Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Nëntë

“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.

“Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

“Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtënëntë, me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”. E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar të ftuarin tonë, zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mirë se erdhët zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

“I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.

“Prezantuesi: “Zoti Hajdari, me sa duket ju keni bërë përgatitje të hollësishme, që në hyrje të programittonë. Pra ju jeni i gatshëm që ta sqaroni, versionet e ndyshme tëHadithit Thekalejnose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara)?!”

“I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e AllahutGjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) si dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim dua të sqaroj se, në programet tona paraardhëse,unë iu kam përgjigjur shpesh herë kësaj pyetjeje. Më pas kemi sqaruar se pseudodijetarët, oratorët, hatibët, imamët, myftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnëtë dobët,formën e versionit tëvërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”.

“Fillimisht dua të sqaroj një çështje thelbësore. Arsyeja se përse ne po zgjatemi kaq shumë, mbi çështjen e sqarimit të rëndësisë së madhe, që zotëron forma e versionit të vërtetë e Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”,është se ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kenë shumë të qartë se, ne nuk nënkuptojmë se Sunneti i të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Përkundrazi ne besojmë se Sunneti i të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) është komentuesi i parë i Kur’anit Famëlartë. Ajetët kuranorë që do të përmendim më poshtë e mbështesin këtë besim. Në ajetin 7 të Sures Hashr thuhet: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon largohuni”, ndërsa në ajetin 44 të Sures Nahl thuhet: “Ne dhe përpara teje dërguam të dërguar, me argumentë dhe libra të shenjtë. Ndërsa ty, të zbritëm Kur’anin që t’ua sqarosh njerëzve, atë që të zbriti ty, me synimin se do ta kuptojnë”.

“Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si shpjegohet tërëkjo këmbëngulje mbi çështjen nëse forma e vërtetë e versionit të Hadithit Thekalejn është “Libri i Allahut dhe Sunneti im” ose “Libri i Allahut dhe Farefisi im?!” Para së gjithash, ne duhet të kemi si parim qëndrimin tonë të drejtë, ndaj hadithëve të të dërguarit tonë Muhammedit (s.a.u.s.). Ndërgjegjia dhe përgjegjësia e dijeve fetare, intelektuale dhe morale, duhet të jenë fenerët ndriçues dhe udhëheqës drejt synimit tonë, atë të sqarimit dhe të përcjelljes në mënyrë të drejtë të hadithëve të Muhammedit (s.a.u.s.). Nëse Muhammedi (s.a.u.s.) në çdo rrethanë dhe në çdo mjedis ka thënë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”,theksojmë se askush nuk ka të drejtë, që të zëvendësojë këtë hadith me asnjë hadith tjetër. Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, tanimë e kanë shumë të qartë tri burimet e përmendura në programin tonë paraardhës, në të cilat kalon forma e versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Më tej sqaruam se burimi i parë, ku kalon kjo formë e versionit të Hadithit Thekalejn është vepra me titull: “Temhidu Lima fi’l-Muattai Mine’l-Meani ue’l-Esanidi” (Sqarimi i Lehtësimit të Kuptimeve dhe të Zinxhirëve) e Imam Hafidh Ibn Abdullberr Endulusiut. Më pas shpjeguam se burimi i dytë, ku kalon kjo formë e versionit të Hadithit Thekalejn është vepra me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve) e Hafidh Ibn Haxher Askalaniut. Ndërsa në fund cituam se burimi i tretë tretë ku kalon ky version i Hadithit Thekalejn,është vepra me titull: “Silsiletu Ehadithi fi’d-Daueti ue’t-Teuxhihi, Hadithu Teraktu Fikum Emrejni” (Zinxhiri i Transmetimit të Hadithëve të Thirrjes dhe Këndvështrimit, “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Urdhëra të Paçmuara) e Doktor Falih Ibn Muhammed Ibn Falih Sagiriut. Pastaj nënvizuam faktin se dijetarët janë të njëzëri mbi faktin se, zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i dobët, i lënë dhe i dërguar, sepse në të tria burimet transmetuesit e tij janë gënjështarë dhe mashtrues të mëdhenj. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si shpjegohet tërë kjo filozofi e këmbënguljes mbi formën e vërtetë të versionit të Hadithit Thekalejn “Libri i Allahut dhe Farefisi im?!”

“Përgjigjia e kësaj pyetjeje është: “Muhammedi (s.a.u.s.) nënkupton: “Udha që të çon tek Sunneti im, kalon nëpërmjet Farefisit tim”. E thënë ndryshe udha e vetme, e cila do t’iu çojë tek Sunneti im, kalon vetëm nëpërmjet Farefisit tim, pra duke hyrë nga dera e dijes së fesë islame, e cila është prijësi i katërt i besimtarëve muslimanë dhe djali i xhaxhait të Muhammedit (s.a.u.s.) Aliu (a.s.). Në dashtë Allahu (xh.sh.) në programet tona pasardhëse, kur ta sqarojmë në mënyrën më të hollësishme, atëherë të tëra pyetjet do të marrin përgjigjen përkatëse. Ne nuk jemi kundër formës së versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, por jemi të besimit se udha e vetme e vërtetë mësimit të Sunnetit, kalon vetëm nëpërmjet Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.)”.

“Si rrjedhojë shprehim zhgënjimin tonë të thellë ndaj këtyre pseudodijetarëve, të cilët kanë mbushur ekranët e stacionëve televizivë, që kur këmbëngulin kaq verbërisht duke përsëritur pa pushim, formën e versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” të paktën të përmendin qoftë një herë të vetme dhe formën tjetër të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Synimi thelbësor i yni është zbulimi i fytyrës së vërtetë së këtyre pseudodijetarëve, të cilët këmbëngulin vetëm në formën e versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” ndërsa formën tjetër të tij: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” e shohin si një mundësi jo të vërtetë duke gënjyer dhe mashtruar njerëzit mbi këtë çështje”.

