Liban

Intifada e re e Palestinës pasqyron besimin në rezistencë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Libaneze ‘Hizbullah’ theksoi se Intifada (Kryengritja)  e re e popullit të Palestinës tregon vetëdijen dhe besimin e tyre në opsionin e rezistencës.
Duke iu drejtuar Konferencës Ndërkombëtare mbi Dijetarët në Mbështetje të Palestinës nëpërmjet  një video-konference,  Sejjid Hassan Nasrallah tha se regjimi sionist i Izraelit është befasuar nga Intifada e re.
Ai  e vlerësoi intifadën  palestineze dhe sakrificat e popullit palestinez, duke theksuar se përpjekjet e tyre kanë nevojë  për shumë-llojshmëri të  mbështetjes.
Udhëheqësi i Hizbullahut më tej iu referua Izraelit, jo vetëm si një prodhim sionist, por si një komplot ndërkombëtar i kurdisur nga arroganca globale.
Ai tha se populli palestinez përfaqëson Ummetin Islam në vijën e parë të mbrojtjes së Ummetit,  njoftoi  Al-Manar TV.
Sejjid Hassan Nasrallah kritikoi më tej disa shtete arabe për dështimin e tyre për të mbështetur kauzën palestineze.
Është e çuditshme se militantët në Afganistan dhe Siri janë të përkrahur  plotësisht, ndërsa palestinezët nuk janë, deklaroi ai.  
Shkalla e rrezikut nga Izraeli  në rajon ka rënë tani, tha Sejjid Hassan Nasrallah, duke theksuar, megjithatë, se regjimi ende konsiderohet si një kërcënim për stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Zhvillimet erdhën me tensione në mes izraelitëve dhe palestinezëve gjatë disa javëve të kaluara. Shumë vëzhgues  besojnë se Intifada (kryengritja)  e tretë mund të ndodh.
Të paktën 75 palestinezë janë vrarë nga izraelitët në përballjet direkte ose gjatë protestave që nga fillimi i tetorit.
Imponimi e regjimit izraelit në muajin gusht  për të kufizuar hyrjen e besimtarëve palestinezë në Xhaminë -Al Aksa në Jerusalemin e Lindjes (al-Kuds) , shkaktoi rritjen e tensioneve në tokat e pushtuara palestineze.   Palestinezët thonë se regjimi i Tel Avivit kërkon të ndryshojë statusin, gjendjen e tanishme të  Xhamisë  al-Aksa.
Palestinezët gjithashtu janë të zemëruar në ekstremistët izraelitë, të cilët të shoqëruar nga forcat e ushtrisë, kanë rritur bastisje e tyre në vend të ndjeshëm, siç është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit, Xhamia al-Aksa, pas Xhamisë  Mesxhid el-Haram në Mekë dhe Xhamisë  së Pejgamberit, Mesxhid al–Nebevi në Medine.