Nisësit e Konfliktit Sirian, do të Jenë dhe Humbësit e Tij
“Sipas të përditshmes turke “Intizar” (Këshillimi) në ditët tona sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Hizbullahut (Ushtrisë së Allahut)Sejjid Hasan Nasrullahu, sqaroi çështjet e fatkeqësisë së ndodhur para pak ditësh në muajin e bekuar të haxhit, rolet kyçe të shtetit rus dhe të Republikës Islame Iraniane, zhvillimet e fundit në konfliktin sirian, zhvillimet e reja në shtetin jemenas dhe bahrejnas, sulmet e shtetit tëmallkuar cionist, mbi xhaminë e tretë të shenjtë të muslimanëve në“Mesxhidu’l-Aksanë” në kryeqytetin palestinez të Kudsit tëShenjtë dhe çështjet e brendshme të shtetit libanez”.
“Ne kemi nderin që përkthimin e fjalimit të plotë, të sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes së Hizbullahut, me rastin e Ditës së Bekuar të Kurban Bajramit,ta publikojmë në gjuhën shqipe për ndjekësit tanë të nderuar”.
“Të enjten e shkuar nga ora 20:30-23:36, në radiotelevizionin libanez “Menari”, u zhvillua një reportazh i rëndësishëm me Sejjid Hasan Nasrullahun. Ndonëse ky program e ka titullin: “Hadithu’s-Seati” (Fjalimi Një Orësh) kjo kohë u tejkalua, duke u shndërruar në një bashkëbisedim mbi 3 orësh. Moderatori i këtij programi, pasi i shtroi disa pyetje Sejjid Hasan Nasrullahut, dëgjoi me kureshtje përgjigjet e dhëna. Ky i fundit, sqaroi çështjet e fatkeqësisë së ndodhur para pak ditësh në muajin e bekuar të haxhit, rolet kyçe të shtetit rus dhe të Republikës Islame Iraniane, zhvillimet e fundit në konfliktin sirian, zhvillimet e reja në shtetin jemenas dhe bahrejnas, sulmet e shtetit të mallkuar cionist, mbi xhaminë e tretë të shenjtë të muslimanëve në “Mesxhidu’l-Aksanë” në kryeqytetin palestinez të Kudsit tëShenjtë dhe çështjet e brendshme të shtetit libanez”.
“Fatkeqësia e Ndodhur Para Pak Ditësh në Muajin e Bekuar të Haxhit”
“Kreu i Lëvizjes së Hizbullahut sqaroi:
1. “Familja mbretërore despote saudite, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë juridike dhe morale, mbi rënien dëshmorë të qindra haxhinjve (pelegrinëve muslimanë) të ardhur nga të katër anët e globit në Mekkën e Nderuar”.
2. “Ne mbrojmë fuqishëm mendimin, mbi krijimin e një komisioni të përbashkët, nga shtetet muslimane pjesëmarrëse të haxhinjve, me synimin e hetimit të kësaj fatkeqësie”.
3. “Ne jemi të mendimit, mbi krijimin e një këshilli përkatës musliman, me synimin e çuarjes deri në fund, pra të zgjidhjes së problemit të kësaj fatkeqësie”.
4. “Ne ndajmë mendimin, mbi krijimin e një komisioni të duhur, të përbërë nga shteti, i cili këtë vit ka dërguar më shumë haxhinj, në Mekkën e Nderuar, me synimin e zbardhjes së kësaj fatkeqësie”.
5. “Fatkeqësitë e njëpasnjëshme, të cilat ndodhin çdo vit, gjatë muajin të bekuar të haxhit, nxjerrin në pah paaftësinë e plotë, të familjes mbretërore despote saudite”.
6. “Nuk ka asnjë arsye të fortë ose tëlogjikshme të shtruar nga ana e sauditëve, mbi ndalimin e pjesëmarrjes së shteteve të tjera muslimane, mbi organizimin e haxhit”.
“Rolet Kyçe të Shtetit Rus dhe Republikës Islame Iraniane”
“Sekretari i Përgjithshëm shpjegoi:
7. “Lëvizja e Hizbullahut është një parti libaneze, e cila falë afrimitetit dhe miqësisë së ndërtuar, është shndërruar në një fuqi politike dhe ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme”.
8. “Të tërë grupet dhe palët kanë hyrë, në vitin e pestë të konfliktit sirian. Qëllimi i shteteve të fuqishëm perëndimorë, ishte pushtimi i kryeqytetit sirian të Damaskut, por nisësit e këtij konfliktitanimë do të jenë humbësit e tij”.
