Izrael

Shtetet arabe nuk kanë plan për ballafaqim me sionistët

Anëtari i Këshillit politik të xhihadit islam të Palestinës theksoi se shtetet arabe dhe myslimane nuk kanë plan për ballafaqim me armikun sionist, dhe e vetmja mënyrë për parandalimin e sionistëve në Kudsi Sherif, është bashkimi i radhëve dhe përfundimi i ndarjeve  dhe konflikteve të brendshme.  Nafez Azam në bisedën e tij theksoi:”Zemrat tona lëngojnë me atë çfarë po ndodh në rajon, dhe rezultati i saj jan; mundësit e humbura dhe shkatërrimi i përpjekjeve për ndihmë çështjes palestineze”.

Ai më tutje ka shtuar:” Çdo ditë jemi dëshmitar të vrasjeve absurde në shtetet arabe dhe myslimane në kohën kur është harruar çështja palestineze si bazë e ummetit arab dhe mysliman”. Ai vazhdoi:” Asnjë palestinez nuk është i sigurt dhe gjendet në situatën e vështirë si kurrë më parë, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet dhe konfliktet”. Duke fol se duhet të jemi të sinqertë ndaj vetvetes, Nafez Azam ka thënë:”  Gjersa të vazhdojë kjo situatë e trishtuar, Kudsi Sherif kurrë nuk do të kthehet pronarëve të vërtetë të tyre. Ne jemi të njoftuar me lakminë sioniste për Kudsi Sherifin, dhe dimë se ekziston plani për shkatërrimin e gjurmëve islame në këtë qytet, por me pikëllim duhet thënë se shtetet arabe dhe myslimane nuk kanë plan për ballafaqim me komplotet dhe programet sioniste”.

Burimi: irib.ir