Palestinezët dhe regjimi cionist gjatë vitit 2013
Organizata për Çlirimin e Palestinës ( PLO ) thotë se regjimi cionist ka kryer mbi 20.000 raste të dhunshme kundër palestinezëve në vitin 2013 .
Sipas Press TV , Organizata për Çlirimin e Palestinës lëshoi një
deklaratë për shtyp të mërkurën, duke thënë se trupat cioniste vranë 56
palestinezë, arrestuan ose i paraburgosën 4533 të tjerët, dhe ngriti 5214 pika kontrolli në të gjithë Bregun e
pushtuar Perëndimor dhe në Lindje të Jerasalemit.
Organizata për Çlirimin e Palestinës, gjithashtu, tha se
ka pasur një rritje dramatike në frekuencën e shkeljeve e të drejtave
palestineze në krahasim me vitet e mëparshme. Në mënyrë paradoksale, shkeljet e
përshkallëzuara gjatë periudhës së të ashtuquajtur bisedimet e paqes midis të
dy palëve.
Saleh Ra'fat, një anëtar i komitetit
ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, tha se:
Gjatë vitit të kaluar, cionistët kanë shtuar numrin e njësive të kolonive me Netanjahun si udhëheqës. Ata, gjithashtu, i kanë dhënë përparësi zgjerimit të vendbanimeve në Lindjes të Jerusalemit (El – Kuds-it) dhe në Bregun Perëndimor, për skaj banesave të shkatërruara. Krimet janë përshkallëzuar me shpejtësi .
Raundi i freskët i biedimeve filloi
në korrik, 2013, për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë me dekada ndërmjetë Palestinezëve
dhe Entitetit Cionist, konflikt i bazuar në të ashtuquajturën zgjidhje me dy
shtete, pas një pauze tre- vjeçare .