Sejjid Hassan Nasrallah: Komisioni i shteteve muslimane duhet të mbikëqyrë haxhin
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës, Hizbullah tha se regjimi saudit duhet të lejojë një komision të përbashkët të vendeve muslimane të mbikëqyrë menagjimin e Haxhit vjetor.
Në një intervistë me kanalit televiziv libanez al-Manar të premten, Sejjid Hussein Nasrallah ashpër e kritikoi Rijadin për refuzimin e ndihmës në trajtimin e çështjeve të Haxhit, duke thënë se monarkia është plotësisht përgjegjëse për rrëmujën fatale në Mine, jashtë qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.
Sejjid Hassan Nasrallah më tej tha Arabia Saudite duhet të lejojë vendet muslimane për të ndihmuar mbretërinë për të drejtuar ritualet e haxhit, duke theksuar nevojën për formimin e një komisioni musliman që të mbikëqyrë menagjimin e ngjarjes vjetore islamike.
Udhëheqësi i Hizbullahut tha gjithashtu se një grup i vendeve muslimane duhet të formohet për të hetuar rrëmujën fatale gjatë riteve të Haxhit, raportoi Press TV.
Ne bëjmë thirrje për pjesëmarrjen e delegatëve nga vendet me numrin më të madh të viktimave që të jenë në radhët e komisionit hetimor në incidentin fatal të Haxhit, tha Sejjid Nasrallah.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi rreth 2,000 haxhinj thuhet se kanë humbur jetën në një ikje nga rrëmuja që u zhvillua në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës, në Mine, ku me qindra të tjerë janë plagosur apo zhdukur.
Tragjedia ndodhi kur një turmë e madhe e haxhinjve ishin në rrugën e tyre për të marrë pjesë në një prej ritualeve të fundit Haxhit.
Fatkeqësia ka ngritur pyetje mbi aftësinë e regjimit saudit për të menagjuar fluksin e madh të haxhinjve në Mbretërinë Saudite gjatë kohës së haxhit çdo vit.
Zyrtarët Sauditë thonë se rrëmuja u shkaktua nga viktimat që nuk pranuan të ndiqni udhëzimet e personelit të sigurisë. Megjithatë, dëshmitarët kanë hedhur poshtë akuzat, duke hedhur fajin mbi personelin e paaftë të sigurisë, si dhe mungesën e organizimit në vend.
Strategjia e SHBA në ISIS-it, një dështim
Më tej, në komentet e tij, Sejjid Hassan Nasrallah e përshkroi si një dështim të ashtuquajturën fushatë anti-Daesh (ISIS) nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.
Udhëheqësi i Hizbullahut shtoi se Uashingtoni pasi ishte ra në një ujdi me Iranin mbi Sirinë, gjatë bisedimeve bërthamore mes Teheranit dhe P5 + 1 , por kjo çështje ka mbarruar dhe ata [iranianët] kanë siguruar se bisedimet ishin vetëm për çështje bërthamore.
Irani dëshiron që Siria të qëndrojë pjesë e aksit të rezistencës kundër -Izraelit, ka thënë Sejjid Hassan Nasrallah, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit nuk ndërhyn në punët e brendshme të Sirisë.
Nasrallah i bëri thirrje gjithashtu Turqisë për të ndaluar ofrimin e mbështetjes për grupet terroriste që veprojnë për të rrëzuar qeverinë siriane.
Që nga fundi i shtatorit të vitit 2014, SHBA-ja dhe disa prej aleatëve të saj arabë kanë kryer sulme ajrore kundër militantëve ISIS-it brenda Sirisë, pa ndonjë autorizim nga Damasku apo një mandat të OKB-së. Sulmet ajrore në Siri janë një zgjatje e fushatës ajrore të udhëhequr nga SHBA-ja kundër pozicioneve të supozuar të ISIS-it në Irak, e cila filloi në gusht të vitit 2014.
Ndërsa palët në të njëjtën koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ndër mbështetësit e grupeve terroriste tekfiriste të ISIS-it që të cilat bënë kërdi në Siri gjatë katër viteve të fundit.
Burimi: IQNA News