“Por fillimisht le të sqarojmë qëllimin e çështjes sonë. Pohoj me bindje të plotë se tanimë ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar se burimi i parë në të cilin kalon ky hadith, është transmetuar nga Salih Ibn Musa Talhiu, për të cilin sqaruam se është një transmetues i dobët dhe se ekspertët e hadithit (muhaddithët) janë të njëzëri se hadithët e tij janë të dobëta, të lëna dhe të mohuara”. (1)

“Një hadith i cili është cilësuar si një hadith i mohuar, nga Imam Buhariu nuk mund të përdoret kurrë si argument vetjak. Për më tepër dijetari musliman shqiptar Shuajb Arnauti në një vend tjetër të veprës thotë: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i dobët, sepse në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi gjendet Salih Ibn Musa Talhiu”. (2)

“Natyrisht në këtë version të tretë, të Hadithit Thekalejn nuk kalon forma: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, por kalon forma: “Libri i Allahut dhe Fareisi im”. (3)

“Duke u mbështetur në sqarimet e sipërcituara arrijmë në përfundimin se, burimi i parë i hadithit është i dobët, i lënë dhe i mohuar, kështu që nuk mund të përdoret si argument. Ndërsa në burimin e dytë të kësaj forme të Hadithit Thekalejn, ndodhet Kethir Ibn Abdullahu, të cilën e kemi përkufizuar si “makineri gënjeshtrash”. Pra as ky hadith nuk mund të përdoret si argument, sepse është transmetuar nga një gënjeshtar dhe mashtrues i madh. Unë jam i mendimit se, asnjë njeri i mençur dhe i zgjuar, nuk do t’i besonte këtij hadithi”.

“Imam Maliku shpreh: “Ky hadith i kësaj forme të versionit të Hadithit Thekalejn është një hadith i dërguar. Ndërsa Ebu Umer Ibn Abdulberri citon: “Në burimin e parë të kësaj forme të Hadithit Thekalejn, ndodhet Salih Ibn Musa Talhiu, të cilin e kemi cilësuar si një gënjeshtar, ndërsa në burimin e dytë ndodhet Kethir Ibn Abdullahu, të cilën e kemi përkufizuar si “makineri gënjeshtrash”, kështu që ky hadith nuk mund të përdoret si argument”.

“Prezantuesi: “Vallë a gjendet ndonjë burim i tretë, i formës së Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im?”

“I ftuari: “Ne me lejen dhe dëshirën e Allahut (xh.xh.) do të orvatemi që t’i citojmë të tëra zinxhirët e transmetimeve, mbi burimet dhe versionet e Hadithit Thekalejn. Por hadithët të cilët nuk zotërojnë zinxhirë transmetimi, janë tërësisht pa vlerë. Për sa i përket hadithëve, të cilët zotërojnë zinxhirë transmetimi, ne orvatemi që brenda mundësive të dhëna, nga programi ynë dhe brenda kufinjve të durimit të dhuruar, nga ndjekësit tanë të nderuar, t’i përmendim të tëra burimet një për një. Si rrjedhojë, analistët, vërtetuesit, akademikët, intelektualët, hulumtuesit e së vërtetës kanë mundësinë e kuptimit e sa më të mirë të çështjes. Unë kam Allahun (s.u.t.) dëshmitar se, nuk kam për qëllim shndërrimin e një muslimani sunnit në një musliman shiit dhe anasjelltas dhe as rrëzimin e mendimeve të një muslimani shiit. Them se ky është qëllimi i të tjerëve. Qëllimi im parësor është nxjerrja e të vërtetës në dritë, sepse të tëra orvatjet tona janë në këtë drejtim. Të tëra orvatjet tona, kanë për synim hetimin e dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit dhe ndjekësve të tyre se, sa e mbështesin dhe çfarë qëndrimi kanë, mbi formën e versionit të vetëm të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Unë jam i mendimit dhe i synimit se fakti që ka rëndësi është se njerëzit duhet t’i dinë, t’i kuptojnë dhe të reagojnë ndaj akuzave dhe fajësimeve emeuiste të rreme dhe të paqëna, të llojit se dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit janë “njerëzit më gënjeshtarë” dhe janë “njerëzit më të paditur në botë”. Gjithashtu mbështes fuqishëm faktin se, ndjekësit dhe lexuesit tanë të nderuar, duhet të dinë të vërtetën mbi këta pseudodijetarë, të cilët kanë gënjyer, kanë mashtruar, kanë shtrembëruar dhe kanë fshehur shpalljen hyjnore të zbritur nga Allahu (a.u.xh.)”.

“Burimi i tretë, ku kalon forma e versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”është vepra me itull : “Sunenu’l-Kubra” (Përmbledhja e Sunneteve të Mëdha) e Imam Bejhakiut (viti i vdekjes 458 / viti 1065 sipas kalendarit gregorian). Ky i fundit në veprën e tij thotë: “Ebu Abdullah Hafidhi transmeton nga Ismail Ibn Muhammed Ibn Fadli Sharaniu, ky i fundit nga gjyshi i tij, ky i fundit nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, ky i fundit nga i ati i tij Ebu Uejsi, ky i fundit nga Theur Ibn Zejd Diliu, ky i fundit nga Ikrime Ibn Ebi Xhehli, ky i fundit nga Ibn Abbasi, ky i fundit nga Muhammedi (s.a.u.s.) se ka thënë, ose kur ishte duke mbajtur hutbe në Haxhin e Lamtumirës ka thënë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. (4)

“Tani dua që t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar në këtë pikë. Sipas këtij hadithi Muhammedi (s.a.u.s.) na paska thënë këtë hadith në Haxhin e Lamtumirës, por ne e dimë shumë mirë faktin se Muhammedi (s.a.u.s.) ka kryer vetëm njëherë Haxhin e Lamtumirës dhe jo pesë herë. Tani jam mëse i bindur se ndjekësit tanë të nderuar, e kanë shumë të qartë faktin se në programet tona paradhëse, e kemi sqaruar nëmënyrë të hollësishme faktin se Muhammedi (s.a.u.s.) në Haxhin e Lamtumirës e ka transmetuar në mënyrë të pandërprerë, formën e versionit të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Si rrjedhojë citojmë se të dyja versionet e Hadithit Thekalejn si forma: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” ashtu edhe forma “Libri i Allahut dhe Farefisi im” janë të dyja të vërteta dhe shtojmë se nuk ka asnjë pengesë që t’i përdorim të dyja këto forma. Por këtu ka diçka që nuk shkon, sepse në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili e ka transmetuar këtë hadith nga i ati i tij Ebu Uejsi dhe që zgjatet deri tek Ibn Abbasi, djali i xhaxhit i Muhammedit (s.a.u.s.)”.

