Kulturë

Libri Fatima (a.s.) Model Njerëzor u publikua në Turqi

Një libër i titulluar Fatima (a.s.) Model Njerëzor , nga Ajetullahi i Madh, Ajetullah Xhevadi Amuli  është  përkthyer dhe botuar në Turqi.

Sipas faqes të internetit të Organizates për Kulturë Islamike,  Qendra e Publikimeve Onsoz e ka botuar librin e përkthyar në gjuhën turke i cili ka 200 faqe.

Libri përfshin pesë kapituj. Domosdoshmëria e Njohjes së Ehl-ul-Bejtit (a.s.), Sfera e Njohjes së Ehl-ul-Bejtit (a.s.), Ehl-ul-Bejtit (a.s.); Modeli më i mirë i udhëzimit , Fatima (a.s.); Pasqyrë e Manifestimin të Ehl-ul-Bejtit (a.s.) , dhe Fatima (a.s); Shembull, Model përtej kohës dhe  vendit , janë disa nga temat në kapitullin e parë.

Kapitulli i dytë trajton virtytet e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) dhe Hazreti Fatimes (a.s.).

Hazreti Fatima (s.a.) në Pasqyrën e Kur'anit është titulli i kapitullit të tretë që paraqet  Zonjen përmes ajeteve të Kur'anit të Shenjtë në suret Keuther, Kadr, Dahr, etj

Kapitulli i katërt shkruan rreth jetës së Hazreti Fatimes (a.s.) dhe aspektet shkencore, shpirtërore, shoqërore dhe politike të saj.

Disa pyetje dhe përgjigjet e tyre në lidhje me karakterin e hazreti Fatime Zehra (a.s). janë përmbledhur në kapitullin e pestë të librit.

Burimi: IQNA News