9. “Në ditët e sotme është mëse e qartë se, koalicioni ndërkombëtar ushtarak, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së ka dështuar tërësisht, mbi luftën e tij kundër organizatave terroriste si ISIS-i (Shteti Islam i Irakut dhe i Sirisë), Nusra (Ndihma), Elkaida (Rendi) dhe Ahraru’sh-Shami (Çlirimtarët e Sirisë)”.
10. “Si pasojë e dështimit të plotë, të koalicionit ndërkombëtar ushtarak, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, mbi luftën e tij kundër organizatave terroriste të lartpërmendura, ka nisur një dyndje dhe valë e egër, nga ana e refugjatëve sirianë, në qytetet dhe shtetet europiane. Zgjidhja politike e konfliktit sirian, si rrjedhojë do të çonte në rikthimin në atdhe, të qindra mijërave refugjatëve sirianë në botë”.
11. “Dështimi i aludimit të disa analistëve politikë se, marrëveshja bërthamore mes shteteve të fuqishëm perëndimorë dhe Republikës Islame Iraniane, do të ndikonte në ndryshimin e pushtetit të regjimit sirian”.
12. “Gabimi i disa analistëve politikë se, politikat e kryeqytetit rus të Moskës, me kalimin e kohës do të ftoheshin me kryeqytetin sirian të Damaskut. Ndikimi i shtetit rus, mbi shtetin sirian duhet të vlerësohet, vetëm në këndvështrimin e shtimit të pranisë ushtarake ruse”.
13. “Asgjësimi i orvatjeve te disa shteteve të fuqishëm perëndimorë,me synimin e detyrimit të shtetit rus që të hiqte dorë, nga mbështetja e tij e fuqishme politike dhe ushtarake ndaj shtetit sirian”.
14. “Vendimi i shtetit rus, mbi shtimin e pranisë ushtarake në shtetin sirian, erdhi si rrjedhojë e pushtimit të shtetit ukrainas dhe aneksimit të Gadishullit të Kimesë”.
15. “Orvatjet e vazhdueshme të shtetit rus, me synimin e krijimit të një koalicioni ndërkombëtar ushtarak, të përbërë nga shteti rus, amerikan, turk, irakian dhe Republika Islame Iraniane, mbi luftën kundër organizatës terroriste të ISIS-it”.
16. “Ne kur jemi shprehur më herët se,“Grupi i Miqve të Sirisë”do tëndalojë rënien e regjimit sirian, kemi patur për qëllim pikërisht këtë koalicion ndërkombëtar ushtarak”.
17. “Mbështetja e shtetit rus dhe Republikës Islame Iraniane ndaj presidentit sirian Beshar Esedit,është e patundur dhe e plotë. Parandalimi i orvatjeve të shteteve të fuqishëm perëndimorë, me synimin e vendosjes së një sozie të Beshar Esedit, në Republikën Islame Iraniane”.
18. “Kërkesa evetme e Republikës Islame Iraniane, drejtuar regjimit sirian është, qëndrimi i kësaj të fundit në Boshtin e Rezistencës”.
19. “Republika Islame Iraniane, nuk ndërhyn në asnjë çështje të brendshme të shtetit sirian. Aludimet ekundërta janë të rreme, sepse vendimit e regjimit sirian u përkasin vetëm atij”.
20. “Republika Islame Iraniane, nuk lejon që regjimi sirian të shndërrohet në dashin e kurbanit”.
21. “Synimi i vërtetë i shtimit të pranisë ushtarake ruse, në shtetin sirian,është dështimi i plotë i koalicionit ndërkombëtar ushtarak, nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, mbi luftën e tij kundër organizatave terroriste të sipërcituara”.
22. “Vendimi i shtetit rus, mbi shtimin e pranisë ushtarake në shtetin sirian, erdhi si rrjedhojë e bisedimeve dhe takimeve të shumta, me shtetet më të fuqishme në rruzullin tokësor”.
23. “Ne jemi të gëzuar mbi lëvizjen e guximshme ruse në shtetin sirian, sepse në të njëtën kohë ruan dhe kufinjtë tanë tokësorë, nga rreziku i përbashkëti organizatave terroriste”.
24. “Lëvizja e guximshme dhe e zgjuar ushtarake ruse, duhet të vlerësohet në shumë këndvështrime, sepse është një faktor vendimtar në asgjësimin e organizatës terroriste të ISIS-it, rikthimit të paqes në shtetin sirian dhe rikthimin e qindra mijërave refugjatëve sirianë në botë”.
