojë të
kundërtën.
Cili ishte Ariel Sharoni?
Ariel Sharoni
rrjedh nga një familje çifutësh nga Bjellorusia. I ati i tij ka qënë mik
i ngushtë i babait të Menakhem Beginit, terroristit sionist që themeloi
së bashku me Sharonin Partinë Likud në vitet 70-të. Pas luftës së
Parë Botërore familja e Sharonit u largua për në Tblisi të
Gjeorgjisë. Në
vitin 1921 i ati i Sharonit, Samuil Sharon, u largua nga Gjeorgjia për
në Palestinë, ku pushtoi një fermë arabe pranë Tel Avivit. Në këtë fermë
të ndërtuar mbi
tokën arabe, në
vitin 1928 lindi edhe vetë Ariel Sharoni. Siç Sharoni rrëfen në kujtimet
e tij, që kur ishte 13 vjeç i ati e mësoi se si të përdorë thikën për të
vrarë fqinjët e tij. Ndërsa ishte ende i ri Sharoni iu bashkua organizatës
terroriste Haganah. Në Haganah Sharoni mësoi
ligjet e luftës dhe
jetën e vështirë që një terroristi i duhet të bëjë. Motoja kryesore që
ai mësoi ndërsa sulmonte fqinjët e tij arabë ishte se kundërshtarin
duhej ta godiste i pari dhe sa më rëndë, dhe në mënyrë sa më brutale.
Gjatë luftës për pushtimin e Palestinës në vitet
1948-49, Sharoni u
inkuadrua në ushtrinë izraelite, e cila pas bombardimit dhe vrasjet që
ju bëri britanikëve në Hotelin David, nisi të dëbojë arabët nga tokat e
tyre historike. Nga një ushtar i thjeshtë që ishte, shumë shpejt Sharoni
u bë gjeneral i forcave kolone. Megjithatë Sharoni ka qenë një ushtar i
keq. Përgjatë jetës së tij ai është shquar për gënjeshtar, anarshist dhe
i pabindur. Kështu gjatë pushtimit të Suezit në 1956, Sharoni çoi
bataljonin
që udhëhiqte në
kurth të egjiptianëve dhe po të mos ishte ndërhyrja amerikane ai së
bashku me ushtarët e tij do të ishin vrarë. Karriera e Sharonit në
ushtrinë izraelite nisi në vitin 1953. Në këtë vit ai u bë komandant i Njësisë
101, specialiteti i të cilës ishin sulmet në pararojë dhe
terrorizimi i
civilëve arabë. Në kujtimet e tij Sharoni shkruan se filozofia e jetës
së tij ushtarake nuk ka qënë hakmarrja ndaj arabëve apo thjesht
parandalimi i luftës, por krijimi mes tyre i psikologjisë së mundjes,
duke i goditur ata në çdo kohë dhe aq egër saqë të besonin se ai është
i pathyeshëm.
për këtë arsye shton ai, mendimi im ka qënë që gjithnjë
kur të godisnim nuk duhej të shkaktonim dëme të thjeshta, por dëme të
paimagjinueshme te armiku.Krimet e para të dokumentuara të Sharonit
nisin në vitin 1953 kur ai pushtoi Jordaninë dhe shkatërroi mbi 45 shtëpi
në fshatin Kibja të
Bregut Perëndimor. Njësia 101 vrau 69 njerëz, ku mbi gjysma e tyre ishin
gra dhe fëmijë. E njëjta njësi 101 do të vriste edhe 50 refugjatë arabë
në kampin El-Bureig në Gaza. Edhe pse terrori i Sharonit do të dënohej
botërisht, në Izrael, regjimi atë e shpalli hero.
Lufta e Vitit 1967
Shteti i vogël i
Izraelit i themeluar në vitin 1948 kishte konsensusin e perëndimit si
pasojë e zgjidhjes së Çështjes Çifute që evropjanët kërkonin ti
jepnin pas Luftës së Dytë Botërore hebrejve që jetonin në Evropë prej
shekujsh. Ngaqë zionistët patën refuzuar planin e Bismarkut gjatë
fundshekullit të 19-të për krijimin e një shteti çifut diku në
Madagaskar apo Afrikë, kolonializmi britanik në Lindjen e Mesme gjatë
Luftës së Parë Botërore e pa krijimin e
shtetit çifut në
Palestinë si projektin më të mirë të dominimit të botës islame.