“Për të vërtetuar dobësinë e këtij hadithi, është mëse e mjaftueshme sqarimi i gjendjes së përkthyer të Ismail Ibn Ebi Uejsit. Për t’ua bërë sa më të qartë dobësinë e këtij hadithi ndjekësve tanë të nderuar, do t’i referohemi veprës me titull: “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës) e Hafidh Dhehebiut. Ky i fundit sqaron: “Ismail Ibn Ebi Uejsi është një transmetues i dobët”.

“Imam Nesaiu shpjegon: “Ismail Ibn Ebi Uejsi është një transmetues i dobët”. 

“Bashkëkohësi i Muhamedit (s.a.u.s.) Ibn Adiu sqaron: “Ahmed Ibn Ebi Jahja thotë se ka dëgjuar Ibn Mainin duke cituar: “Ismail Ibn Ebi Uejsi dhe i ati Ebu Uejsi ishin “Sirkatu’l-Hadithi” (Vjedhës të Hadithëve)”. (5)

“Ndërsa Dulabiu në veprën e tij me titull: “Duafa” (Dobësitë)thekson se ka dëgjuar Nadir Ibn Seleme Merueziun duke cituar: “Ismail Ibn Ebi Uejsi është një transmetues i dobët dhe një gënjeshtar i madh”. (6)

“Burimi i dytë, të cilit do t’i referohemi për të sqaruar gjendjen e përkthyer, të Ismail Ibn Ebi Uejsit është vepra me titull: “Kitabu’d-Duafa” (Libri i Dobësive) e Ebu Xhafer Ukajlit (viti i vdekjes 332 sipas hixhretit / 943 sipas kalendarit gregorian). Ky i fundit citon se kam dëgjuar Usame Ebu Dahhak Ibn Mainin duke thënë se: “Ismail Ibn Ebi Uejsi nuk vlen asnjë qindarkë dhe se nuk mund të shënohet hadith nga ai”. (7)

“Pohojmë se, vlerësimi i dijetarëve mbi Ismail Ibn Ebi Uejsin është i njëzëri, kur thonë se Ismail Ibn Ebi Uejsi është një gënjeshtar i madh, i cili nuk vlen asnjë qindarkë dhe se nuk mund të shënohet hadith nga ai”.

“Për më tepër shtojmë se, nuk është e mjaftueshme për një dijetar që ka një synim të tillë, që t’ia rrëfejë versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn disa studentëve të tij, por ai duhet të dalur hapur në publik dhe të shpallë me zë të lartë këtë version. Si rrjedhojë shtojmë se nëse gabimin e tij, e ka kryer në “Mesxhidu’l-Harami” (Xhaminë e Pastruar Nga Mëkatet Në Mekkën e Nderuar) ose në “Mesxhidu’n-Nebeui” (Xhaminë e të Dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) Në Medinën e Ndriçuar), atëherë duhet të shkojë në këtë xhami dhe t’u drejtohet besimtarëve muslimanë në këtë mënyrë: “O muslimanë! Unë më përpara ju kam thënë se forma e vërtetë e versionit të Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, por dijeni mirë se forma e vërtetë e këtij hadithi është vetëm: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Aktorët e mirëfilltë, pseudodijetarët, imamët, muftitë dhe thirrësit, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, duhet t’ua bëjnë të qartë ndjekësve të tyre se, si qëndron e vërteta mbi formën e vërtetë të versionit të këtij hadithi dhe të kërkojnë fajle publike”.

“Lërmëni që t’iu rikujtoj se, ne e kemi kryer detyrën tonë duke e diskutuar këtë çështje, me dijetarët e mëdhenj dhe jo me aktorët e mirëfilltë, që mbushin ekranët e stacionëve televizivë. Ne nuk e ulim veten në nivelin e tyre, sepse gjithçka që zotërojnë këta të fundit janë thjesht disa regjistrime kompjuterike, të cilat nuk dihen se zërat e kujt janë dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë si argumentë fetare. Nëse edhe ne i kundërpërgjigjemi këtyre aktorëve të mirëfilltë sipas stilit të tyre të ndyrë, atëherë Allahu (xh.sh.) na ruajttë mund të arrijmë në përfundime të gabuara dhe fatkeqe sikur Allahu (xh.xh.) nuk ka zbritur asnjë argument. Ne u bëjmë thirrje këtyre njerëzve, që nëse me të vërtetë synojnë që të zbulojnë ndonjë argument fetar, atëherë duhet të ndjekin patjetër metodën tonë shkencore. Në ditët e sotme shumë vëllezër vijnë të çuditur, më takojnë dhe më pas më shtrojnë pyetjen: “Zotëri përse nuk i përgjigjeni pyetjeve të shtruara të këtyre aktorëve të mirëfilltë?!” Betohem në Allahun (s.u.t.) se nëse do të kisha takuar njerëztë cilët zbatojnë metodën tonë shkencore, atëherë do të kisha zhvilluar debate shkencore të kësaj natyre me ta, por fatkqësisht deri më tani nuk kam takuar asnjë njeri, i cili iavlen që t’i përmendet emri. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Nëse ju nuk i dini se cilat janë burimet e mia, vallë si do të mund të zhvilloni një debat shkencor me mua?!” Përgjigja është shumë e thjeshtë: “Një njeri i cili nuk mund të dallojë një hadith të vërtetë nga një hadith i dobët, vallë si ka mundësi që të debatojë me mua?!” Ne mund të debatojmë vetëm me dijetarë të vërtetë, të cilët njohin mirë kelamin (apologjetikën), fikhun (jurisprudencën), hadithin (thëniet e Muhammedit (s.a.u.s.)), muhaddithët (ekspertët e fushës së hadithit) dhe xherhun (leksikografinë). Pra ne nuk mund të debatojmë me këta pseudodijetarë, sepse gjithçka që zotërojnë këta të fundit janë thjesht disa regjistrime kompjuterike, të cilat nuk dihen se zërat e kujt janë dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë si argumentë fetare. Tani dua t’i drejtoj një pyetje dijetarëve, të cilët jetojnë në Mbretërinë e Arabisë Saudite: “Ju të cilët jetoni në këto troje, jeni të mendimit se të tërë sauditët kanë të drejtë, që të shprehin mendimin e tyre mbi një çështje, ose vetëm kanë dijetarët e mëdhenj kanë të drejtë që të shprehin mendimin e tyre mbi një çështje të caktuar fetare?!”

