Udhëheqësi i Hizbullahut do të mbajë një fjalim në Përvjetorin e Fitores
Sekretari Përgjithshëm i Hezbollahut, Lëvizja e Rezistencës së Libanit, Sejjid Hassan Nasrallah, do të mbajë një fjalim të premten 14 gusht 2015 në përvjetorin e fitores së lëvizjes së rezistencës në luftën 33-ditore.
Sejjid Hassan Nasrallah do të mbajë një fjalim në një ceremoni të planifikuar e cila që do të zhvillohet në Wadi al-Haxhir në Bejrut për të shënuar fitoren e vitit 2006 përball regjimit sionist.
Tel Avivi nisi luftërat në Liban në vitin 2000 dhe 2006. Rreth 1.200 libanezë, shumica prej tyre civilë, janë vrarë në Luftën 33-ditëshe në vitin 2006.
Në të dy rastet, megjithatë, luftëtarët e Hizbullahut mundën ushtrinë izraelite dhe Tel Avivi u detyrua të tërhiqej pa arritur asnjë prej objektivave të tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah ka thënë në shumë raste se lëvizja ka si aftësinë ka edhe guximin për të mbrojtur Libanin dhe se raketat e Hizbullahut janë të gatshme për të goditur objektiva të caktuara brenda Izraelit për vetëmbrojtje, nëse Tel Aviv nis një sulm në Liban.