Iraku

Arabia Saudite ka ushqyer ndjenjat anti – Shi’ite

Fotografia tregon vendin e një sulmi me bombë në Bagdad.
Fotografia tregon vendin e një sulmi me bombë në Bagdad.

Sauditët dhe monarkitë rajonale po financojnë Tekfirizmin,  duke krijuar një  sekt përbindësh si Frankenstajni, fanatikët e të cilit janë jashtë kontrollit të tyre, siç thotë analist.


     Në një kryeartikull për The Independent, Patrick Cockburn për Tekfirizmin tha,: “Financohet nga Rijadi  dhe nga Mbretëritë e Gjirit Persik, po krijon përbërësit për një luftë sektare civile që përfshinë të gjithë botën muslimane.


    Propaganda urrejtëse kundër Shi’ive është shpesh e përgjakur dhe bëjnë thirrje të hapur për luftë fetare, shkroi ai.


     Patrick  Cockburn shtoi se Stacionet Televizive Satelitore kundër Shi’ive financohen kryesisht nga regjimi Saudit, të cilët kërkojnë për ta dëmtuar imazhin e shi’itëve.


      Aktivistët Shi’i,  në mënyrë të veçantë  akuzojnë dy kanale satelitore, Safa TV dhe Wesal TV të themeluara në vitin 2009, të cilat  kanë paragjykime  të forta kundër Shi’ve, shkruan ai.


      Analisti theksoi se klerikët sauditë kanë treguar aftësi të madhe për të komunikuar pikëpamjet ekstreme sektare nëpërmjet teknologjisë moderne të komunikimit të tilla si YouTube, Facebook dhe Twitter, duke u dhënë atyre një audiencë shumë më të gjerë se sa ata kishin gëzuar më parë.


     Ai iu referua një studimi të kryer rreth militantëve të përkrahur nga të huajt të cilët operojnë në Siri, duke thënë se ata kryesisht vijnë nga Arabia Saudite.


     Pjesa më e madhe e militantëve terroristë janë të grupit Fronti el-Nusra që është degë e el – Kaidas, dy organizatat më sektare, shtoi ai.


    Një zhvillim thellësisht i rrezikshëm është se luftëtarët e huaj të frymëzuar nga filmi i mizorive dhe ankesave të besimit fetar, mund të regjistrohen për të shkuar në Siri, por shpesh përfundojnë si  bombardues-vetëvrasës në Irak, ku dhuna është rritur në mënyrë spektakolare në 12 muajt e fundit , shkroi Patrick Cockburn.


      Ai tha se Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonal kanë financuar rrjetet televizive kryesore satelitore , kanë rilindur el-Kaidën në të gjithë Lindjen e Mesme, në një shkallë që politikanët perëndimorë deri më tani kanë dështuar të kuptojnë.


     Patrick Cockburn vuri në dukje se regjimi i Arabisë Saudite dhe monarkitë tjera vazhdojnë të mbështesin grupet Tekfiriste “ nëpërmjet donacioneve private.”


      Arabia Saudite ka luajtur një rol të madh në aktivizimin dhe strehimin e sigurtë për el-Kaidës në Irak dhe ka siguruar se do të ketë  një rekrutimi efektiv duke krijuar mjedisin ideal me anë të retorikës sektare dhe përçarjeve.


    Grupet Tekfiriste terroriste që vrasin muslimanët, përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet me bomba në Irak dhe Siri, ndjekin ideologjinë  vehabiste.


   Vehabizmi i cili praktikohet në Arabinë Saudite mohohet nga Shi’itë dhe Sunnitë.