“Tani dua që t’iu rikujtoj ndjekësve tanë të nderuarfaktin se, ky mendim është përvetësuar në Universitetin 1000 vjeçar të Ez’herit (Luleve) në kryeqytetin egjiptian të Kairos, është përvetësuar në kryeqytetin marokian të Rabatit, gjithashtu është përvetësuar dhe në Shkollën e Ehli Bejtit, sepse me të vërtetë këta janë qendra të mëdha të dijes dhe metodës shkencore në botën muslimane. Tani e ndjejmë të nevojshme që të ripërsërisim faktin se, këto janë kriteret dhe normat të cilat duhet të plotësojë një dijetar, i cili dëshiron që tëdebatojë me ne. Dua t’iu bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar dhe dijetarëve, të cilët duan që të zhvillojnë një debat shkencor me ne, që para nisjes së këtij debati duhet të lexojnë të paktën dhjetë ose njëzet vepra të fikhut (jurisprudencës), të muhaddithëve (ekspertëve të fushës së hadithit), të isnadit (zinxhirit të transmetimit), të kelamit (apolegjetikës) të dijetarërve të Shkollës së Ehli Bejtit”.

“Ashtu siç jemi duke i vlerësuar çështjet sipas kritereve të Shkollës së Ehli Sunnetit dhe Xhematit, i bëjmë thirrje këtyre dijetarëve, të cilët i vlerësojnë çështjet sipas kritereve fetare emeuiste, që t’i vlerësojnë çështjet në mënyrë objektive dhe pa epshe dhe pasione të zjarrta. Tani po më dëgjoni kur them se “Ibn Haxher Askalani dhe Imam Dhehebiu kanë prirje fetare emeuiste” ndërsa “Imam Nesaiu nuk ka prirje fetare emeusite”. Ju duhet t’i njihni mirë se cilët janë besimtarët muslimanë, të cilët u përkasin së Shkollës së Ehli Bejtit dhe vëllezërit muslimanë të tjerë të cilët u përkasin shkollave të tjera muslimane. Ne jemi të mendimit se nuk është aspak etike se një njeri me një identitet të panjohur, nuk mund të hedhë baltë dhe të shpifë, duke thënë majtas dhe djathtas se muslimanët shiitë thonë kështu, ose thonë ashtu. Një njeri i tillë, i cili sillet në këtë mënyrë kaq të ulët ose është i paditur, ose është dallkauk, ose është thashethemexhi, ose është një mashtrues ordiner, i cili orvatet që të gëbjejë popullin. Lërmëni që t’i sfidoj këta pseudodijetarë, duke i grishur që të vijnë dhe të debatojnë me ne dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, sepse ne zotërojmë përgjigjet për të tëra pyetjet dhe dyshimet tuaja. Por nëse rrëmbeheni nga euforia e epsheve dhe pasioneve tuaja, atëherë duhet të dini se qëndrimi juaj është tërëisht i paafët he i dështuar. I tërë falenderimi takon Allahut (a.u.xh.) që në ditët e sotmetakojmë dhe debatojmë me disa njerëz, të cilët kanë lexuar disa faqe librash dhe kanë dëgjuar disa gjëra rastësisht”.

“Në veprën e tj me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve) Hafidh Ibn Haxher Askalani thotë: “Ismail Ibn Ebi Uejsi, është një transmetues i dobët dhe një gënjeshtar i madh” dhe “Ismail Ibn Ebi Uejsi nuk vlen asnjë qindarkë dhe se nuk mund të shënohet hadith nga ai”. (8)

“Lërmëni t’iu rikujtoj se, duhet t’i kuptoni mirë fjalët e dijetar Lalekait, sepse ndonëse ata mund të krijojnë përshtypjen se Ismail Ibn Ebi Uejsi, është një transmetues i besueshëm, nuk nënkuptojnë këtë gjë. Lalekai ndonëse pranon se hadithi i Ismail Ibn Uejsit është i lënë, shton se vendimi i Imam Nesaiut është shumë i rëndë. Në dashtë Allahu (xh.sh.) do ta sqarojmë më vonë arsyen e këmbënguljes së Imam Nesaiut në lënien e hadithit të Ismail IbnEbi Uejsit”. (9)

“Më tej vijon duke thënë: “Ibn Ebi Hejthemi transmeton nga sundimtari i shtetit jemenas Abdullah Ibn Ubejd Abbasiu: “Ismail Ibn Ebi Uejsi, i kishte marrë një veshje një tregtari në formën e mitmarrjes, e cila kushtonte 20 dinarë. Më pas ia kishte shitur këtë veshje, sundimtarit të shtetit jemenas për 150 dinarë”. (10)

“Madje dhe nëse do të mënjanonim ndërgjegjien dhe përgjegjësitë fetare, duke u mbështetur në identitein dhe sjelljen e Ismail Ibn Uejsit, arrijmë në përfundimin se ky njeri është një gënjeshtar dhe mashtrues i madh”.

“Në veprën e tij me titull: “Muhala” (Zgjidhja) Ibn Hazmi thotë: “Ebu Feth Ezdiu tregon se Sejf Ibn Muhammedi më ka treguar se, Ismail Ibn Ebi Uejsi është një shpikës i hadithëve”. Më pas dijetar Ibn Hazmi vijon duke thënë: “Ebu Hasan Darekutniu tha se Muhammed Ibn Musa Hashimiu, i cili është njëri nga dymbëdhjetë imamët tregon: “Imam Nesaiu fshihte disa lajme të veçanta, nga i biri i tij, por m’i rrëfente mua”. Ebu Abdurrahmani citoi se Seleme Ibn Shebibiu pyetjes: “Vallë cila është arseyja se Imam Nesaiu, ngurron që të transmetojë hadithët e Ismail Ibn Ebi Uejsit?!” iu përgjigj: “Unë për të mësuar këtë arsye, kam qëndruar një lohë të gjatë me të dhe me rrethin e tij”. Më në fund Seleme Ibn Shebibiu rrëfeu: “Dëgjova Ismail Ibn Uejsin të shprehet: “Unë shpikja një hadith, në rastet kur banorët e Medinës së Ndriçuar kishin mosmarrëveshje”. (11)

