Fituesi i Garave Kur’anore Ndërkombëtare në Malajzi në mesin e haxhinjve të mbytur në Mina, afër Mekes
Një anëtar i delegacionit Kur'anore të Iranit në haxh është konfirmuar se ka vdekur në rrëmujën vdekjeprurëse në Mina, pranë qytetit të shenjtë të Mekës.
Muhsin Haxhihassani Kargar, i cili doli i pari në kategorinë e këndimit të Kur'anit në Garat e 57-ta Ndërkombëtare në Malajzi në muajin qershor 2015, ishte në mesin e haxhinjve të zhdukur iranian pas incidentit tragjik.
Vëllai i tij, Mustafa Haxhihassani Kargar, tha në një mesazh se ai kështu është njoftuar për vdekjen e vëllait të tij.
Të premten, Saleh At'harifard, kreu i delegacionit Kur'anor, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA se pesë anëtarët e delegacionit Kur’anor, duke përfshirë Muhsin Haxhihassani Kargar, ende nuk janë gjetur.
Më shumë se 1.300 haxhinj, duke përfshirë edhe 131 iranianë, vdiqën dhe shumë më tepër janë plagosur në një rrëmujë të enjtën në Mina, afër Mekes, në fatkeqësinë më të rëndë gjatë Haxhillëkut në 25 vitet e fundit.
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, të enjten ka shpallur tri ditë zie kombëtare me rastin e këtij incidenti dëshpërues.
Incidenti tragjik erdhi gati dy javë pasi dhjetëra haxhinj u mbytën në një tjetër ngjarje tragjike në Mekë.
Më 11 shtator 2015, një vinç masiv ndërtimi u rrëzua në Xhaminë e Madhe të të Mekes, nga një stuhi e fortë, duke vrarë të paktën 107 persona dhe duke plagosur 201 të tjerë.
Burimi: IQNA News