Izrael

Dy Kolonë Izraelitë Terroristë Vranë Një Grua Palestineze

“Sipas të përditshmes libaneze “Manar” (Shkëlqimi) në ditën e djeshme, dy kolonë izraelitë terroristë, vranë një grua palestineze, pasi u orvatën që t’i hiqnin me dhunë mbulesën islame, në kryeqytetin palestinez të Kudsit Sherif”.

“Burime të brendshme të lajmeve palestineze thanë se, në çastin kur dy kolonët izraelitë terroristë, u orvatën që t’i hiqnin me dhunë mbulesën islame gruas palestineze, kjo e fundit në orvatje e sipër për të mbrojtur vetveten, synoi që t’i ngulte thikën njërit nga ta, por koloni tjetër e qëlloi menjëherë nga një largësi e afërt”.

“Dëshmitarët okularë shprehën se, gruaja palestineze ishte drejtuar në Xhaminë Aksa, para se të sulmohej nga dy kolonët izraelitë terroristë”.

“Është interesant fakti se, asnjë nga masmediat izraelite, nuk e përmendi faktin se, ishte pikërisht gruaja palestineze,ajo që u sulmua e para nga kolonët izraelitë”.

“Sipas kronikës së lajmeve të stacionit izraelit 10, ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të vendit të Dyerve të Luanëve, në Qytetin e Vjetër tëKudsit Sherif, ndërsa njëri nga dhunuesit izraelitë, pësoi lëndime të lehta”.

“Menjëherë pas kësaj vrasjeje, tensionet mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite, u rritën ndjeshëm në kryeqytetin palestinez të Kudsit Sherif dhe në trojet palestineze të Çisjordanisë, si pasojë e masave të rrepta kufizuese të marra nga ushtria izraelite, gjatë javëve të fundit, me synimin e ndalimit të hyrjes së palestinezëve, në XhaminëAksa, Xhamisë së Tretë më të Shenjtë në Islam”.

“Nga përleshjet e dhunshme mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite,gjatë javëve të fundit, në trojet palestineze të Çisjordanisë, u plagosën 230 palestinezë, 90 nga të cilët janë seriozisht në rrezik jete”.



Burimi: Al Manar