“Pra Muhammed Ibn Musa Hashimiu, i cili është njëri nga dymbëdhjetë imamët, gëzonte nje vend shumë të respektuar në zemrën e Imam Nesaiut, deri në atë nivel sa ky i fundit i rrëfente disa lajme të veçanta, të cilat i fshihte nga i biri i tij. Si rrjedhojë pohojmë se, Ismail Ibn Ebi Uejsi ishte një gënjeshtar, mashtrues, një shpikës i hadithëve dhe një tregtar matrapaz. Ja pra cili është transmetuesi i formës së versionit të rremë të Hadithit Thekalejn “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, i cili përdoret gjërësisht dhe me zell nga pseudodijetarët që zotërojnë një botëkuptim emeuist në vazë, hutbe, fjalime fetare, në xhami dhe nga aktorët e mirëfilltë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë. Unë kam kryer vlerësimet e mia mbi këtë të formë të Hadithit Thekalejn, me dijetarët e vërtetë të Shkolës së Ehli Sunnetit dhe Xhematit dhe ata e kanë pranuar një fakt të tillë, ndërsa pseudodijetarët që zotërojnë një botëkuptim emeuist këmbëngulin se, jo vetëm që kjo formë e vesionit të Hadithit Thekalejn është e vërtetë, por kjo është dhe forma e vetëm e vërtetë e tij. Unë ndihem shumë i qetë me ndërgjegjien time dhe i sigurtë në vetvete, prandaj askush nuk ka të drejtë që të më thotë: “Zotëri, vallë përse i keni poshtëruar kaq keq këta pseudodijetarë emeuistë?!”

“Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen në veprën me titull: “Munteka Min Fetaua Fadile” (Sqarimi i Miratimeve të Nderuara)e dijetarit bashkëkohor sunnit Shejh Salih Fezuanit, i cili është njëri nga anëtarët e “Komisonit të Dijetarëve të Mëdhenj” të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Shejh Salih Feuzani në veprën e tij shtron pyetjen: “Cila është arsyeja e prapambetjes së muslimanëve në ruzullin tokësor dhe si mund të kapërcejnë këtë prapambetje?!” Më tejai vijon: “Kur muslimanët, do të arrijnë që t’i kapërcejnë të tërë këta probleme...” Shejh Salih Feuzani citon se zgjidhja e vetme për tërë këta probleme, është rikthimi muslimanëve tek praktikat e Muhammedit (s.a.u.s.) pra në zbatimin e formës së versionit të Hadithit Thekalejn: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. (12)

“Ja pra ky është niveli i ndërgjegjies dhe përgjegjësisë fetare të një dijetari sunnit, i cili është njëri nga anëtarët e “Komisonit të Dijetarëve të Mëdhenj” të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ne e kemi sqaruar shumë bukur më lart se, në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi gjendet Salih Ibn Musai dhe Ismail Ibn Ebi Uejsi, të cilët janë gënjeshtarë dhe mashtrues të mëdhenj. Përballë këtij fakti të pamohueshëm ky dijetar kishtetri mundësi veprimi, ose ky dijetar e dinte se forma e versioni të thadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im” është e vërtetë, por e ka fshehur këtë hadith. Në këtë rast ai po sillet si dijetarët çifutë, të cilët kundërshtojnë ajetin 159 të Sures Bekare: “Me të vërtetë, ata që fshehin argumentët tonë të qartë, që i kemi shpallur Ne, dhe orientimin e drejtë, pasi ua kemi treguar njerëzve në Librin (në Teuratin), ata i mallkon edhe Allahu edhe ata të cilët janë aftë të mallkojnë”. Duke u nisur nga kjo themi se ky dijetar meriton ndëshkimin e Allahut (xh.xh.). Por në rast se ky dijetar e di të vërtetën mbi këtë hadith, por qëllimisht e fsheh atë atëherë është një gënjeshtar, sipas hadithit të Muhammedit (s.a.u.s.) “Ai i cili qëllimisht transmeton një hadith të shpikur, duke e ditur se transmetuesi i tij është është gënjeshtar edhe vetë ai është një gënjeshtar”. Por në rast se ky dijetar e di se, zinxhiri i  transmetimit të këtij hadithi nuk është i vërtetë, por e qëllimisht e fsheh atë duke i mashtruar ndjekësit e tij, pra duke i thënë se ky hadith zotëron një zinxhir transmetimi të vëretë, atëherë ky dijetar ka probleme serioze... Por fakti më interesant dhe i çuditshëm është se ai vetë, e ka shnëuar këtë hadith dhe më pas ka cituar: “Dijetar Hakim Nishaburiu e ka shënuar këtë hadith në veprën e tij me titull: “Mustedreku” (Perceptimi) dhe Imam Maliku në veprën e tij “Muatta” (Lehtësimi)”. (13)

“Në zinxhirin e transmetimit të Ebu Hurejres gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një gënjeshtar i madh, i cili ka transmetuar hadithë të dobët dhe të lënë, ndërsa transmetimit të Imam Malikut, i mungon tërësisht zinxhiri i transmetimit dhe si rrjedhojë është një transmetim i dërguar”.

“Prezantuesi: “Vallë përse Shejh Salih Feuzani, nuk e përmend formën e versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im?!”

“I ftuari: “Lërmëni t’iu rikujtoj se mbi njëzet bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) kanë transmetuar në mënyrë të pashkëputur, versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Ja pra kjo është ndërgjegjia dhe përgjegjësia e dijeve fetare, me të cilat këta dijetarë i ftojnë muslimanët sunnitë të besojnë.Këta pseudodijetarë, në njërën anë krenohen dhe mburren se, veprojnë duke u mbështetur në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë e dijeve fetare, ndërsa në anën tjetër akuzojnë analistët, apologjetët, dijetarët, juristët, muhaddithët, komentuesit e Shkollës së Ehli Bejtit, si njerëzit më gënjeshtarë dhe më të paditur. Por natyrshëm lind pyetja retorike: “Cilët janë gënjeshtarët e vërtetë, dijetarët e sipërcituar ose ju që shpikni gënjeshtra?!”

“Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen në leximin e hadithit vijues, sepse ky i fundit do të shpalosë të vërtetën. Këtë hadith e transmeton Semure. Ky i fundit thotë se, e ka dëgjuar Muhammedin (s.a.u.s.) duke thënë: “Një transmetues, i cili ndonëse e di se transmetimi i tij është i rremë, por gjithsesi e transmeton është një gënjeshtar”.

