Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Shtatë

“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.

 

“Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi sahabët e zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

 

“Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtështatë, me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”. E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar të ftuarin, Zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mirë se erdhët Zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

 

“I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.

 

“Prezantuesi: “Zotëri, në hyrje të programittonë dua t’iu shtroj një pyetje, të bërë shumë herë nga ndjekësit dhe vëllezërit tanë të nderuar. Pyetja e tyre është: “A mund të na thoni se, cila është lidhja mes Hadithit Thekalejn dhe “Çështjes së Ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.)?!”. Arsyeja e shtrimit të kësaj pyetjeje është se, ata mendojnë se programet tona kanë të bëjnë kryesisht, me “Çështjen e Ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.)” ose e thënë ndryshe me “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.)). Si rrjedhojnë ndjekësit dhe vëllezërit tanë të nderuar, orvaten që t’i japin përgjigje pyetjes se: “Përse ju zotëriu ynë i nderuar, po e shpjegoni në mënyrë shumë të hollësishme, rëndësinë e madhe që zotëron Hadithi Thekalejn?!”

 

“I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e AllahutGjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim dua të sqaroj se, në programet tona paraardhëse,unë iu kam përgjigjur shpesh herë kësaj pyetjeje. Duke u mbështetur në ajetin e 55 kuranor të Sures Dhariat: “Besimtarë përkujtoni sepse me të vërtetë përkujtimi, u bën mirë besimtarëve”, atëherë po iu përgjigjem edhe njëherë tjetër. Gjatë tërë programeve tona, unë kam shpjeguar dhe po shpjegoj në mënyrë të hollësishme “Çështjen e Ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.)” duke thënë se e kam ndarë hetimin tim në dy pjesë. Pjesa e parë, ka të bëjë më njëzëshmërinë e tërësisë së dijetarëve muslimanë mbi këtë çështje. Në programet tona paraardhëse, unë kam sqaruar në mënyrë të hollësishme se në fundin e kohës, do të vijë domosdoshmërisht në këtë botë një njeri, i cili është imami i dymbëdhjetë nga imamët e përgëzuar me Xhennet. Ky njeri rrjedh nga farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.) dhe është njëri nga bijtë e Fatime Zehrasë (a.s.). Ky njeri është vetë Imam Mehdiu (a.s.) i cili do të sundojë botën me drejtësi dhe qetësi. Ashtu siç e kam theksuaredhe më herët, ky është mendimi i përgjithshëm dhe i pranuar, mbi të cilin të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri, me përjashtim të një grup fare të vogël, i cili nuk është i këtij mendimi. Më pas kaluam në pjesën e dytë të programit tonë, e cila ka të bëjë me çështje mbi të cilat dijetarët muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit dhe ata të shkollës së Ehli Sunnetit nuk janë të njëzëri, pra janë të ndarë. Dijetarët muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit, duke u mbështetur në kronologjinë  e ardhjes se dymbëdhjetë imamëve të pastër, janë të mendimit se Imam Mehdiu (a.s.)në çastet që po flasim është në këtë botë dhe se nuk do të vijë më vonë. Ndërsa dijetarët muslimanë të shkollës së Ehli Sunnetit, janë të mendimit se Imam Mehdiu (a.s.) tani nuk është i pranishëm në këtë botë dhe se mendojnë se do të vijë më vonë në këtë botë”.

 

