Sulmi terrorist në Bejrut të Libanit
Burimet e sigurisë së Libanit pas sulmit terrorist vetëvrasës në rajonin e Dahisë në jug të kryeqytetit të Bejrutit kanë publikuar se janë vrarë 43 persona e janë plagos 239 persona. Theksohet se kanë ndodhur dy shpërthime në kuartin Borxh dhe Baraxheneh në vendbanimin Dahia në jug të Libanit.Gjer tani janë evidencuar 43 vrarë dhe 239 të plagosur. Burimet e cekura thekosjnë se distanca në mes dy shpërthimeve ishte vetëm 7 minuta.Kanali televiziv informativ libanez El Mejadin ka kumtuar se jeleku me ekploziv i terroristit të tretë nuk ka shpërthyer, gjersa sulmi me bombaka ndodh në rajonin në të cilin gjendet baza e Lëvizjes Islamike të Libanit Hizbullahut. Në raporte theksohet se në këtë sulm me bomba është vrarë edhe Hysein Jaghi, i njohur si Ebu Murteza, njëri nga zyrtarët e sigurisë të Hizbullahut.Grupi terrorist tekfirit ISIS-i ka marrë përgjegjësin për këtë sulm. Qeveria libaneze të premtën ka shpall ditë zie kombëtare. Zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhaber Ensari ashpër e ka gjykuar këtë sulm terrorist në rajonin e Dahijasë në jug të Bejrutit, dhe ka shpreh ngushllime qeveritarëve dhe popullit libanez, e posaqërisht familjeve të shehidëve të rënë në këtë sulm terrorist dhe ka shpreh shpresën se bashkimi dhe solidariteti i popullit libanez, ushtrisë dhe Hizbullahut, por edhe me vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare në luftë kundër terrorizmit dhe të krijohet kushtet efektive të ballafaqimit me radikalët, fundamentalistët, terorristët në rajon dhe se shoqëria libaneze multietnike dhe multikonfesionale do të mbetet shembull i rezistencës dhe bashkëjetesës.