“Ndërsa  në një vend tjetër të veprës shkruhet “Ue hue jura ennehu kedhibun” (Një transmetues, i cili ndonëse pandeh se transmetimi është i rremë, por gjithsesi e transmeton është një gënjeshtar”. Dijetari shqiptar Shuajb Arnauti shënon: “Ky hadith është i vërtetë sipas kushteve të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit”. (14)

“Tani nuk më mbetet asgjë tjetër për të shtuar. Po ua lë ndjekësve tanë të nderuar,gjykimin e këtyre pseudodijetarëve, sepse ata duhet të kuptojnë siç duhet, orvatjet e këtyre pseudodijetarëve mbi fenë dhe kulturën islame. Metoda e tyre nuk është e re, sepse kjo metodë ka nisur që të zbatohet, që në epokën e Muauijes. Metoda e fshehjes së të vërtetave, mbi Ehli Bejtin dhe Farefisin e Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) është zbatuar që në epokat e para të fesë islame. Në dashtë Allahu (s.u.t.) në programin tonë të mbrëmjes, së ditës së bekuar të premte me titull: “Mutaharatu fi’l-Akide” (Pastërtitë e Kredos Islame) do të sqarojmë në mënyrë të hollësishme, botëkuptim fetar emeuist, të cilin ka nisur ta zbatojë Muauija dhe vijon deri në ditët e sotme. Lërmëni t’i bëj të ditur se, ne nuk kemi për synim as akuzimin dhe as fajësimin, e muslimanëve të zakonshëm sauditë, por ne kemi për synim bëmat fatkeqe, të dijetarëve dhe juristëve uehhabistë. Këta të fundit, kanë lënë në errësirë të plotë të vërtetat, mbi këta Dy Porosi të Paçmuara, duke mos ua kumtuar”.

“Por tani le t’i rikthehemi sqarimeve, tëIbn Haxher Askalanit, i cili në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve) mbi Ismail Ibn Ebi Uejsin thotë se, ka dëgjuar Berkanin duke thënë: “Unë e pyeta Imam Darekutniun: “Cili ta tregoi këtë hadith, nga Muhammed Ibn Musai?!” Ueziri m’u përgjigj: “Unë e kam shkruar këtë hadith, nga libri i tij dhe ua kam lexuar këtë të fundit, hafidhit të madh Xhafer Ibn Hindhabes”. (15)

“Deri më tani, kemi shpjeguar në mënyrën më të bukur, zinxhirin e transmetimit të hadithit, të transmetuar nga Ismail Ibn Ebi Uejsi dhe babai i tij. Më pas kemi theksuar se, të dy këta trasmetues janë gënjeshtarë, mashtrues dhe mitmarrës”.

“Por tani hasim me një problem tjetër, sepse Ismail Ibn Ebi Uejsi është njëtransmetues, i cili ka transmetuar hadithë, në librat më të vërtetë të hadithëve, në Sahihun e Buhariut dhe Sahihun e Muslimit, të cilët cilësohen si librat më të vërtetë pas Kur’anit Famëlartë. Kjo është arsyeja kryesore se, përse shumëbesimtarë muslimanë, natyrshëm shtrojnë pyetjen duke u habitur: “Si ka mundësi që, në mesin e transmetuesve të Sahihajnëve, gjenden transmetues gënjeshtarë, mashtrues dhe mitmarrës si Ismail Ibn Ebi Uejsi?!” Synimi i vënies në pah të kësaj çështjeje, nga ana ime është vërtetimi i vërtetuesve të muhaddithëve.Ibn Haxher Askalani e ka shprehur qartësisht këtë problem”.

Ndonëse ky i fundit zotëron një botëkuptim emeuist, në fund të fundit ishte një dijetar që e dinte të vërtetën. Ai në veprën e tij me titull: “Hedju’s-Sarihi” (Udhëzimi i Qartë) citon: “Ndonëse Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, hadithët e transmetuar nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, i kanë përdorur si argumentë në Sahihajnët e tyre, nuk kanë shënuar shumë hadithë nga ai. Imam Buhariu, nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, ka shënuar vetëm dy hadithë, të cilët muhaddithët e tjerë nuk i kanë transmetuar”. (16)

“Nuk ka rëndësi fakti nëse, Imam Buhariu ose Imam Muslimi, kanë shënuar shumë ose pak hadithë nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, rëndësi ka fakti se, e kanë kryer këtë dukuri. Atëherë ashtu siç rrëzohet vetvetiu, aludimi i thënies se Sahihajnët, janë librat më të vërtetë pas Kur’anit Famëlartë, del në dritë dhe padija e thellë e ndërgjegjies dhe përgjegjësisë fetare, e këtyre pseudodijetarëve. Fjalia e fundit e paragrafit të lartpërmendur se, Imam Buhariu nuk ka shënuar shumë hadithë, nga Ismail Ibn Uejsi është domethënëse. Kjo nënkupton se Imam Buhariu, bën pjesë në kategorinë e transmetuesve, të cilët kanë transmetuar hadithë, nga transmetues gënjeshtarë, mashtrues dhe mitmarrës. Ne kemi shprehur më sipër se dhe Imam Nesaiu, ka theksuar se Ismail Ibn Ebi Uejsi, ka shpikur hadithë. Ndërsa Imam Muslimi, ka shënuar më pak hadithë, nga Ismail Ibn Ebi Uejsi se Imam Buhariu. Për shembull nëse Imam Buhariu, ka shënuar 20 hadithë, nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, Imam Muslimi ka shënuar 15 hadithë ose më pak. Si rrjedhojë, nuk mund të kuptoj aludimin e këtyre pseudodijetarëve se Sahihajnët, janë librat më të vërtetë pas Kur’anit Famëlartë?! Ndonëse kemi argumentuar se, diçka e tillë nuk është e vërtetë, këta pseudodijetarë uehhabistë, ende vijojnë t’i besojnë këtij aludimi. Por ata gjithsesi janë orvatur, me të tëra rrugët dhe mënyrat mbi moskrijimin e hapësirave, mbi lindjen e dyshimeve dhe ngurrimin, mbi Sahihajnët”.

