Kulturë

Përurohet Kur’ani në Alfabetin Braj në Baku

Një kopje e Kur'anit të Shenjtë në Alfabetin Braj u përurua nga Komiteti i Çështjeve Fetare në Baku, në Republikën e Azerbajxhanit.

Sipas Organizatës për Kulturë Islame dhe Marrëdhënie, kopja e Kur’anit në Alfabetin Braj u përurua në një ceremoni të mbajtur me pjesëmarrjen e një numri të dijetarëve, intelektualëve, figurave akademike dhe anëtarë të parlamentit të  Republikës së Azerbajxhanit.

Duke iu drejtuar programit, gjatë përurimit, Mubarez Ghorbanli, kreu i komisionit, tha se publikimi i Librit Hyjnor, Kur’anit në Alfabetin Braj, është publikuar me  qëllim për të përmbushur nevojat e folësve të gjuhës azere me probleme në shikim. 

Gjithashtu, duke folur në program, Vasim Muhammedaliev, dekan i Fakultetit të Teologjisë  në Universitetin Shtetëror në Baku, falënderoi Komisionin për botimin e Kur'anit në Alfabetin Braj.   

Tre anëtarët e parlamentit  të Azerbajxhanit, deputet i Kaukazit të Zyrës Muslimane dhe përfaqësuesi i të verbërve në Azerbajxhan ishin folës të tjerë në këtë ceremoni. 

Sejjid Ibrahim Ibrahimi Najid, atasheu kulturor iranian, dhe një zyrtar turk në Azerbajxhan ishin të ftuar nderi në këtë programit. 

Zyrtari iranian shprehu gatishmërinë e qendrës kulturore të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë përvojat në botimin dhe përkthimin e veprave të shkruara në Alfabeti Braj.

Shënim: Alfabeti Braj është krijuar nga pedagogu francez Louis Braille (1809-1852). Është alfabet në reliev që përdoret nga të verbërit.

Burimi: IQNA News