Kosova

Traditë Islame e agjërimit në Matemit gjatë muajit Muharrem – në Rahovec

Muaji “Muharrem”, që shënon fillimin e vitit të ri Islam, në Rahovec është duke u agjëruar nga mijëra besimtarë mysliman si një traditë e kamotshme në historinë Islame.
___________________________________________________________________________

Të nderuar vëllezër besimtarë!
Muaji Muharrem është një muaj i bekuar. Ky është muaji i parë në kalendarin hixhrij dhe një nga muajt e shenjtë. Allahu xh.sh. e veçoi muajin Muharem me disa veçori, pasi është edhe muaji i parë i vitit hixhrij, Allahu xh.sh. e dalloi këtë  muaj duke e shpallur si muaj i shenjtë në të cilin është e ndaluar lufta, krahas me muajin Rexheb; Dhul-kade dhe Dhul-Hixhxhe.

Në këtë ditë ndodhi vrasja e nipit të të Dërguarit paqja qoftë mbi të, djalit të Aliut r.a. Imam Huseinin r.a., vrasje e cila ndodhi në Kerbela më 10 Muharrem të vitit 61 hixhrij. Pra, e kemi për obligim të dimë të vërtetat Islame, që mos i mohojmë ato që kanë bazë, e të praktikojmë ato që nuk kanë bazë fetare. Kjo vërehet shumë në mesin tonë.  Kjo ditë, na përkujton një ditë të dhimbshme që  ndodhi fatkeqësia e Kerbelasë e cila e tronditi te gjithë boten islame ku lanet Jezidi e martirizoj Hz Hyseinin me 72 pjesëtaret e familje se Profetit s.a.w.s Rahmeti mbi shehid Laneti mbi jezid

Muaji Muharrem ka ditën e Ashures, një ditë kjo e cila duke bërë lidhje të profetëve ndërmjet vete paraqet Islamin jo vetëm si një fe që përfaqëson të gjithë profetët por një fe pos së cilës nuk është shpallur kurrë fe tjetër.

Besimtarë të nderuar!

Muaji Muharrem shënon fillimin :
1.vitit të ri islam , 2. ngjarje qe ne krijimin e Ademit a.s dhe mundimet e profetëve,
3.marterizimi Nipit te profetit qe tronditi boten islame me një mbyllje te dhimbëshme.dhe ngrënia e Ashures si ushqim i përmotshëm    dhe porosia që do të përfitonim prej kësaj, do ishte përgatitja për Ahiret, ngase  “…sa herë që kalon një kohë, kalon edhe një pjesë e jotja”- thoshte Hasan Basriu. Sa njerëz që njohëm ishin me ne vitin e kaluar kurse fillimin e këtij viti nuk e pritën dot. Shkuan kurse me vete morën vetëm atë që punuan…