Jemeni

Ushtari i parë nga Katari u vra në Jemen

Një ushtar i Katarit i cili shërbente me koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen është vrarë, ky është ushtari i parë i nga Katarit që është vrarë, tha ministri i jashtëm të mërkurën.

Ne e përgëzojmë veten dhe kombin tonë për vdekjen e një djali në atdheun tonë në Jemen, njoftoi në Twitter Halid bin Muhammad Al-Attijah.

Zyrtarët qeveritarë më pas konfirmoi vdekjen, edhe pse nuk kanë dhënë  më shumë detaje.

Nuk ka pasur vdekje të mëparshme të raportuara midis forcave ushtarake të Katarit, edhe pse dy ushtarë kanë qenë më parë të plagosur, thanë zyrtarët.

Jemeni ka qenë që prej 26 marsit 2015 nën agresionin brutal nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite. Mijëra janë martirizuar dhe plagosur nga sulmet, shumica e tyre janë civilë.

Rijadi filloi sulmin në Jemen në një përpjekje për të rivendosur pushtetin e kryetarit të larguar të Jemenit, Abd Rabbu Mansur Hadi i cili është një aleat i ngushtë i Arabinë Saudite.

Forcat ajrore të Katarit, së bashku me ato të anëtarëve të tjerë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, ka marrë pjesë në fushatën ajrore e cila filloi në mars të këtij viti. 

Doha dërgoi 1,000 trupa në Jemen në muajin shtator, si pjesë e koalicionit arab kundër një shteti arab të varfër.

Shumica e trupave ushtarake të Katarit mendohet të jenë të stacionuar në afërsi të kufirit Jemeno-Saudit.

Burimi: Al Manar