Sejjid Hassan Nasrallah: Vehabizmi, kërcënimi kryesor në regjion
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës të Libanit ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah e përshkruan Vehabizmin rrezikun kryesor në rajon.
Ne nuk duhet të anashkalojmë armikun tonë kryesor, domethënë regjimit sionist. Megjithatë, vehabizmi është rreziku kryesor në rajon, tha Sejjid Hassan Nasrallah në një takim me predikuesit të martën, duke theksuar se Arabia Saudite është fajtorja kryesor prapa mizorive në rajon.
Ai iu referua konflikteve rajonale dhe tha se Rijadi udhëheqë Daesh (ISIL-in), el-Kaidën dhe grupet terroriste në Jemen dhe gjetkë.
Ai shtoi se Rijadi është përgjegjës për vdekjen e të gjithëve, nga çdo fe që janë vrarë në Irak, sepse ka mbështetur grupet tekfiriste në Irak që nga viti 2003.
Sejjid Hassan Nasrallah më tej iu referua rrëmujës së fundit të haxhinjve gjatë Haxhit në Mina, afër Mekës, në Arabinë Saudite, duke thënë se keqmenaxhimi i Mbretërisë Saudite dhe dështimi i saj për të mësuar nga gabimet e kaluar, pas tragjedive.
Më 24 shtator 2015 , rreth 4.700 haxhinj vdiqën gjatë Haxhit, duke përfshirë të paktën 465 iranianë, vdiqën në një rrëmujë në Mina, pranë Mekës, pasi kryen ritualin e gjuajtjes simbolike me gurë, shejtanin, që është pjesë e Haxhit.
Gati dy javë më parë, më 11 shtator, një vinç masiv ndërtimi u rrëzua në Xhaminë e Madhe të Mekës, gjatë një stuhije, duke mbytur të paktën 107 persona dhe duke plagosur 201 të tjerë.
Burimi: IQNA News