İran

Komandanti i lartë iranian: ISIS-i në prag të asgjësimit

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major Hasan Firouzabadi shprehu besimin në lidhje me humbjen e shpejtë të ISIS-it  dhe grupeve të tjera terroriste, dhe tha se ata nuk do të kenë vend në zhvillimet e ardhshme në rajon.

Falë Zotit, qeveria qendrore në Siri është ringjallur përsëri dhe ka korrur  fitore të rëndësishme në fronte të ndryshme, tha Gjeneral Major Hasan Firouzabadi në Teheran të dielën.

Duke theksuar se qeveria siriane ka dëshmuar se ajo gëzon fuqinë e nevojshme të rezistencës për të mbrojtur interesat e saj kombëtare dhe kushtetutën, ai paralajmëroi se ISIS dhe aleatët e saj janë duke u shkatërruar  dhe do të thërrmohen nën rrotat e zhvillimeve të ardhshme.

Gjeneral Major Hasan Firouzabadi  vlerësoi gjithashtu qeverinë qendrore në Irak për performancën e saj të suksesshme kundër armiqve, dhe tha se mund të arrijnë suksese të rëndësishme në stabilizimin sovranitetit të Irakut dhe ruajtjen e integritetit dhe pavarësisë territorial të vendit.

Në vërejtjet përkatëse në muajin shkurt, Garda Revolucionare Islamike, Komandanti i Gjeneral Majori Kassem Sulejmani theksoi se grupet terroriste në rajon, posaçërisht ISIS, janë duke përjetuar ditët e fundit të jetës së tyre.

“Duke pasur parasysh dështimet e rënda që ISIS dhe grupe të tjera terroriste në Irak dhe Siri kanë pësuar, ne jemi të sigurt se këto grupe janë pranë fundit të jetës së tyre, tha Komandanti Gjeneral Majori, Kassem Sulejmani.

Ai tha se është i bindur se tekfiristët e dëmtuan fytyrën e Islamit dhe krijimi i kryengritjes dhe lufta mes muslimanëve është arma e fundit e përdorur nga fuqitë arrogante.

Gjithashtu në muajin tetor, gjenerali Sulejmani theksoi se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon dhe sulmet terroriste nga ana e ISIS-it do të përfundojë me dështim.

Unë besoj se lëvizja e Shteteve të Bashkuara dhe aktet terroriste të ISIL-it , që të dyja, janë të destinuara të dështojë për shkak se ata nuk janë në kërkimtë së vërtetës, tha Gjeneral Kasem Sulejmani para gazetarëve në Teheran.

Zgjidhja e tyre nuk do të çojë në fitore, ne të gjithë jemi dëshmitarë në Siri se masat e miratuara nga ata nuk kanë prodhuar ndonjë fryt (për ta), shtoi ai.

Gjeneral Kassem Sulejmani theksoi se fitoret e korrura nga Islami dhe Republikës Islamike e Iranit kanë qenë të gjitha rezultat i kërkesën së tyre reale për të vërtetën.

Burimi: FNA