Garat Kur’anore në Tel Aviv kanë për qëllim për të rekrutuar spiunë
Një faqe interneti e lajmeve egjiptiane tha se regjimi sionist ka planifikuar Gara Kur’anore dhe për Islamin dhe me këto organizime ka për qëllim të rekrutojë spiunë për Tel Aviv-in.
Faqja e internetit al-Yawm al-Sabi tha se duke organizuar garat, regjimi sionist kërkon për të gjetur agjentë për agjencitë e tij të spiunazhit nga mesi i arabëve që jetojnë në zonën Arabe 48, e cila u pushtua nga sionistët në vitin 1948.
Në fillim të javës, një radio në gjuhën arabe që i përket regjimit sionist tha se ka në plan të mbajë një Garë për Kur'anin dhe Islamin.
Radio Zëri i Izraelit tha se Garat Kur’anore dhe do të ketë pyetje rreth Kur’anit, haditheve të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), historisë Islame dhe civilizimit arab, raportoi al-Bawaba news.
Garat Kur’anore janë planifikuar të mbahen të enjten, më 8 tetor 2015, në Akko (Acre) në Palestinën e pushtuar.
Ministria e arsimit e regjimit sionist, ministria e brendshme dhe ministria për çështje fetare do të bashkëpunojnë në organizimin e Garave Kur’anore.
Kjo është hera e parë që regjimi sionist planifikon të organizojë një garë të të tillë që nga 1948 kur u pushtuan tokat palestineze.
Burimi: IQNA News