25. “Qeveria amerikane është kreu i terrorit dhe ne nuk do t’i zëmë besë kurrë, të ashtuquajturës “luftës së saj kundër terrorit”.
“Zhvillimet e Fundit në Qytetin Siriantë Zebedanit, Fuas dhe Keferjas”
Sejjid Hasan Nasrullahu citoi:
26. “Njësitet ushtarake të qytetit sirian të Zabedanit, bënë kërkesë për armë, dy javë pas nisjes së konfliktit sirian. Nëse ushtria shtetërore siriane do tëishte dërguar në kohë, atëherë do të ishte i mundur mbarimi i konfliktit, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për, qytetin sirian të Fuas dhe atë të Keferjas”.
27. “Republika Islame Iraniane, Kombet e Bashkuara dhe përfaqësuesit e njësiteve të armatosura terroriste siriane të qytetit të Zebedanit, u mblodhën në shtetin turk”.
28. “Shteti turk deri më tani, nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm, mbi zgjidhjen e konfliktit, në qytetin sirian të Zebedanit, Fuas dhe atë të Keferjas”.
29. “Boshti i Rezistencës dhe ushtria shtetërore siriane, kanë luftuar në fshehtësi, kundër njësiteve të armatosura terroriste, në qytetin sirian të Fuas dhe atë të Keferjas”.
30. “Armëpushimi, i cili zgjasë gjashtë muaj, përmban hollësira mbi popullin, e qytetit sirian të zebedanit dhe gjendjes sënjësiteve të armatosura terroriste”.
31. “Armëpushimi, është e garantuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ndërsa qyteti sirian i Zebedanit, iu është rikthyer tanimë shtetit sirian”.
32. “Sipas kësaj marrëveshje armëpushimi, nga qyteti sirian i Fuas dhe ai i Keferjas do të evakuohen 10.000 qytetarë sirianë”.
33. “Dalja në shesh e dashakeqësve, të cilët aludojnë se Lëvizja e Hizbullahut, nuk i ka kryer detyrat e saj njerëzore, për sa u përket konfliktit të zhvilluar, në qytetin suruan të Zebedanit”.
34. “Ne jemi pikërisht aty ku duhet të jemi, si në llogoret e mbrojtjes ashtu dhe në ato të sulmit. Kjo nënkupton se, ne nuk do të heqim dorë kurrë nga pikësynimet tona”.
35. “Qëllimi ynë në konfliktin e qytetin sirian të Zebedanit dhe atë të Kusejrit, nuk ishte asgjësimi fizik i njësiteve të armatosura terroriste, por shpëtimi i qytetarëve sirianë”.
36. “Ndonëse konflikti ynë, kundër shtetit të mallkuar cionist vijon me gëzim dhe me sukses, fatkeqësisht konfikti sirian vijon me hidhërim dhe keqardhje. Ne do të dëshironim që ky konflikt, të mos niste kurrë!”
37. “Nëse koha do të kthehej pas, atëherë prania jonë ushtarake në shtetin sirian do të kryhej më shpejt”.
38. “Zgjidhja politike e konfliktit sirian, di të çojë në krijimin e shumë mundësive për shtetin sirian, duke nisur që nga fuqizimi i mëtejshëm, i ushtrisë shtetërore siriane”.
“Sulmet e Shtetit të Mallkuar Cionist, Kundër Xhamisë së Tretë të Shenjtë të Muslimanëve të “Mesxhidu’l-Aksasë”
“Sekretari i Përgjithshëm pohoi:
39. “Fuqizimi i ushtrisë shtetërore, pas mbarimit të konfliktit sirian, do të rrezikojë strategjikisht shtetin e mallkuar cionist”.
40. “Sulmet e pandërprera dhe të pamëshirshme të ushtrisë izraelite, kundër xhamisë së tretë të muslimanëve në “Mesxhidu’l-Aksanë” dhe pushtimi i trojeve palestineze, vijnë si pasojë e shteteve të copëtuara dhe të përçara arabe”.
41. “Cionistët e mallkuar, synojnë rrënimin e “Mesxhidu’l-Aksasë” dhe ndërtimin e “Tempullit të Sueljmanit” por të mbushur plot me idhuj dhe statuja, prandaj krijojnë rregullisht rrëmuja dhe trazira. Por pasi e kanë kuptuar se tani për tani, nuk mund ta rrënojnë, duan që këtë faltore të shenjtë, ta ndajnë mes çifutëve dhe muslimanëve, për të cilët kjo faltore e shenjtë shkon përtej vlerës në këndvështrimin kohor dhe vendor”.