Megjithatë projekti Zionist për të sunduar Lindjen e Mesme mori shumë
hov pas viteve 50 si pasojë e emigrimit masiv të çifutëve rusë për në
Palestinë. Për këtë arsye Lufta e vitit 1967 ishte e nevojshme për
shtetin Zionist i cili kërkonte hapësirë për muzhikët që po pushtonin
shtetin e ri nga Stepat e Siberisë. Edhe pse shumë çifutë nuk donin
luftë, kolonistët hebrej dhe qarqet
ultra-zioniste
kërkonin të bëhej luftë për të strehuar çifutërinë e Evropës në Lindjen
e Mesme. Për këtë arsye gjenerali Ariel Sharon ishte nxitësi kryesor i
politikës së kolonizimit të Bregut Lindor dhe Rripit të Gazës me kolonë
izraelitë. Megjithë suksesin e Izraelit në luftë, ushtari
Sharon do të
përjashtohej nga armata izraelite pas Luftës së Ramazanit apo të ashtuquajturës Luftës së Yom Kippurit siç
çifutët e njohin atë. Gjatë Luftës së Ramazanit në 1973 ai rrezikoi
sërish bataljonin që udhëhiqte dhe po të mos ishte paqja e nënshkruar më
pas, arabët do të kishin vrarë sërish me qindra ushtarë izraelitë.
Ndërsa mbeti i papunë
dhe në mes të
rrugëve, Sharoni hyri në politikë, duke iu bashkuar Partisë së Herutit
të Menakhem Beginit. Pas shumë aventurash më në fund në vitin 1977
Sharoni së bashku me
Menakhem Beginin
themeluan Partinë Likud. Me partinë e re u bashkua edhe terroristi i
famshëm me një sy, Moshe Dajan dhe Ezer Veizman. Në zgjedhjet 1977-ës,
Likudi fitoi
zgjedhjet dhe
Sharoni u bë ministër i bujqësisë. Gjatë kësaj kohe Sharoni nisi
politikën e kolonizimit dhe pushtimit me dhunë të tokave të arabëve në
Gaza dhe Bregun Perëndimor. Ndërsa në 1981 Ariel Sharoni u bë shtytësi
kryesor në qeverinë izraelite që kërkoi bombardimin e centralit
bërthamor iraken në Osirek.
Sharoni si kriminel lufte
Edhe pse Sharoni ka
kryer shumë krime në Lindjen e Mesme, miqtë e tij ndërkombëtarë kanë
evituar organet e drejtësisë që të përballen me të. Megjithatë në vitin
1981 kur Sharoni
shërbeu si ministër
i mbrojtjes, dhe pasi kishte pushtuar Libanin, janë pikat më kulmore të
krimeve të tij. Më saktë masakra kundër civilëve palestinezë në Libanin
e vitit 1982 në kampet e refugjatëve në Sabra dhe Shatila në Beirut
ndërtojnë më mirë profilin vrasës të Sharonit. Historia e pushtimit të
Libanit në 1981 lidhet me dëshirën e izraelitëve për të ndërtuar një
Lindje të Mesme pro izraelite pas paqes që ata siguruan me Egjiptin në
1978.
Pasi jordanezët
dëbuan OÇP-në për në Liban në 1970, Libani shërbeu si bazë e rezistencës
palestineze. Për të shkatërruar palestinezët por edhe influencën e
Sirisë, Sharoni pushtoi Libanin, duke instaluar një qeveri kristjane
pro-izraelite në vend. Gjatë pushtimit të Beirutit, Izraeli e ktheu
qytetin në gërmadhë duke vrarë mbi 19.000 civilë dhe plagosur mbi
30.000. Pushtimi i Beirutit u shoqërua me largimin e Arafatit dhe
luftëtarëve të tij për në Tunizi. Megjithatë për të marrë hak deri në
fund, edhe pas largimit të Arafatit, Sharoni pushtoi
ushtarakisht të
gjithë qytetin dhe pasi sulmoi me tanke të gjitha kampet e refugjatëve
palestinezë, rrethoi kampet më të mëdha të tyre, Sabrën dhe Shatilën në
Beirutin perëndimor, ku më pas futi falangat e krishtera libaneze
për të larë hesapet që ata kishin me palestinezët. Masakra kundër
civilëve të pa-armatosur shkaktoi mbi 10.000 të vrarë të cilët u shfaqën
nëpër televizionet e të gjithë botës ndërsa rrinin të vdekur nëpër
rrugë. Masakra ishte kaq prekëse sa që në Izrael, mbi 400.000 banorë
marshuan në rrugët e Tel Avivit dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë.
Komisioni Kahan i Hetimit e gjeti Sharonin personalisht fajtor, dhe ai u
shpall në të gjithë botën si një kriminel lufte. Atij iu refuzuan vizat
qoftë në SHBA dhe Evropë.
Marrëveshja e Oslos
Më rënien e
Bashkimit Sovjetik dominanca e perëndimit në Lindjen e Mesme u bë e
padiskutueshme. Në vitin 1993 qeveria e re Laburiste së bashku me
Klintonin në Oslo i
dhanë Palestinës
një marrëveshje, e cila parashikonte krijimin e shtetit palestinez në
vetëm 22% të asaj që më parë ishte Palestinë. Megjithatë qarqet
izraelite nuk donin të pranonin qeverinë e themeluar nga Jitzhak Rabini
dhe Klintoni në Rripin e Gazës me Arafatin. Benjamin Netanjahu që
ishte aleat i ngushtë i Republikanëve në Amerikë refuzoi Paktin Klinton
dhe sulmoi publikisht Rabinin dhe Shimon Peresin, ndërsa Marrëveshjen e
Oslos e krahasoi me Paktin e Mynihut ndërmjet Hitlerit dhe Çambërlenit.