“Themi se kjo është mosmarrëveshja e parë, mes dijetarëve muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit dhe mes atyre te shkollës së Ehli Sunnetit. Mosmarrëveshja e dytë mes dijetarëve muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit dhe mes atyre te shkollës së Ehli Sunnetit, është çështja mbi pafajësinë eImam Mehdiut (a.s.). Ashtu siç e kemi shpjeguar edhe në programet tona paraardhëse në versionet e ndyshme tëHadithit Thekalejn ose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara), nebesojmë dhe pranojmë si një domosdoshmëri fetare se, në çdo epokë të kohës njerëzorenë këtë botë, ka jetuar një imam i pafajshëm nga dymbëdhjetë imamët e Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.). Mendimi dhe pranimi ynë njëzëri i versioneve të ndryshme të Hadithit Thekalejn, përbën një nga shtyllat e besimit tonë. Ne si tërësi dijetarësh muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit, në kundërshtim me bashkësinë e dijetarëve muslimanë të shkollës së Ehli Sunnetit, jemi të mendimit se në çastet që ne po flasim, në këtëbotë po jeton një imam i pafajshëm dhe i pajisur me vlera të larta shpirtërore nga Allahu (xh.sh.). Tani e ndjejmë  tënevojshme të sqarojmë se ne si tërësi e dijetarëve të shkollës së Ehli Bejtit, ashtu siçbesojmë se ky imam është Imam Mehdiu (a.s.) është tani në këtë botë, besojmë dhe në pafajësinë e këtij imami. Madje ne pohojmë se versionet e ndryshme të Hadithit Thekalejn, përmbajnë më tepër dije dhe udhëzim fetar islam, po e citoj që tani atëgjë qëdo ta citoja në fund të programit tonë. Në këtë mënyrë do të bëj të mundur që ndjekësit tanë tënderuar, do ta kenë edhe më të qartë tablonë, që do të parashtroj përpara syve të tyre“Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështjen e Ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.)) thelbin e hetimeve tona. Duke u mbështetur në versionet e ndryshme të Hadithit Thekalejn arrijmë në përfundimin se, Imam Mehdiu i Pritur (a.s.) është imami i dymbëdhjetë i përgëzuar qëështë në këtë botë dhe se ai ështëaktualisht i gjallënë këtë botë dhe është i pafajshëm. Pra siç përmendëm edhe më lart, Imam Mehdiu (a.s.) është imami i dymbëdhjetë i imamëve të Ehli Bejtit. Ai rrjedh nga farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.). Farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) përbëhet nga bijtë meshkuj (Imam Hasani dhe Imam Husejni (a.s.)) të cilët rrjedhin nga Fatimeja (a.s.) bija e Muhammedit (s.a.u.s.)”. Imam Mehdiu i Pritur (a.s.) rrjedh nga farefisi i Imam Hasanit dhe Imam Husejnit. Në dashtë Allahu (xh.xh.) këtë çështje do ta trajtojmë më vonë. Tërësiae dijetarëvë muslimanë të shkollës së Ehli Sunnetit besojnë se, Imam Mehdiu (a.s.) rrjedh nga farefisi i Hasanit (a.s.) ndërsa në si tërësi e dijetarëve muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit besojmë se, Imam Mehdiu (a.s.) rrjedh nga farefisi i Husejnit (a.s.). Në dashtë Allahu (s.u.t.) në programet tona pasardhëse do të sqarojmë se Imam Mehdiu (a.s.) rrjedh si nga fisi i Hasanit (a.s.) ashtu edhe nga fisi i Husejnit (a.s.). Por tani për tani ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kenëtë qartë se Imam Mehdiu (a.s.) nga ana e babait rrjedh nga farefisi i Husejnit (a.s.) ndërsa nga ana e nënës rrjedh nga farefisi i Hasanit (a.s.). Themi me bindje të plotë se, në këtë çështje ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje”.

 

“Prezantuesi: “Zotëri, vallë a ka ndonjë dijetar ose dijetarë muslimanë bashkëkohorë, të cilët mendojnë se versioni i Hadithit Thekalejn ose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara):“Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im”, është një transmetim i dobët?!”

 

“I ftuari: “Shpresoj se ndjekësit tanë të nderuar do të rikujtohen për orvatjet, sqarimet dhe shpjegimet tona, mbi versionet e ndryshme të Hadithit Thekalejn, të transmetuara nga vetë Muhammedi (s.a.u.s.) në gjashtë programet tona paraardhëse. Ashtu siç e cekët edhe ju, ne kemi përmendur të tërë ata burime dhe vepra, në të cilat kalon vërtetimi i këtij versioni të Hadithit Thekalejn. Ne kemi cituar se në veprën me titull: “Ilelu’l-Mutenahije fi’l-Hadithi Uahije” (Sëmundjet e Fundit Në Hadithët e Shpalljes), e dijetarit musliman Imam Dhehebiut dhe disa dijetarëve të tjerë muslimanë të epokës së brezave të mëparshëm, janë orvatur që të krijojnë dyshime mbi vërtetësinë e transmetimeve, të versionit të Hadithit Thekalejn “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im”. Për sa u përket dijetarëve muslimanë bashkëkohorë, themi se ka dhe dijetarë të tillë të cilët orvaten që të argumentojnë dyshimet e tyre, mbi vërtetësinë e transmetimeve të versionit të Hadithit Thekalejn “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im”. Tani ne do të orvatemi kryesisht, me dhënien e një përgjigjeje të duhur kësaj pyetjeje dhe këtij shqetësimi. Tani ju ftoj që t’i hidhni një sy veprës: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë), e dijetarit musliman shqiptar Shejh Albanit. Ky i fundit citon: “Pasi e shënova këtë version të Hadithit Thekalejn, (në vitin 1402 hixhri / viti 1981 sipas kalendarit gregorian) mora një letër ftesë, në të cilën më bëhej thirrje që të vizitoja shtetet arabe duke u nisur nga Siria, duke vijuar në Oman dhe duke përfunduar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë udhëtimit tim në Katar pata mundësinë e artë, për të bashkëbiseduar me disa hoxhë të nderuar dhe me disa profesorë me doktoraturë. Njëri nga këta të fundit më dhuroi një vepër të botuar, në të cilën bëhej fjalë për dobësinë e Hadithit Thekalejn. Pasi e lexova me vëmendje nga fillimi deri në fund, zbulova se kisha të bëja me një pseudodijetar, i cili nuk zotëronte njohuri aspak nëshkencën ehadithit. Kjo ishte arsyeja, që më nxiti që këtij pseudodijetari, t’i bëj një sqarim të shkurtër të përmbledhur në dy pika të rëndësishme”.

 

“Pikë së pari, kypseudodijetar gjatë shënimit të versioneve të ndryshme të Hadithit Thekalejn, e ka parë të mjaftueshme vetëm mbështetjen në disa burime të njohura. Kjo është dhe arsyeja kryesore, në të cilën ky pseudodijetar ka gabuar rëndë. Si rrjedhojë theksojmë se ai, ka anashkaluar shumë transmetime me zinxhirë të vërtetë, të cilët janë transmetuar nga transmetues të mirë dhe të vërtetë”.