“Ibn Haxher Askalani tregon se, në në veprën e tij me titull: “Menakibu’l-Buhari” (Rrëfenjat e Buhariut)se Ismail Ibn Ebi Uejsi, ka shpikur disa hadithë me zinxhirë transmetimi si “të vërtetë” dhe më pas i ka lejuar Imam Buhariut, përzgjedhjen dhe transmetimin e këtyre zinxhirëve të transmetimit. Më tej Imam Buhariu duke konceptuar hadithët me zinxhirë transmetimi si “të vërtetë” i shënonte, ndërsa ata me zinxhir transmetimi të rremë i linte mënjanë”. (17)

“Unë nuk mund të kuptoj se, si ishte ky “konceptimi” i Imam Buhariut. Ne hasim të njëjtin problem dhe tek Ibn Haxher Askalani. Ky i fundit ka hyrë në një rrugë pa kthim, sepse në njërën anë mbron aludimin se Sahihajnët, janë librat më të vërtetë pas Kur’anit Famëlartë, ndërsa në anën tjetër nënvizon se Imam Buhariu, ka shënuar hadithë nga transmetues gënjeshtarë dhe mashtrues. Ibn Haxher Askalani shton: “Imam Buhariu, duke konceptuar hadithët me zinxhirë transmetimi si “të vërtetë” i shënonte”. (18)

“Unë nuk arrij të kuptoj faktin se, si ka mundur Imam Buhariu të kryejë klasifikimin e hadithëve, në hadithë të vërtetë dhe në hadithë të dobët. Madje dhe nëse pranojmë si të vërtetë, hadithët me dëshmitarë dhe transmetues të besueshëm, shtrohet pyetjet: “Çfarë do të bëjmë me dy hadithët e shënuar të Imam Buhariut, të cilët muhaddithët e tjerë nuk i kanë shënuar?! Si do të argumentojmë faktin se, këta dy hadithë janë “të vërtetë?!”

“Ibn Haxher Askalani, vijon të thotë se Imam Buhariu, duke konceptuar hadithët me zinxhirë transmetimi si “të vërtetë” i shënonte. Si rrjedhojë, pikë së pari pranojmë se hadithët e transmetuar nga Ismail Ibn Ebi Unejsi, nuk duhet të ishin shënuar as në Sahihajnët dhe as në ndonjë libër tjetër hadithi. Por pikërisht në këtë etapë, Ibn Haxher Askalani, thotë se hadithët e transmetuar nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, të shënuara në Sahihajnët, mund të përdoren si argument, ndërsa të tjerat jo”. (19)

“Nëse do të shtronim pyetjen: “Cili është arsyetimi i këtij vendimi?!” do të mbetemi pa marrë asnjë përgjigje. Pikë së dyti, ne dhe nëse do të marrim si të mirëqënë aludimin e Ibn Haxher Askalanit, atëherë nuk mund të lëmë pa shtruar pyetjen: “Vallë a e ka shënuar Imam Buhariu, në Sahihun e tij, Hadithin Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im?!” Pohojmë me bindje të plotë se, Imam Buhariu nuk e ka shënuar këtë formë të Hadithit Thekalejn. Si rrjedhojë citojmë se kjo formë e Hadithit Thekalejn, nuk mund të përdoret si argument. Duke u mbështetur në këtë vlerësim, arrijmë në përfundimin se, hadithet e transmetuara nga Ismail Ibn Ebi Uejsi, i cili është qortuar nga Imam Nesaiu dhe që nuk janë të shënuar në Sahihajnët, nuk mund të përdoren si argument. Por në rast se, një njeri besnik i ka transmetuar këta hadithë, atëherë themi se mund të përdoren”.

“Ja pra deri më tani, kemi shpjeguar në mënyrë të hollësishme, se dhe burimi i katërt i formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”është i rremë dhe nuk ka asnjë zinxhir transmetimi. Por le t’i bëjmë një përmbledhje të shkurtër këtyre burimeve. Në burimin e parë, ku kalon kjo formë e Hadithit Thekalejn, është vepra me titull: “Muatta” (Lehtësimi) e Imam Malikut, por kemi cituar se, ky hadith është i dërguar dhe se nuk ka asnjë vlerë. Në burimin e dytë, në zinxhirin e transmetimit të hadithit, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një gënjeshtar dhe mashtrues. Në burimin e tretë, në zinxhirin e transmetimit të hadithit, gjendet Kethir Ibn Abdullahu Ibn Aufi, i cili gjithashtu është një gënjeshtar dhe mashtrues. Ndërsa në burimin e katërt, në zinxhirin e transmetimit të hadithit, gjendet Ismail Ibn Ebi Unejsi, i cili gjithashtu është një gënjeshtar, mashtrues dhe mitamrrës”. (20)

Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain tonë, Muhammedin nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Urdhëroni”.

Muhammedi: “Es-selamu alejkum! Zotëri i nderuar Ajetullah Kemal Hajdari. Pak më lart ju qortuat Imam Nesaiun dhe Ebu Hurejren. Madje ju arrini deri në atë shkallë sa, nuk i besoni as Kur’anit Famëlartë, i cili gjendet në duart tona”.

I ftuari: “Alejkum selam, vëlla i nderuar! Ne nuk kemi qortuar as Imam Nesaiun dhe as Ebu Hurejren. Përkundrazi ne e kemi lavdëruar shumë herë Imam Nesaiun, duke e cilësuar atë si një nga dijetarët më të mëdhenj të Shkollës së Ehli Sunnetit. Ndonëse ne kemi një qëndrim tjetër, mbi çështjen e pafajësisë së Ehli Bejtit, ne e respektojmë dhe e nderojmë thellësisht Imam Nesaiun. Madje ndiejmë keqardhje, mbi fundin e tij të tmerrshëm, sepse është torturuar dhe vrarë në burg, si pasojë e mendimit të tij ndryshe nga Muauija”.

“Përsa i përket aludimit tuaj se, ne paskërkemi qortuar Ebu Hurejren, lërmëni t’iu sqaroj se ne nuk kemi përdorur kurrë fjalë qortimi ose sharjeje në adresë të këtij të fundit. Por ne kemi shprehur se, në zinxhirin e transmetimit të hadithit të transmetuar nga Ebu Hurejre, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili është një gënjeshtar dhe mashtrues. Si pasojë pohojmë se, ky hadith nuk mund të jetë i vërtetë dhe se nuk mund të përdoret si argument. Në dashtë Allahu (a.u.xh.) në programet tona pasardhëse, do të sqarojmë personalitetin e Ebu Hurejres, këtij bashkëkohësi të Muhammedit (s.a.u.s.). Si rrjedhojë ndjekësit tanë të nderuar do ta kenë të qartë se, nëse Ebu Hurejre është një transmetues besnik, i hadithëve të Muhammedit (s.a.u.s.) ose jo”.

