Amerike

SHBA-të nuk do të na diktojnë raportet tona me Moskën

Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker ka kritikuar qëndrimin e kryetarit amerikan Barack Obama i cili e ka quajtur Rusinë
“fuqi rajonale”. Junckeri ka porosit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të diktojnë Bashkimit Evropian se si të sillen përball Rusisë dhe vlerësoi se është e nevojshme zvogëlimi i tensioneve në mes Brukselit dhe Moskës.
“Rusinë duhet trajtuar në mënyrë të përshtatshme. Rusët janë popull krenar, të cilin nuk duhet mënjanuar, pasi që ata shpejt mund të na përkujtojnë  prezencën e tyre”, konsideron Junckeri. Sipas këndvështrimit të kryetarit të Komisionit Evropian Jean Claude Junckeri, avancimi i marrëdhënieve me Rusinë nuk është e pëlqyeshme, por është e nevojshme.”Duhet përpjekur për vendosjen e marrëdhënieve pragmatike. Kjo nuk është punë e mire, por është e nevojshme të kryhet. Kështu më tutje nuk mund të vazhdojë”, vlerësoi Junckeri, ndërsa e përcjellën me vëmendje të shtuar. portalet analitike.
Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Junckeri konsideron se me Moskën nuk është e mundur të arrihet akordimi i plotë, por duhet  vihet te baza e arsyeshme për zhvillim të mëtutjeshëm. Gjatë kësaj, vlerëson Junckeri, edhe Rusia duhet të ndryshojë, pasi që nuk mund të sillet ashtu sikurse është sjell në Krime dhe Ukrainën Lindore.
Sekretari gjeneral i NATO-së Jens Stoltenberg të enjten e ka paralajmëruar se Rusia është duke testuar  armatimin e saj më bashkëkohor në Siri, duke shfrytëzuar angazhimin e saj të madh në këtë shtet të Lindjes së Afërt. Para ca kohësh kryetari amerikan Barack Obama ka deklaruar se vendimi i Rusisë që në Siri të dërgojë staf ushtarak dhe pajisje ushtarake paraqet strategjinë e cila është e dënuar në dështimin e saj.

Burimi: Al Jazeera