“Pikë së dyti, ky pseudodijetar nuk i ka marrë si të mirëqëna hetimet e muhaddithëve, të cilët kanë shprehur se ky version i Hadithit Thekalejn është i vërtetë. Për më tepër ai gjatë vlerësimit të tij, nuk është mbështetur në rregullat e përcaktuara, nga ekspertët dhe dijetarët e shkencës së hadithit (muhaddithët). Sipas njërës nga këto rregulla të përcaktuara, nënvizojmë faktin se nëse një transmetimi, i cili cilësohet si i dobët nga një dijetar, i shtohen burimet e ardhjes dhe zinxhirët e tij, atëherë citojmë se ky transmetim mund të cilësohet si i mirë ose si i vërtetë. Duke u nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin se ky pseudodijetar ka gabuar rëndë, kur nuk i ka marrë si të mirëqëna, hetimet e muhaddithëve mbi këtë version të Hadithit Thekalejn”. (1)

“Dijetari musliman shqiptar, vijon më tej duke pohuar se ky pseudodijetar, zotëron shumë pak njohuri nga rregullat e përcaktuara, nga ekspertët dhe dijetarët e shkencës së hadithit (muhaddithët), kur e ka cilësuar si të dobët, këtë version të Hadithit Thekalejn. Shejh Albani citon se ky pseudodijetar, gjatë analizës së tij me synimin e zbulimit nëse zinxhiri i transmetimit të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, është i vërtetë ose i dobët, ka anashkaluar pjesën më të madhe të përmbledhjeve të mëdha të hadithëve. Pikë së dyti Shejh Albani sqaron se, është më se e qartë se ky pseudodijetar zotëron dije të kufizuara mbi shkencën e hadithit. Edhe nëse do të pranojmë faktin se, një pjesë e zinxhirëve të transmetimit të versionit të Hadithit Thekalejn “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im” është e dobët, atëherë pjesa tjetër e zinxhirëve të transmetimit e versionit të Hadithit Thekalejn, e cila është e vërtetë e asgjëson këtë problem. Duke u nisur nga ky fakt nënvizojmë faktin se nëse një transmetimi, i cili cilësohet si i dobët nga një dijetar, i shtohen burimet e ardhjes dhe zinxhirët e tij, atëherë citojmë se ky transmetim mund të cilësohet si i mirë ose si i vërtetë. Duke patur para syve tërësinë e këtyre fakteve, nuk mund ta kuptoj se si mund të cilësohet si i dobët ky version i Hadithit Thekalejn, i cili ka ardhur në forma të ndryshme si hadith i vërtetë, i mirë, i vërtetë për të tjerët dhe i mirë për të tjerët?! Megjithatë dijetari musliman shqiptar, e ka mbajtur të fshehtë emrin e pseudodijetarit, i cili e ka cilësuar si të dobët këtë version të Hadithit Thekalejn”.

“Një tjetër dijetar musliman bashkëkohor, i cili e cilëson si të dobët këtë version të Hadithit Thekalejn është dhe Hafidh Shemsuddin Muhammed Ibn Abdurrahman Sehauiu. Ky i fundit, në pjesën e parathënies së veprës së tij “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit),  e ka cilësuar si të dobët versionin e Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”.(2)

“Dijetari musliman Halid Ibn Ahmed Babtejni, i cili ka kryer analizën e veprës së sipërcituar shprehet: “Doktor Ali Ahmed The’aluthiu në veprën e tij “Hadithu’th-Thekalejni ue Fikhuhu” (Hadithi Thekalejn dhe Jurisprudenca e Tij) e ka cilësuar si të dobët këtë version të Hadithit Thekalejn, ndonëse burimet e ardhjes dhe zinxhirët e tij janë të shumta”. (3)

 

“Por menjëherë pas këtij vlerēsimi, analisti i veprës “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit dhe Ehli Sherifit), dijetari musliman Halid Ibn Ahmed Babtejni sqaron se ky vlerësim i Doktor Ali Ahmed The’aluthiut është tërësisht i rremë dhe i pabazuar”. (4)

“Mendimit të dijetarit musliman shqiptar Shejh Albanit, i bashkangjitet edhe dijetari tjetër musliman Halid Ibn Ahmed Babtejni kur citon se, arsyeja kryesore e gabimit të Doktor Ali Ahmed The’aluthit rrjedh nga mangësia e dijeve të mjaftueshme mbi shkencën e hadithit. Analisti i kësaj vepre Halid Ibn Babtejni vijon më tej duke cituar se, duhet të bëjmë kujdes që të mos mashtrohemi pas vlerësimeve të një njeriu, duke u mjaftuar vetëm me faktin se është thjesht një akademik ose profesor në universitet. Të tëra gradat shkencore që mund të zotërojë, jo domosdoshmërisht duan të tregojnë se ai është një ekspert në atë fushë. Akademikët që duan të flasin dhe veçanërisht ata, të cilët duan të bëjnë vlerësime mbi këto të vërteta, duhet të jenë ekspertë në fushën përkatëse. Në ditët e sotme është me të vërtetë për të ardhur keq se, në ekranët e stacionëve të ndryshme televizivë, dalin në skenë aktorë të mirëfilltë, të cilët e cilësojnë veten si ekspertë dhe japin vlerësimet e tyre mbi këtë çështje. Por në të vërtetë ne ndajmë mendimin e dijetarit musliman shqiptar, i cili është një dijetar gjithëpërfshirës dhe njohës i madh i shkencave islame se, këta pseudodijetarë nuk janë gjë tjetër vetëm se aktorë të mirëfilltë”.

