Liban

Fitorja e vitit 2006, muxhize e Allahut

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Islame Hezbollah të Libanit sejjid Hasan Nasrullahu gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të fitores së madhe të Hezbollahut kundër agresorit cionist izraelit në verë të vitit 2006, përveç tjerash ka thënë:”Krerët e regjimit cionist dhe forcave tjera armiqësore gjatë luftës 33 ditore të verës së vitit 2006 kanë pësuar poshtërim dhe turpërim të thellë”.

Sejjid Hasan Nasrullahu, sekretari gjeneral i Hezbollahut libanez ka thënë: “Beteja në Vad el Huxheir ka mposht të gjitha planet ushtarake të forcave armiqësore. Pas kësaj armikut i ka mbet vetëm të tërhiqet në pozitat fillestare ushtarake. Armiku ka pas nevojë të madhe që të korr fitore në luftën e korrikut të verës së vitit 2006, e të gjitha me qëllim që Hezbollahut libanez të ia imponojë superioritetin ushtarak. Operacioni më i madh sulmues pas vitit 1973 është kryer në rajonin e Vad el Huxheirit në verë të vitit 2006. Në këtë operacion luftarak janë shkatërruar me dhjetëra tanksa cioniste izraelite të llojit Mirkava, ndërsa janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra oficer dhe ushtar izraelit. Në këtë betejë cionistët kanë ndier zjarrin e xhehenemit”.

Sekretari gjeneral i Hezbollahut libanez më tutje ka shtuar:” Vrasjet, shkatërrimet dhe vuajtjet të cilët i janë nënshtruar qytetarët e Jemenit nuk do të sjellin humbjen e këtij populli trim. Në agresionin veror izraelit të kryer në vitin 2006 në Liban, ka ardhur gjer te ndryshimi i strategjive ushtarake në botë. Çdo pëllëmbë i territorit libanez do të paraqes hendekun në të cilin do të jenë të shkatërruara tankset armiqësore dhe në të cilin do të likuidohen ushtarët armiqësor. Regjimi izraelit nuk do të mund të zbatojë asnjë strategji të vetme të tij në Liban”.

Sejjid Hasan Nasrullahu në fjalimin e tij të mbajtur, ka komentuar edhe çështjet e grupeve terroriste dhe rolin e tyre në Siri duke thënë:” Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani nuk duan që ISIS-i të jetë caku legjitim në Siri, pasi që duan që  këtë grup terrorist tekfirist të shfrytëzojnë me qëllim të ndarjes  së Sirisë”.

Burimi: globalcir