Xhihadiste Thomas nga Anglia, mbyti të krishterë dhe kalli shumë kisha në Angli
Thomas Evans gjersa ishte i krishterë ai ishte një djalë i sjellshëm me shumë kulturë, mirëpo kur u bashku me disa musliman ekstremista , ai filloi të mbys të krishterë dhe të djeg shumë kisha dhe objekti adhurimit kishtarë – tha nëna e Thomasit. Thomasi e vendosi emrin e ri AbdulHakim, dhe e ndaloi vetes alkoolin dhe mishin e derrit.
Evans la shtëpinë e tij Buckinghamshire në vitin 2011 dhe u fut në radhët e grupit terrorist “Al Shabaab”, në Somali. Ai u bë i njohur si “Bisha me lëkurë të bardhë”. Ai u bë i pari ekstremist anglez i vrarë në Kenia.
Nëna e tij, Sally, 57 vjeç, thotë se vdekja e të birit e shkatërroi dhe e çliroi njëkohësisht. Ajo thotë se beson se “Thomas do të jetë duke u djegur në ferr”.
“Unë e respektova të drejtën e tij për të zgjedhur fenë myslimane, por ai nuk respektoi timen për të qenë laike. Shpesh ai na thoshte mua dhe djalit tjetër se ishim të destinuar për në ferr nëse nuk ktheheshim në myslimanë”, tregon Sally.
Në një tjetër bisedë telefonike me të birin, Sally debatoi për masakrën në qendrën tregtare në Kenia, ku u vranë 60 persona, sulm pas të cilit qëndronte grupi terrorist Al-Shabaab.