“Ne kemi sqaruar se deri më tani, nuk kemi hasur në asnjë dyshim, ngurrim ose dobësi mbi versionin e Hadithit Thekalejn, të formës “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im”. Ata të cilët e cilësojnë veten si ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë) dhe japin vlerësimet e tyre mbi këtë çështje ose janë pseudodijetarë, ose kanë një synim dashakeqës dhe të errët”

“Prezantuesi: “Falenderimi i takon Allahut (a.u.xh.) i Cili ka bërë të mundur ardhjen nga burime të sigurta, tëHadithit Thekalejn, të formës “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im”. Vallë a gjenden dhe transmetime të tjera, të versionit të Hadithit Thekalejn, të formës “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im?!”

“I ftuari: “Fillimisht dua të bëj disa vlerësime vetjake. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se në ditët e sotme, versioni më i përhapur i transmetimit të Hadithit Thekalejn, është në formën: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe nuk është në formën “Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarve”. Këtë fakt e pohoj duke u nisur që nga aktorët e mirëfilltë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, imamët që mbushin xhamitë në ditën e bekuar të xhumasë, bashkësia e thjeshtë e besimtarëve muslimanë, akademikët dhe dijetarët të cilët mbajnë mbledhje të ndryshme shkencore. Por ajo që ka me të vërtetë rëndësi është fakti nëse, gjendet ndonjë zinxhir transmetimi i tillë, i transmetimit të këtij versioni të Hadithit Thekalejn, ose jo. Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen në disa verëjtje mbi çështjen, të cilat do t’i shpjegoj më poshtë”.

“Vërejtja e parë është se tani për tani, jemi duke hetuar vetëm versionin e transmetimit tëHadithit Thekalejn të formës: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” dhe nuk po hetojmë nëse ka ndonjë përplasje ose momarrëveshje mes këtyre dy versioneve, të Hadithit Thekalejn. Tani le të supozojmë për një çast se edhe versioni i dytë i këtij transmetimi, është një transmetim i vërtetë njëlloj siç është edhe transmetimi i parë. Ne zotërojmënjë përmledhje, e cila ka të bëjë me argumentimin dhe tekstin e zinxhirit të transmetimit të këtij versioni, të cilën në dashtë Allahu (xh.sh.) do ta sqarojmë më vonë. Aktualisht sqarimin e qortimit dhe hetimit të tekstit, të versionit të dytëtë këtij transmetimi, do ta lëmë për më vonë, pra në programet tona pasardhëse.  Ne tani do të bëjmë analizën e këtij versionit të dytë të këtij transmetimi. Vallë a gjendet ndonjë transmetim i tillë“Libri i Allahut dhe Suneti im”, i cili argumenton dhe vërteton se zinxhiri i transmetimit të këtij versoni, të Hadithit Thekalejn është i vërtetë, nga i cili mund të themi sekemi një fakt, ku mund të mbështetemi dhe të bëjmë një krahasim të këtij zinxhiri transmetimi me zinxhirët e tjerë të transmetimit. Kjo është arsyeja kryesore, që tani do të merremi vetëm me hetimin e zinxhirit të transmetimit dhe jo argumentimit të tij”.

“Vërejtja e dytë ka të bëjë me mundësitë që dalin nga gjendja, nëse ky version i transmetimit të Hadithit Thekalejn, nuk vjen nga zinxhirë transmetimi të vërtetë. Pohojmë se ky version i transmetimit të Hadithit Thekalejn, ose nuk ka një zinxhir të vërtetë transmetimi, ose nuk ka asnjëzinxhir transmetimi. Të dyja këto mundësi kanë të bëjnë mbi çështjen. Ne si fillim nuk do merremi thjesht dhe vetëm me argumentimin ose mohimin e këtij versioni të transmetimit tëversionit të Hadithit Thekalejn, por do të hetojmë mundësinë e parë, atë se ky version i transmetimit të Hadithit Thekalejn, nuk ka asnjë një zinxhir të vërtetë transmetimi. Në dashtë Allahu (xh.xh.)edhe këtë çështje do ta sqarojmë në programet tona pasardhëse. Por nëse ky version i Hadithit Thekalejn, nuk ka asnjë zinxhir transmetimi, atëherë përse aktorët emirëfilltë që dalin në ekranet e stacionëve televizivë, imamët dhe hatibët të cilët mbushin xhamitë në ditët e xhuma, këmbëngulin se forma e drejtë e këtij versioni të transmetimit të Hadithit Thekalejn, është “Libri i Allahut dhe Sunneti im?!” Nëse do të mbështetemi mbi në këtë të vërtetë, atëherë njëra nga këto mundësi rrëzohet. Duke u mbështetur në mundësinë e parë, arrijmë në përfundimin se këta pseudodijetarë nuk kanë përgjegjësinë dhe ndërgjegjien e duhur të dijeve fetare islame. Dua t’i bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që t’i kushtojnë rëndësi shpjegimeve të mia. Nëse versioni i transmetimit të Hadithit Thekalejn të formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im” nuk ka një zinxhir të vërtetë transmetimi, atëherë muslimanët do të nisin të dyshojnë, mbi konceptin e përgjegjësisë dhe ndërgjegjies së duhur fetare islame të këtyre pseudodijetarëve. Si rrjedhojë mund të citojmë se këta pseudodijetarë janë të paditur, por themi se kjo është një mundësi e largët, sepse shumica e këtyre cilësohen si dijetarët më të mëdhenj të fushës së hadithit (muhaddithë) të botës sunnite. Ose citojmë se ndonëse e dinë se si qëndron e vërteta e fshehin qëllimishtatë. Në të dyja rastet muslimanët, do të nisin të dyshojnë mbi koceptin e përgjegjësisë dhe ndërgjegjies së duhur fetare të këtyre pseudodijetarëve”.

