İran

Irani kërkon nga muslimanët lëvizje kulturore kundër terrorizmit

Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani dhe Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Rento Marsudi
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani dhe Ministrja e Jashtme e Indonezisë, Rento Marsudi

Irani dhe Indonezia mund të bashkëpunojnë për të zgjidhur problemet e rajonit dhe botës muslimane, tha presidenti Hassan Ruhani në një takim me Ministren e Jashtme të Indonezisë, Rento Marsudi. 

Në takimin e së mërkurën, Hassan Ruhani ka thënë se Indonezia është një vend i rëndësishëm në Botën  Islame dhe një mik shumë i vjetër i Republikës Islamike të Iranit.

Presidenti i Iranit, Hassan Ruhani  shtoi se në epokën post-sanksioneve, Irani-Indonezia mund të rritin lidhjet ekonomike dhe shpreson se këshilli i përbashkët për bashkëpunimi ekonomik do të ishte një hap efektiv drejt qëllimit.

Hassan Ruhani gjithashtu vuri në dukje se është e nevojshme që të hapë rrugën për investitorët e të dyja vendeve me projekte të përbashkëta ekonomike.  

Ai shtoi se Irani dhe Indonezia ndajnë pikëpamje të përbashkëta në lidhje me çështjet në Botën Islame, ndërsa sot, për fat të keq, disa vende islamike nuk janë në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Duke folur për rritjen e terrorizmit, Hassan Ruhani theksoi se zgjerimi i grupeve terroriste kërkon që shtetet myslimane që të bashkëpunojnë ngushtë që vazhdimi i një situatë të tillë do të rrezikonte gjendjen e Botës Islame.

Një veprim i madh kulturor është i nevojshëm në të gjitha vendet islamike për të çrrënjosur terrorizmin, theksoi kryetari, Hassan Ruhani.

Ai gjithashtu bëri thirrje për zhvillimin e lidhjeve në fushën akademike dhe shkencore.

Ministrja e Jashtme e Indonezisë, nga ana e saj, ka thënë se vendi i saj kërkon zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e tregtisë, ekonomisë dhe të investimeve.

Rento Marsudi vuri në dukje se, sot, të gjitha shtetet muslimane duhet të ruajnë Islamin si një fe e mëshirës për botën dhe për të promovuar moderimin  dhe tolerancën dhe dhe shtoi se Indonezia ka bërë thirrje gjithmonë për të zgjidhur problemet përmes zgjidhjeve politike e diplomatike dhe ka mbështetur risitë e Iranit që i paraqiti në WAVE ( Bota Kundër Ekstremizmit dhe Dhunës në rezolutë të OKB-së.

Ministrja e Jashtme e Indonezisë mbërriti në Teheran mërkurën në mëngjes, e shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Minerale, Sudirman Said dhe përfaqësuesit i Kryetarit të Indonezisë  në Lindjen e Mesme dhe Kryetar i OIL Co, Dwi Soetjipto. 

Burimi: Mehr News Agence