Egjipt

Egjipti shkatërron tunele në kufi me Gazën

Në tetor forcat egjiptiane kanë shkatërruar 31 tunele të cilat Palestinezët i shfrytëzonin për furnizimin me ushqim, barëra dhe materialin ndërtimor. Egjipti ka kumtuar se ushtria e tij muajin e kaluar ka shkatërruar 31 tunele të cilët e lidhnin shtetin e tij me Rripin e Gazës së rrethuar, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë. Në tetor forcat egjiptiane”kanë zbuluar dhe me sukses kanë shkatërruar 31 tunele në linjën kufitare të qytetit të Rafahut”, ka cek në deklaratën zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali i brigadës Muhamed Samir. Qyteti i Rafahut gjendet në vet kufirin e Egjiptit dhe Gazës. Kumtesa e ushtrisë egjiptiane është publikuar në kohën kur në Kairo janë takuar kryetari egjiptian Abdel Fatah al Sisi dhe kryetari palestinez Mahmud Abas, rivali politik i Hamasit. Sisi ka thënë se veprimet egjiptiane në zonën kufitare me Gazën kanë qëllim që të”sigurohet kufiri”ashtu që vendkalimi kufitar i Rafahut të mundet”normalisht të punojë” nëse qeveritarët palestinez marrin kontrollin mbi të.
Gati 1,8 milion Palestinez të cilët jetojnë në Gazë vuajnë krizën e ashpër humanitare për shkak të bllokadës të cilët i kanë imponuar Izraeli dhe Egjipti. Ajo është vendosur nga viti 2007 kur Hamasi ka marrë kontrollin mbi këtë territor palestinez. Për Palestinezët, kësaj enklave bregdetare, tunelët kontrabandues siguronin qasje ushqimit, barërave, materialit ndërtimor dhe nevojave tjera jetësore. Palestinezët kanë nevojë për ndihmën humanitare dhe materialin ndërtimor pasi që pjesa e madhe e këtij territori edhe më tutje është në rrënoja pas luftës 51 ditore me Izraelin nga vera e kaluar. Sipas raportit të fundit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim(UNCTD), 72 % të familjeve në Gaza kanë problem me furnizim të ushqimit, gjersa shkalla e papunësisë ka arrit në 44%.
Pushtetarët egjiptian shpesh e mbyllin vendkalimin kufitar Rafahun. Rrallë është i hapur për kalimet normale nga përfundimi i sulmit izraelit në Gazë në fund të gushtit të vitit 2014. Nga viti 2013, Egjipti ka rrënuar me mijëra shtëpi dhe ka zhvendosur me mijëra familje nga ana egjiptiane e kufirit në Rafah për të krijuar zonën tampon në mes Gadishullit të Sinajit dhe Gazës.

Burimi: Al Jazeera