Propaganda bëri punën e saj. Në 1995 Rabini u vra nga terroristi çifut
Jigal Amir, dhe në 1996 Likudi rierdhi në pushtet.
Megjithatë në 1999
qeveria Likud ra dhe në pushtet erdhën sërisht Laburistët me Ehud
Barakun. Përpjekjet e Barakut për të krijuar Shtetin e vogël Palestinez,
dështuan pasi
Arafati nuk pranoi
të shesë Jeruzalemin ndaj shtetit Izraelit. Por përpjekjet e Barakut për
paqe krijuan një makth të paparë në qarqet ultra-zioniste të cilat
zgjodhën Sharonin kryetar të Likudit. Për të shkatërruar njëherë e
mirë Paqen në Palestinë, në vitin 2001, Sharoni marshoi në Xhaminë Aksa
sëbashku me një turmë fondamentalisësh hebrej. Me marshin e Sharonit në
Xhaminë Aksa, Marrëveshja e Oslos vdiq. Palestinezët nisën Intifadën
Al-Aksa nën udhëzimet e Arafatit dhe në botën Islame u ngjall frika e
shkatërrimit të Xhamisë së Shenjtë. Ndërsa në shkurt 2001 Sharoni u
zgjodh kryeministër i Izraelit.
Sharoni, terrori dhe 11
shtatori
Pas fitores në
zgjedhjet e shkurtit 2001 vetëm me 37% të votave, Ariel Sharoni u shpall
kryeministër i Izraelit. Ndërsa bota dridhej, Ariel Sharoni përdori
sulmet e 11 shtatorit 2001 që brenda natës të kthehej nga një ish-kriminel
lufte, që kërkohej në të gjithë botën, në
heroin e ri të
luftës kundër terrorizmit botëror. I pashqetësuar për krijimin e
skandaleve publike, tip Sabra dhe Shatila, Sharoni rinisi një gjenocid
të ri kundër palestinezëve. Ai futi trupat izraelite në Rripin e Gazës
dhe Bregun Perëndimor duke shkatërruar shtëpi, bombarduar nga ajri,
burgosur pa gjyq, torturuar dhe vrarë palestinezë sipas dëshirës. Duke
iu gëzuar faktit se perëndimi tashmë ishte i tëri në eufori kundër Botës
Islame, Sharoni iu
kthye Arafatit, i
cili i kishte shpëtuar vite më parë në
Liban. Në 3 prill 2002 armata izraelite hyri në kampin palestinez
të Xheninit të cilin do ta kthente brenda pak kohe në petë. Përfaqësuesi
i OKB-së, Terxhe Road Larsen që vizitoi kampin pas masakrës deklaroi se
kishte parë një tërmet. Në Xhenin u vranë disa qindra arabë, burra, gra
dhe fëmijë. Shumë nëna u vranë ndërsa ushqenin bebet e tyre, ndërsa
fëmijët e vegjël shihnin sesi bombat iu vrisnin prindërit dhe komshijtë.
Më pas, në 2 prill Sharoni rrethoi Arafatin në Mukata të Ramallahut, dhe
kërkoi ta vrasë. Por i përballur me protesta ndërkombëtare, dhe me
furtunën që vrasja e Arafatit do të shkaktonte në botë, Sharoni, u
tërhoq, duke izoluar Arafatin me muaj të tërë. Pas kësaj agjentët e tij
brenda Mukatasë nisën helmimin e tij. Sikur
të mos mjaftonte
masakra e Xheninit dhe sulmi ndaj Arafatit, Sharoni pushtoi për shtetin
izraelit gjysmën e Bregut Perëndimor sëbashku me Jeruzalemin. Për këtë ai
ndërtoi edhe një mur masiv për të burgosur të gjallë palestinezët. Edhe
pse ky mur u shpall ilegal nga Gjykata
Ndërkombëtare e
Hagës, Sharoni vazhdoi të sundojë. Konfliktet që ndoqën Libanin, në
shkurt 2005, kur kryeministri libanez Rafik Hariri mbeti i vrarë, sipas
politikanëve arabë mbajnë pas gishtin e Sharonit i cili me ndërhyrjen në
Liban dhe largimin e Sirisë që aty synonte të izolojë palestinezët nga regjimet
mike dhe të hakmerret me Libanin për atë që la pa bërë në 1981.
Megjithatë, infakti që e goditi në zemër në 4 janar 2006 e ndaloi
Sharonin nga vijimi i dosjes së gjatë të krimeve që ai ka bërë përgjatë
historisë. Duke parë rezymenë e përgjakshme të historisë së Ariel
Sharonit, shkruesi i këtij shkrimi habitet dhe pyet se për cilin Sharon
njeri paqeje flet Rajmonda Moisiu më 14 mars 2005?