42. “Nejemi gati dhe zotërojmë të tërë fuqinë e duhur politike dhe ushtarake, mbi luftimin kundër shteti çifut gjithmonë dhe kudo!”
43. “Ne do të marrim pjesë me mish e me shpirt, në krah të çdo lëvizjeje të vërtetë, e cila ka për synim mbrojtjen e “Mesxhidu’l-Aksasë!”
“Zhvillimet e Reja në Shtetin Jemenas dhe Bahrejnas”
Sejjid Hasan Nasrullahu shprehu:
44. “Populli dhe ushtria jemenase, po lufton njëkohësisht në shumë fronte, kundër pushtimit saudit”.
45. “Përfundimi i luftës në qytetin jemenas të Meribit, është një argument i qartë, mbi fundin e pashmangshëm të pushtimit saudit, kundër shtetit jemenas”.
46. “Familja mbretërore despote dhe mendjemadhe saudite, po pengon zgjidhjen e çështjes jemenase, duke ndaluar zhvillimin e bisedimeve”.
47. “Qeveria bahrejnase, po përballet me një problen të madh jetik, i cili mund të zgjidhet vetëm me arritjen e një konsensusi të gjërë kombëtar”.
“Zhvillimet e Reja në Shtetin Libanez”
“Sekretari i Përgjithshëm përfundoi:
48. “Familja mbretërore despote saudite, po ndërhyn në shumë çështje të brendshme libaneze”.
49. “Një raketë e lëshuar nga ushtria jemenase, në pikën kufitare jemeno-saudite, vrau rojën kufitar saudit”.
50. “Thënia se ne do të bashkëpunojmë, me çdo president të zgjedhur libanez, nënkupton tradhtinë tonë”.
51. “Ne shohim vetëm Mishel Auniun, si njeriun më të përshtatshëm, i cili duhet të ulet në kolltukun presidencial libanez”.
52. “Ndonëse ne nuk përputhemi mbi shumë çështje me Mishel Auniun, kjo nuk nënkuptonse mbështetja jonë ndaj tij është ndërprerë”.
53. “Nëse problemi i zgjedhjeve presidenciale libaneze, nuk zgjidhet në mënyrë politike, atëherëne do ta zgjidhim atë në një mënyrë tjetër”.
54. “Përveç zgjidhjeve të çështjeve politike libaneze, ne nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet e tjera të qeverisë libaneze”.
55. “Ndonëse në kushtetutën e shteteve të tjerë të botës, gjendet klauzola e zgjidhjes së ngërçit politik presidencial, duke ia kaluar vendimin e zgjidhjes së presidentit të atij shteti, nga kuvendi vullnetit të lirë të popullit, kjo klauzolënuk gjendet në kushtetutën libaneze”.
56. “Ne kërkojmë përpilimin e një ligji të ri, i cili do të lehtësonte zgjidhjen e ngërçit politik presidencial libanez”.
57. “Ai i cili nuk do të pranojë përpilimin e ligjit të ri, do të cilësohet si një diktator absolut dhe do të jetë ftuesi i fatkeqësive të brendshme dhe të jashtme mbi shtetin libanez”.
58. “Zhvillimi i bisedimeve dypalëshe, mes Lëvizjes së Hizbullahut dhe Partisë së të Ardhmes së shtetit libanez, është i një rëndësie jetike, sepse ndihmon në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve dypalëshe”.
59. “Lëvizjet e masave të gjëra popullore, në shtetin libanez janë të rëndësishme, por fatkeqësisht deri në ditët tona, këto lëvizje nuk janë kuptuar ashtu siç duhet”.
60. “Pjesëmarrja e Lëvizjes së Hizbullahut, në mesin e këtyre lëvizjeve, nënkupton asgjësimin e objektivave negative të këtyre të fundit”.
61. “Ne si Lëvizja e Hizbullahut, synojmë daljen me sukses, të këtyre masave të gjëra popullore”.
62. “Ne si Lëvzja e Hizbullahut,ndonëse janë organizuar greva njëmilionëshe, jemi orvatur që të zbresim në sheshet e qyteteve libaneze”.
63. “Ne si Lëvizja e Hizbullahut, do të vijojmë të jemi pjesë qeverisëse e shtetit libanez, me qëllimin e ruajtjes së rendit dhe qëndrueshmërisë politke dhe ushtarake libaneze”.
64. “Cilësimi i lëvizjeve të masave të gjëra popullore, në shtetin libanez, si forca politke “përçarëse dhe të liga” do të ishte një gabim i rëndë!”
Gazetari Hasan Hüseyin Güneş
Burimi: İntizar.web.tr