SHBA-të, Rusia dhe Kina, fuqitë kryesore të botës
Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina përbëjnë tre fuqitë kryesore ushtarake
botërore në vitin 2015, ka treguar indeksi global i kapaciteteve ushtarake, të
bazuara në hulumtimet e ekspertëve të portalit ”Global Fajerpauer”.
Sipas listës e cila është bërë në bazë të më shumë se 50 faktorëve, duke përfshirë sasinë e teknikës ushtarake dhe gjendjes së infrastrukturës. Rusia dhe Kina janë mbrapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidershipi i së cilës në masë të madhe është bazuar në vëllimin e shpenzimeve ushtarake.
Vendin e parë sikurse edhe vitin e kaluar, zënë forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Faktori kyç për lidershipin e SHBA-ve është vëllimi i shpenzimeve ushtarake i cili tejkalon parametrat e njëjtë në Rusi dhe Kinë, edhe pse është zvogëluar buxheti ushtarak i Pentagonit nga 612 miliard dollar në 577 miliard dollar amerikan.
Pekini në mbrojtje ushtarake shpenzon më shumë nga Moska, por”Global fajerpauer” vlerëson se potenciali ushtarak rus është më i madh sa i përket numrit të njësive teknike, si për shembull Rusia ka 15.398 tanksa përball 9.150 tanksa sa ka në dispozicion Kina. Vendin e katërt e zë India, ndërsa në mes shteteve evropiane më së miri është vlerësuar Britania e Madhe, e cila është në vendin e pestë, ndërsa në mesin e dhjetë shteteve kanë hyrë edhe Franca, Gjermania dhe Turqia.
Metodologjia e vlerësimit është bazuar në më shumë se 50 faktorë, në mes të cilëve janë shpenzimet për mbrojtje ushtarake, kapaciteti i forcave ajrore dhe detare, vëllimi dhe shfrytëzimi i resurseve natyrore dhe logjistike të shteteve të cekura, numri i limaneve detare dhe aeroporteve aktive, sikurse edhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore. Rol të rëndësishëm në vlerësim luajnë edhe resurset njerëzore. Në vlerësim nuk ka hyrë kapaciteti nuklear i shteteve si dhe karakteri i lidershipit politik dhe ushtarak.

Burimi: Sputnik