Sejjid Nasrallah: Populli palestinez nuk ka zgjidhje, por rezistencë
Populli palestinez nuk kanë zgjidhje, por rezistencë, ata janë udhëheqësit e kësaj beteje, le të vendosin formën e tyre të rezistencës, ” tha udhëheqësi i Hizbullahut.
Sejjid Hassan Nasrallah kritikoi Arabinë Saudite për mungesë respekti ndaj muslimanëve dhe ritualeve të Islamit përmes rrëmujës në Mina, duke theksuar se kjo tragjedi do të ketë ndikim të madh në fund të kësaj shtypje historike nga Rijadi në këtë vend të shenjtë.
Gjatë një ceremonie të zhvilluar në natën e parë të Muharremit, Sejjid Nasrallah përshëndeti popullin palestinez për konfrontimet e tyre të guximshme kundër armikut izraelit në Jerusalem (el-Kuds), në Gaza dhe në zona të ndryshme në të gjithë Bregun Perëndimor.
Hirësia e Tij shprehu mbështetjen e plotë të Hizbullahut për popullin palestinez në luftën e tij kundër armikut izraelit.
Sejjid Nasrallah theksoi se Palestina është beteja qendrore në rajon, duke bërë thirrje për mbështetjen e këtyre njerëzve kundër pushtimit izraelit me të gjitha format.
Sejjid Nasrallah përgëzoi popullin musliman për Vitin e Ri të Hixhrit, duke vënë në dukje se tragjedia në Mina dhe konfrontimet në Palestinë janë dy ngjarjet kryesore që ndodhën në rajon, në javët e fundit.
Palestina Beteja Qendrore
Sejjid Nasrallah theksoi se Palestina është beteja qendrore në rajonin tonë, ndërsa ai përshëndeti guximin e popullit palestinez.
Rajoni është dëshmitar i lëvizjes aktive dhe popullore për të mbrojtur Xhaminë al-Aksa në atë që duket si një Intifadë e tretë, kështu iu drejtua kreu i rezistencës në natën e parë të ceremonive ashureve në Kompleksin Sejjid Shihada në periferi të Bejrutit të jugut (Dahiyeh).
Shkëlqesia e tij tha se populli palestinez edhe njëherë e befasoi botën duke përdorur një formë të re të rezistencës, duke iu referuar sulmeve të kryera kohët e fundit nga palestinezët kundër izraelitëve.
Në këtë kontekst, Sejjid Nasralla shprehu mbështetjen e plotë të Hizbullahut për popullin palestinez, duke bërë thirrje për një mbështetje të gjithë botës për këtë popull të guximshëm.
Populli palestinez nuk kanë zgjidhje, por rezistencë, ata janë udhëheqësit e kësaj beteje, le të vendosin formën e tyre të rezistencës.
Historiku i Shtypjes Saudite
Për rrëmujën në Mina, Sejjid Nasrallah sulmoi pakujdesinë e Arabisë Saudite gjatë sezonit të Haxhit të këtij viti. Shkëlqesia e tij tha se deri më tani numri i vërtetë i të vdekurve nuk është shpallur nga autoritetet saudite.
Ka me qindra të cilët ende nuk dihet ku janë. Të paktën ekziston një paaftësi saudite në trajtimin e Haxhit të këtij viti, tha Sejjid Nasrallah.
Lideri i rezistencës vuri në dukje se Rijadi ka qenë në mënyrë të vendosur dhe ka refuzuar që të marrë pjesë ndonjë shtet në hetiminin e rrëmujës në Mina, duke theksuar se pjesëmarrja në hetimin e tillë është një kërkesë nga çdo vend që shtetasit e të cilëve vdiqën në fatkeqësi.
Duke folur më tej në lidhje me incidentin, Sejjid Nasrallah tha se haxhinjt që u plagosën në këtë fatkeqësi ishin lënë për orë të tëra pa ndihmë, duke theksuar në këtë kontekst se autoritetet saudite kanë dështuar në trajtimin sezonin Haxhit për këtë vit.
Hirësia e Tij i kritikoi disa vende shtetasit e të cilëve kanë vdekur në këtë fatkeqësi , kurse ata kanë heshtur. Ndërkohë, ai vlerësoi trimërinë e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në Iran, Imam Sejjid Ali Hamenei i cili sulmoi sjelljen, paraqitjen e Arabisë Saudite gjatë sezonit të Haxhit.
Zëri i vetëm, një zë i lartë ndaj performancës së Arabisë ishte nga Imam Sejjid Ali Hameni.
Disa vende shtetasit e të cilëve vdiqën në Mina gjatë rrëmujëj, uruan Rijadin për (atë që e quajtën) kompetencat e tij në trajtimin Haxhit të këtij vitin, tha Sejjid Nasrallah.
Rijadi madje nuk ka kërkuar falje për fatkeqësinë, por ai ka lëshuar një deklaratë në të cilën ai përshëndetën menaxhimin e Haxhit për këtë vit.
Shkëlqesia e tij, Sejjid Nasrallah vuri në dukje se gjëja më e keqe është se njerëzit nuk mund të flasim në lidhje me fatkeqësinë.
Ata janë ngushtuar, janë në zor, ashtu si familja e Imam Husejnit, nuk mund të flasin asgjë, qajnë ose shprehin trishtim pas Qerbelasë.
Kjo tragjedi në vend të shenjtë, në muajin e shenjtë tregon më në fund mungesën e respektit të Arabisë Saudite ndaj muslimanëve dhe ritualeve të Islamit, tha Sejjid Nasrallah.
Tragjedia në Mina do të ketë ndikim të madh në këtë vend të shenjtë kundër popullit musliman. …kjo shtypje përfaqëson sundimin, ” deklaroi udhëheqësi i rezistencës.
Çështjet rajonale
Sejjid Nasrallah gjithashtu trajtoi shkurtimisht situatën në disa vende të tjera: Jemen, Siri dhe Bahrejn. Ai tha se një vit i ri vjen ndërsa agresioni SHBA-Arabia Saudite kundër Jemenit vazhdon si dhe lufta universale kundër Sirisë vazhdon.
Hirësia e Tij vlerësoi trimërinë dhe qëndrueshmëri e popullit Jemenit kundër agresionit Saudit.
Ai gjithashtu kritikoi shtypjen e kryer nga pushteti Al-Halifa-s kundër popullit të Bahrejnit në ishullin e Gjirit.
Në Liban, Sejjid Nasrallah tha se sektori publik po përjeton një gjendje të paralizuar , për shkake qëllim këqija sjellje e disa partive libaneze. Megjithatë, ai vuri në dukje se pavarësisht nga krizat e plehrave, ka ende dy avantazhe: situata e sigurisë në Liban, dhe dialogu kombëtar mes palëve libaneze.
Burimi: Al-Manar