“Mundësia e dytë ka të bëjë nëse, ky version i transmetimit të Hadithit Thekalejn, nuk ka asnjë zinxhir transmetimi, atëherë themi se kjo është një dukuri shumë e rrezikshme, sepse këta pseudodijetarë ose e respektojnë ose nuk e respektojnë aspak të dërguarin e Allahut (s.u.t.). Muhammedi (s.a.u.s.) ka urdhëruar që ky version i Hadithit Thekalejn, të jetë në formën “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im” ndërsa këta pseudodijetarë këmbëngulin se, i dërguari i Allahut (a.u.xh.) paska thënë “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Kjo sjellje e gabuar dhe e shëmtuar, shfaq hapur se ata nuk ndjekin aspak sunnetin e Muhammedit (s.a.u.s.) ashtu siç aludojnë. Personalisht kur kam lexuar veprat më autoritative të fushës së hadithit siç janë “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut) e Imam Buhariutdhe “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit) e Imam Muslimit, ose në ndonjë përmbledhje tjetër hadithësh, kur kam hasur në tekstet e versioneve të ndryshme të transmetimeve të Hadithit Thekalejn, siç ëdhtë “Libri i Allahut dhe Farefisi im” janë orvatur që këta versione të transmetimeve të ndryshme, të Hadithit Thekalejn, t’i cilësojnë si të dobëta”.

“Tani u bëj thirrje këtyre pseudodijetarëve, që kur të thonë se forma e vërtetë e versionit të transmetimit të Hadithit Thekalejn, është “Libri i Allahut dhe Sunneti im”të pranojnë dhe se një tjetër formë e e vërtetë e versionit të transmetimit të Hadithit Thekalejn, është edhe “Libri i Allahut dhe Farefisi im”.Kjo është edhe sjellja e hijshme, që i shkon për shtat një muslimani me mendje të shëndoshë. Një sjellje e shëmtuar nuk i ka hijë një muslimani i cili, aludon se ndjek sunnetin e Muhammedit (s.a.u.s.). Një dijetar i denjë, i cili respekton dhe ndjek me besnikëri sunnetin e Muhammedit (s.a.u.s) duhet të zotërojëkonceptin e përgjegjësisë dhe ndërgjegjies së duhur fetare islame, si dhe duhet të sqarojë se si forma e versionit të transmetimit të Hadithit Thekalejn “Libri i Allahut dhe Sunneti im”edhe forma tjetër “Libri i Allahut dhe Farefisi im” janë që të dyja të vërteta. Këta pseudodijetarë nuk duhet të këmbëngulin kaq shumë, duke theksuar se vetëm forma “Libri i Allahut dhe Sunneti im”është e vërtetë. Këtyrepseudodijetarëve nuk u shkon për shtat të shajnë të tjerët si mendjelehtë,vetëm se këta të fundit pranojnë se një formë tjetër “Libri i Allahut dhe Farefisi im” e versionit të transmetimit Hadithit Thekalejn është e vërtetë. Këta pesudodijetarë duhet të reshtin së cilësuari si të dobët, formën e versinoit të transmetimit të Hadithit thekalejn “Farefisi im”. Tani u bëj thirrje të përgjithshme mbarë muslimanëve të botës, veçanërisht akademikëve dhe profesorëve besimtarë, të cilët janë ekspertë në këtë fushë. Tani kam një lutje për këta pseudodijetarë, të cilët aludojnë se ndjekin sunnetin e Muhammedit (s.a.u.s.) që të sjellin argumentët e tyre bindës dhe t’i krahasojmë këta argumentë me argumentët e dijetarëve të shkollës së Ehli Bejtit. Prandaj dua që këta pseudodijetarë të kenë shumë kujdes, kur sjellin argumentët e tyre. Nëse këta pseudodijetarë hetojnë nëse kjo formë e transmetimit të versionit të Hadithit Thekalejn është e vërtetë, atëherë ne duhet t’i kufizojmë sqarimet tona dhe duhet tërhiqemi nga qëndrimi ynë. Por nëse pas hetimit të tyre nuk arrijnë të gjejnë asgjë, atëherë kjo nënkupton se ata po ndryshojnë sunnetin e Muhammedit (s.a.u.s.). Këta pseudodijetarë sunnitë në njërën anë kundërshtojnë pa të drejtë formën “Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im qëështë Farefisi im” e transmetimit të Hadithit Thekalejn, ndërsa në anën tjetër këmbëngulin verbërisht duke mbrojtur pa të drejtë formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Tani u bëj thirrje mbarë muslimanëve të botës muslimane, të cilët e ndjekin programin tonë të cilët u përkasin medhhebeve ose tarikateve të ndryshme, besoj se siç e dini dhe ju dijetarët muslimanë të botës muslimane, nuk janë të njëzëri mbi çështjet e besimit ose jurisprudencës islame. Dijetarët muslimanëzotërojnë qasje dhe medhhebe të ndryshm mb cështjet e besimit dhe jurisprudencës islame. Gjithashtu ata zotërojnë qasje, qëndrime dhe këndvështrime të ndryshme në fushën e apologjetikës silame. Tani nuk dua të sqaqroj me hollësi dallimet mes këtyre djetarëve. Por dua t’i bëj thirrje të tërë ndjekësve tanë të nderuar që të hetojnë tekstin e transmetimit tëHadithitThekalejni ose Halifetejni mbi të cilin të tërë dijetarët muslimanë janë njëzëri. Dua që ata të vërtetojnë nëseka ndonjë dijetar të shkollës së Ehli Bejtit, i cili nuk zotëron konceptin e përgjegjësisë dhe ndërgjegjies së duhur fetare islame, ose ka shumë dijetarë të shkollës së Ehli Sunnetit të cilët këmbengulin se forma e vërtetë e e vetme e Hadithit Thekalejn është“Libri i Allahut dhe Sunneti im?!” me të vërtetë ashtu siç do ta vërtetojn edhe ndjekësit tanë të nderuar themi se vetëm dijetarët e shkollës së Ehli Bejtit zotërojnë konceptin e përgjegjësisë dhe ndërgjegjies së duhur fetare islame. Ndërsa nga ana tjetër dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit këmbëngulin vetëm në formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im” duke kundërshtuar tërësisht formën tjetër “Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Si rrjedhojë pohojmë se këta pseudodijetarë shfaqin qëndrime të ndryshme se, si oravten që të largohen sa më shumë që të jetë e mundur nga dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit dhe mendimet e tyre. Vallë si mund të shpjegohet kjo gjendje psikologjike e sëmurë e cila iu ëhtë ngjitur dijetarëve të Shkollës së Ehli Bejtit?”

