Izrael

Dështuan tri plane sulmuese të Izraelit mbi Iranin

Ish kryeministri izraelit dhe ministri i mbrojtjes Ehud Baraku ka deklaruar se tri plane për sulmin e Izraelit mbi pajisjet nukleare iraniane janë parandaluar gjatë disa viteve të fundit. Sulmin e parë e ka bllokuar shefi i shtatmadhorisë izraelite, ndërsa dy sulme tjera i kanë parandaluar dy ministra tjerë.

Kanali i dytë televiziv izraelit ka publikuar të premten mbrëma deklaratën e Ehud Barakut, edhe pse ai është përpjek të parandalojë publikimin e saj, por censorët ushtarak izraelit e kanë lejuar. Duke u bazuar në audio incizimin Ehud Baraku ka thënë se shefi i shtatmadhorisë izraelite Gabi Ashkenazi nuk e ka lejuar sulmin e tillë izraelit mbi Iranin në vitin 2010, ndërsa ministrat Moshe Yaalon dhe Yuval Steinitz nuk kanë lejuar dy sulme tjera të planifikuara kundër pajisjeve nukleare iraniane gjatë vitit 2012, pasi që nuk ishte çasti i volitshëm për shkak të mbajtjes së manovrave të përbashkëta ushtarake amerikano-izraelite.

Mediat izraelite e kanë emetuar këtë lajm në kohën kur Izraeli është duke lobuar kundër marrëveshjes nukleare të arritur kohë më parë në mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, në bazë të cilit programi nuklear iranian do të parandalohet në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të vëna Iranit.

Shtypi izraelit ka përcjell lajmin se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka besuar se sulmi do të duhej kryhej para se Irani të ndërtojë pajisjet e veta nukleare në thellësi të mjaftueshme nën tokë që praktikisht pas saj do të ishte e pamundshme që sulmi i tillë i kryer të jetë me sukses.

Burimi: Al Jazeera