Amerike

Studenti i Universitetit në SHBA suspendohet për fyerje të feve

Një student i Universitetit Kristian i Teksasit (TCU), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është gjithashtu një anëtar i kolegjit të republikanëve dhe Amerikanëve të Rinj për Liri, u pezullua nga aktivitetet e kampusit  dhe për  shërbim të komunitetit kishte komentuar duke kritikuar Islamin dhe meksikanët në media sociale, njoftoi WorldNetDaily.

Përveç kësaj, ai është urdhëruar për të kryer 60 orë në shërbim të   komunitetit, studenti i Universitetit Kristian i Teksasit (TCU), quhet Harry Vincent, i cili është 19 vjeçar, tha se ai duhet të marrë pjesë në trajnime të llojllojshme.

Harry Vincent u akuzua gjithashtu për postimin e komenteve të papërshtatshme në lidhje me meksikanët dhe protestuesit në Baltimore, Maryland.

Akuzat aktuale të Harry Vincentit nga universiteti përfshinte shkaktimin e dëmit fizik ose emocional dhe sjellje të çrregullt. Ato ishin shkaktuar, pasi ai dërgoi përmes tweets komente të papërshtatshme për Islamin dhe për për trazirat në Baltimore.

Nga ana e tij,  Universiteti Kristian i Teksasit tha në një deklaratë , kur sjellja e studentëve shkel standardet e sjelljes të universitetit, ata i nënshtrohen një procesi disiplinor dhe do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.

Incidenti ndodhi kur një femër pa lidhje shoqërore,  por e njihte Harry  Vincentin si një shok klase i shkollës së mesme, kërkoi mbrotje nga mesazhet  fyese, duke u bërë thirrje pasuesve të saj të ankohen në universitet.

Pasi u alarmua universiteti, zëvendës-Dekani i studentëve, Glory Robinson urdhëroi studentin Harry Vincent për të kërkuar falje, pavarësisht nga fakti se mesazhet janë postuar në faqen e tij private të mediave sociale.

Burimi: IQNA News