“Ashtu siç kemi lartpërmendur ky version i Hadithit Thekalejn ështëështë i dobët, sepse ka një zinxhir të dobët transmetimi ose nuk ka asnjë zinxhir transmetimi, ose ka një zinxhir transmetimi të vërtetë. Por nëse pranojmë faktin se, zinxhiri i transmetimit të këtij versioni të Hadithit Thekalejn është i dobët, atëherë cila është arsyeja se përse ju këmbëngulni kaq shumë në hutbet e ditës së xhuma, në ekranët e stacionëve televizivë dhe në mbledhjet tuaja?! Por nëse arrijmë në përfundimin se zinxhiri i transmetimit të këtij versioni të Hadithit Thekalejn është i vërtetë, atëherë përse nuk e përmendni dhe formën tjetër të versionit të transmetimit të Hadithit Thekalejn?”

Tani do të përmend një thënie të bukur që i përket njërit nga dijetarët bashkëkohorë muslimanë. Në veprën me titull “Imam Ali Riza ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeuijji, Risale Dhehebijje” (Imam Ali Rizai dhe Lajmërimi i Tij në Mjekësinë Profetike, Lajmërimi i Artë), Doktor Muhammed Ali Barri citon: “Me të vërtetë është shumë i çuditshëm fakti se, ndonëse në veprën “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Vërtetë e Hadithëve të Buhariut) e Imam Buhariut, në veprën “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Muslimit) e Imam Muslimit, në veprën “Sahihu’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Tirmidhiut) e Imam Tirmidhiut, në veprën “Mustedrek” (Perceptimi) e Imam Tirmidhiut, në veprën “Musnedi” (Zinxhirët e Transmetimeve) e Imam Ahmedit, në veprën “Xhamiu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe e Hadithëve) e Imam Taberaniut, transmetimi i Hadithit Thekalejn kalon dhe cilësohet si i vërtetë, shumica e dijetarëve bashkëkohorë muslimanë ose nuk e dinë këtë hadith, ose shtiren sikur nuk e dinë”. “Këta pseudodijetarë në vend të versionit të Hadithit Thekalejn ku kalon fjalëza “Farefisi im” transmetojnë këtë version: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Sunnetin tim”. Ky version i transmetimit të Hadithit Thekalejn kalon në veprën “Muatta” (Lehtësimi) e Imam Malikut. Ndonëse ky hadith mund të jetë i saktë, nga këndvështrimi i tekstit dhe i përmbajtjes, zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i shkëputur dhe i dobët. Kjo është arsyeja kryesore se, përse këta pseudodijetarë, duhet t’i përmendin të dyja versionet e Hadithit Thekalejn. Si rrjedhojë citojmë se, arsyeja e fshehjes së formës së dytë të versionit të Hadithit Thekalejn, është një kërcënim dhe rrezik i hapur, ndaj fshehjes së dijes së Allahut (a.u.xh.) dhe të dërguarit të tij Muhammedit (s.a.u.s.)”. (5)

