Franca

ISIS-i përgjegjës për sulmet në Paris

Prokurori shtetëror francez Francois Molins ka konfirmuar se në sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris janë vrarë 129 qytetar, 352 persona janë plagosur, nga të cilit 99 gjenden në gjendje kritike. Në sulmet janë vrarë edhe shtatë sulmuesit. Sulmet ishin të dizajnuara të hedhin Francën në gjunjë dhe është kryer pa mëshirë”, ka thënë Molins. Ka konfirmuar se sulmuesit në sallën e koncerteve”Bataclan” kanë përmendur Sirinë dhe Irakun. Sipas fjalëve të tij, sulmet ishin të koordinuara, ndërsa sulmet i kanë kryer të shpërndarë në tri grupe. “Është mobilizuar jo vetëm personeli kundër terrorizmit por edhe të gjitha sektorët e prokurorisë të cilët janë të përfshirë në hetime. Këto krime janë krime kundër civilëve, dhe janë mobilizuar policët e shumtë francez, si dhe sektori kundër terrorizmit. Po hulumtojmë kush janë kryerësit, liderët dhe financierët e këtij operacion. Është i identifikuar sulmuesi i lindur në vitin 1995 dhe i cili është i njohur edhe më parë për vepra kriminele.

Përgjegjësinë për aksionet e harmonizuara të sulmuesve të armatosur dhe bombarduesve ka marr grupi i ISIS-it. Kryetari francez Francois Hollande ka thënë se bëhet fjalë për”shpalljen e luftës” kundër Francës. ISIS-i thekson se sulmet në Paris janë vetëm fillimi dhe premton se Franca edhe më tej do të jetë cak i sulmeve të këtij grupi terrorist-tekfirist. Sipas tyre, sulmet janë porosi të gjithëve të cilët do të pasojnë Francën në sulmet kundër ISIS-it. Kanë cek se 8 anëtar të tyre kanë kryer sulme. Policia franceze ka konfirmuar se të gjithë sulmuesit janë vrarë. “Sipas informatave të fundit duket se policia franceze tek njëri nga sulmuesit ka gjet dokumentin sirian, për tjetrin konsiderohet se është francez, gjersa të tjerë për momentin janë të paidentifikuar”.

ISIS-i më parë ka publikuar videoinqizimin, në të cilin kërcënon Francën për sulme, në rast se nuk ndërprenë bombardimet e luftëtarëve të saj Sektori i ISIS-it për media të huaj, Al Hayat Media Centre ka dërguar kërcënimin nëpërmjet luftëtarit të vet i cili ka bërë thirrje myslimanëve francez të kryejnë sulme të tilla.” Gjersa të vazhdoni bombardimet, nuk do të keni qetësi. Do të frikësoheni të dilni edhe në tregti”, ka thënë luftëtari i ISIS-it në gjuhën arabe.

Burimi: Al Jazeera