“Ndërsa përsa i përket aludimit tuaj se, ne nuk i besuakemi Kur’anit Famëlartë, i cili gjendet në duart tuaj, theksoj se ky aludim juaji është tërësisht i rremë dhe i pabazuar. Ne shprehim hapur se, ne i besojmë çdo fjale të shkruar në Kur’anin Famëlartë, sepse ky i fundit nuk i përket as ideologjisë suaj shkatërruese tekfiriste uehhabiste, as pseudodijetarit tuaj Ibn Tejmijjes dhe as regjimit despot të familjes mbretërore saudite. Por duhet të shtoj se, në ditët tona dijetarët muslimanë, kanë nisur një debat mbi çështjen e renditjes së sureve kuranore sipas shpalljes hyjnore. Ne i besojmë me gjithë zemrër, librit tonë të shenjtë Kur’anit Famëlartë, sepse me të jetojmë, vdesim dhe do të ringjallemi në dashtë Allahu (xh.sh.) në Ditën e Kijametit. Megjithatë ne duhet të lëmë mënjanë kakofononinë mbytëse, të aktorëvë të mirëfilltë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, sepse ata nuk zotërojnë dijet, ndërgjegjien dhe përgjegjësitë e duhur fetare islame dhe veprojnë në errësirë dhe padije të plotë, duke sharë dhe ofenduar keqazi dijetarët e mëdhenj të Shkollës së Ehli Bejtit. Nëse me të vërtetë i besojnë fjalëve të tyre, atëherë le të dalin dhe le të përballen sheshazi, me dijetarët e mëdhenj të shkollës sonë. Ndoshta njëri nga këta pseudodijetarë uehhabistë, me të vërtetë është i mendimit se Kur’ani Famëlartë qenka i ndryshuar?!”

“Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi në programin tonë pasardhës”.

“Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

Burimet e Referuara:

 

1.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Meusuatu’l-Hadithijje li’l-Musnedi’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbel” (Çështjet e Hadithit të Zinxhirit të Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 6, fq. 362, Hadithi Nr: 3811.

2.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Meusuatu’l-Hadithijje li’l-Musnedi’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbel” (Çështjet e Hadithit të Zinxhirit të Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 174.

3.      Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Meusuatu’l-Hadithijje li’l-Musnedi’l-Imami’l-Ahmed Ibn Hanbel” (Çështjet e Hadithit të Zinxhirit të Transmetimit të Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 17, fq. 174.

4.      Imam Bejhakiu, “Sunenu’l-Kubra” (Përmbledhja e Sunneteve të Mëdha), vëll. 10, fq. 220, Hadithi nr: 20336, Shtëpia Botuese e Hadithit, Kairo, Egjipt.

5.      “Termi “Sirkatu’l-Hadithi” ka kuptimin “Vjedhës i Hadithëve”. Me fjalë të tjera ky term nënkupton, aludimin e mbetjes vetëm të një transmetuesi, në një transmetim dhe se një tjetër transmetues e transmeton të njëjtin hadith, duke e dëgjuar nga mësuesi i transmetuesit të parë. Citojmë se në disa raste ky term mund të nënkuptohet kështu, megjithatë një hadith i cili dihet se, është hadithi i një transmetuesi, të së njëjtës shtresë duke cilësuar transmetuesit e tij dhe hadithi, i cili bëhet me qëllim që transmetimi të duket i çuditshëm, veçanërisht duke i ndryshuar vendin e fjalëve dhe fjalive, pra duke e shndërruar këtë hadith, në një hadith të vjedhur”.

6.      Dulabiu, “Duafa” (Dobësitë).

7.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Amr Ibn Musa Ibn Hammad Ukajli, “Kitabu’d-Duafa ue Men Nusibe ile’l-Kedhibi ue Uadi’l-Hadithi ue Men Galebe Hadithihi’l-Uehmi” (Libri i Dobësive dhe Cilësimi i Gënjeshtarit, Premtimi i Hadithit dhe Vjedhësi i Hadithit), vëll. 1, fq. 101, Vërtetimi nga Hamdi Ibn Abdulmexhid Ibn Ismail Selefiu, Shtëpia Botuese e Kryeqytetit, Botimi i Parë, (viti i botimit 1420 hixhri / viti 1999 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8.      Hafidh Ebu’l-Fadl Shihabuddin Ahmed Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 157, Vërtetimi nga Ibrahim Dhibiku dhe Adil Murshidi, Shtëpia Botuese e Shpalljes, Bejrut, Liban.

9.      Hafidh Ebu’l-Fadl Shihabuddin Ahmed Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 157, Vërtetimi nga Ibrahim Dhibiku dhe Adil Murshidi, Shtëpia Botuese e Shpalljes, Bejrut, Liban.

10.  “Gjenden gjashtë shkallë të besimit të një transmetuesi, por duke i thënë një transmetuesi jo besnik,nënkupton se transmetuesi është gënjeshtar dhe mashtrues. Ky është cilësimi më i fyes dhe më i rëndë për një transmetues, sepse hadithët e transmetuar nga ai, as nuk shënohen dhe as nuk përdoren si argument”.

11.  Ibn Hazmi, “Muhala” (Zgjidhja).

12.  Salih Feuzani, “Munteka Min Fetaua Fadile” (Sqarimi i Miratimeve të Nderuara), vëll. 1, fq. 483, Mbledhja nga Adil Ibn Ali Ibn Ahmed Feridani, Shtëpia Botuese Theksimi dhe Shtëpia Botuese Shpallja Botërore, Botimi i Parë, (viti i botimit 1425 hixhri / viti 2004 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

13.  Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi) dhe Imam Maliku, “Muatta” (Lehtësimi)

14.  Imam Ahmed Ibn Hanbel, “Musnedu’l-Imami’-l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit të Ahmed Ibn Habnelit), vëll. 33, fq. 374, Vërtetimi nga Shuajb Arnauti.

15.  Hafidh Ebu’l-Fadl Shihabuddin Ahmed Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 157, Vërtetimi nga Ibrahim Dhibiku dhe Adil Murshidi, Shtëpia Botuese e Shpalljes, Bejrut, Liban.

16.  Ibn Haxher Askalani,  “Hedju’s-Sarihi” (Udhëzimi i Qartë), vëll. 1, fq. 557.

17.  Ibn Haxher Askalani, “Menakibu’l-Buhari” (Rrëfenjat e Buhariut).

18.  Ibn Haxher Askalani, “Menakibu’l-Buhari” (Rrëfenjat e Buhariut).

19.  Ibn Haxher Askalani, “Menakibu’l-Buhari” (Rrëfenjat e Buhariut).

20.  Imam Maliku, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618.

 

Vijon...