“Pikërisht në këtë fazë, shtrohen pyetjet: “Vallë përse të tërë këta pseudodijetarë, shtiren sikur nuk e dinë Hadithin Thekalejn, ose këtë version të Hadithit Thekalejn?!” “Vallë a mund të mendojë një musliman se këta janë të paditur?!” Unë personalisht nuk e pranoj këtë dukuri, sepse ndonëse kemi disa mosmarrëveshje mbi disa çështje, ne e vlerësojmë shumëpersonalitetin dhe diturinë e këtyre dijetarëve. Në dashtë Allahu (xh.sh.) do të sqarojmë çështjen nëse, ky version i Hadithit Thekalejn zotëron një zinxhir transmetimi ose jo. Ndoshta ky hadith është një hadith i dërguar. Por ajo që na intereson është se Doktor Muhammed Ali Barri duke u mbështetur në përgjegjësinë dhe ndërgjegjien e duhur fetare, duhet t’i përmendë të dyja versionet e Hadithit Thekalejn. Madje edhe nëse e zëmë se forma “Sunneti im” është e vërtetë, atëherë duhet të përmendim dhe formën “Farefisi im” të versionit të Hadithit Thekalejn, të transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.). Unë personalisht kam vënë re se doktori dhe këta dijetarë janë aq të kujdesshëm kur transmetojnë një hadith nga “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Buhariut) e Imam Buhariut, deri në atë shkallë sa nëse në një hadith kalon fjalëza ndryshuese “min” (nga) ose “ala” (mbi) atëherë, njëherë e transmetojnë tekstin duke përdorur fjalëzën “min” (nga) ndërsa herën tjetër e transmeton duke përdorur fjalëzën “ala” (mbi).Por ashtu siç ka nënvizuar dhe Doktor Muhammed Ali Barri, për sa i përket Hadithit Thekalejn ose shtiren sikur nuk e dinë, ose shtiren sikur e harrojnë”. Por ajetet 159-160 të Sures Bekare thonë: “Me të vërtetë, ata që fshehin argumentët tonë të qartë, që i kemi shpallur Ne, dhe orientimin e drejtë, pasi ua kemi treguar njerëzve në Librin (në Teuratin), ata i mallkon edhe Allahu edhe ata të cilët janë aftë të mallkojnë. Por ata të cilët pendohen dhe përmirësohen duke e shfaqur hapur këtë dukuri, nuk mund të mallkohen, sepse Unë jam Pranues i Madh i pendimeve dhe Mëshirues i Madh”. (6)

“Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a e kanë të qartë këta dijetarë se çfarë po bëjnë,duke fshehur versionin e formës “Farefisi im?!” Përgjigja është e thjeshtë, Allahu (xh.xh.) së bashku me engjëjt e Tij po i mallkojnë këta dijetarë. “Vallë a nuk arrijnë ta kuptojnë këta dijetarë se fshehja e së vërtetës, përbën një kërcënim dhe një rrezik jashtëzakonisht të madh?!” Përgjigjen dhe vlerësimin e kësaj pyetjeje, dua që t’ua lë ndjekësve tanë të nderuar. Duke u nisur nga këta gabime të tmerrshme, theksojmë se për një dijetar me gjykim të shëndoshë, i cili ka vendosur që të ndreqë gabimin e tij nuk është e mjaftueshme që të pranojë gabimin e tij, vetëm duke u shprehur: “Deri më tani nuk e dija versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn, ndërsa tani dua të ndreq gabimin tim”. Nuk është e mjaftueshme për një dijetar që ka një synim të tillë, që t’ia rrëfejë versionin e vërtetë të Hadithit Thekalejn disa studentëve të tij, por ai duhet të dalur hapur në publik dhe të shpallë me zë të lartë këtë version. Si rrjedhojë shtojmë se nëse gabimin e tij, e ka kryer në Xhaminë e të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.) në Medinën e Ndriçuar, atëherë duhet të shkojë në këtë xhami dhe t’u drejtohet besimtarëve muslimanë në këtë mënyrë: “O muslimanë! Unë më përpara ju kam thënë se forma e vërtetë e versionit të Hadithit Thekalejn është në formën “Sunneti im”. Por dijeni mirë se ky hadith ka edhe një formë tjetër të të vërtetë, e cila është në formën “Farefisi im”. Aktorët e mirëfilltë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, duhet t’ua bëjnë të qartë ndjekësve të tyre se, si qëndron e vërteta duke i ndrequr gabimet e tyre. Në rast të kundërt Allahu (s.u.t.) do t’i ndëshkojësiç sqaron në ajetin 159 të Sures Bekare: “Me të vërtetë, ata që fshehin argumentët tonë të qartë, që i kemi shpallur Ne, dhe orientimin e drejtë, pasi ua kemi treguar njerëzve në Librin (në Teuratin), ata i mallkon edhe Allahu edhe ata të cilët janë aftë të mallkojnë”. Prandaj këta pseudodijetarë duhet ta pranojnë gabimin e tyre dhe të pendohen sinqerisht, pra themi se nuk është i mjaftueshëm fakti që ta kuptojnë se kanë kryer faj dhe mëkat por duhet të pendohen patjetër sinqerisht. Për shembull në rast se në një imam në hutbet e ditës së xhuma, ose një aktor i mirëfilltë në ekranët e stacionëve televizivë del publikisht duke sharë një njeri, citojmë se nuk është e mjaftueshme që t’i shkojë në shtëpi këtij njeriu në mes të natës dhe t’i kërkojnë ndjesë fshehurazi. Çdo njeri duhet ta ndreqë gabimin e tij, sipas vendit dhe statusit që ka në shoqëri. Por në rast se ka fshehur dije fetare islame dhe kjo dukuri është bërë shkas, që të rrëshqasë në shmangie, por ka dëshirë që të pendohet, atëherë duhet tandreqë këtë gabim sipas statusit dhe vendit që ka në shoqëri”.

Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: “Një njeri i cili fsheh dijen fetare, ai do të digjet në zjarrin e Xhehennemit, në Ditën e kijametit”.

“Këta pseudodijetarë, të cilët fshehin të vërtetat mbi virtytet e Ehli Bejtit, i ngjajnë dijetarëve çifutë të cilët nga armiqësia dhe urrejtja kundër Muhammedit (s.a.u.s.) e fshehën të vërtetën mbi shpalljen hyjnore të tij dhe si të tillë u ndëshkuan nga Allahu (a.u.xh.)”. (7)

“Në rast se këta pseudodijetarë sunnitë nuk e dinin atëherë tanimë e mësuan. Por në rast se ata kanë dyshime mbi vërtetëisnë e këtij verioni të hadithi Thekaljen atëherë le të dalin në ekranët e stacionëv etelevizivë dhe të lexojnë tekstet ku ata aludojnë se janë të dobëta dhe le të thontë hapur se ne i kemi mashtruar ndjekësit tanë të nderuar dhe se ky version i Hadithit Thekalejn nuk gjendet askund. Theksojnmë se kjo ështe një debat fetar intelektual fetar dhe se ne ndonëse kemi muaj e muaj me radhë që i kemi ftuar që të zhvillojmë këtë debat, pseudodijetarët sunnitë nuk kanë guximin që të dalin e te debatojnëme ne. Me të vërtetë këta pseudodijetarë sunnitë, të cilët nuk janë aq të guximshëm sa të pranojnë publikisht në ekranët e stacionëve televizivë se edhe forma “Farefisi im” , i ngjajnë dijetarëve çifutë të cilët nga armiqësia dhe urrejtja kundër Muhammedit (s.a.u.s.) e fshehën të vërtetën mbi shpalljen hyjnore të tij dhe si të tillë u ndëshkuan nga Allahu (xh.sh.). tani kam disa sqarime për të bërë”.

“Por përpara se të nis sqarimet e mia, dua të shtroj pyetjen: “Vallë a ka ndonjë version tjetër të Hadithit Thekalejn?!” “Përgjigja është se në të vërtetë ka edhe version tjetër të Hadithit Thekalejn. Ndoshta në veprën me titull “Muatta” (Lehtësimi) e Imam Malikut, (viti i vdekjes 179 hixhri / viti 795 sipas kalendarit gregorian)është i pari që e ka shënuar këtë version. Transmetuesi i këtj hadithi Jahja e shënon këtë hadith nga Imam Maliku, ky i fundit transmeton nga Muhammedi (s.a.u.s.) se ky i fundit ka thënë: “Unë po ju lë në mesin tuaj dy porosi. Nëse lidheni fort pas tyre nuk do të shmangeni kurrë, ata janë Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarve”. (8)

“Ashtu siç mund ta shihni dhe ju, ky transmetim është një trasmetim i dërguar, sepse nuk ka zinxhir transmetimi. Nëse këta pseudodijetarë sunnitë aludojnë se, përpara transmetimit të Imam Malikut gjendet një zinxhir transmetimi, atëherë le ta paraqisin këtë zinxhir, kështu që të kemi dhe ne dobi falë tij. Por sipas kërkimeve të mia, arrita në përfundimin se ky transmetim nuk ka asnjë zinxhir transmetimi, përpara veprës së Imam Malikut. Ky version i HaithitThekalejn është shënuar më vonë në veprën e sipërcituar. Sipas mendimit tim, shpreh se ky hadithështë futur më vonë në këtë vepër, por ajo që dua të them është fakti se ky transmetim nuk ka asnjë zinxhir transmetimi përpara kësaj vepre të Imam Malikut”.

“Analisti dhe shënuesi i kësaj vepre, Doktor Beshar Auad Marufi thotë: “Sipas dijetarëve të shkencës së hadithit (muhaddithëve) ky është një hadith i mbrojtur, i njohur dhe i ditur i Muhammedit (s.a.u.s.). si rrjedhojë themi se nuk është e nevojshme që të shohim nëse ky transmetim ka një zinxhir transmetimi ose jo”. (9) Por në të vërtetë ky vlerësim i këtij analisti është një huazim nga vepra “Temhid” (Sqarimi) e Abdullberrit. Por përse vallë?! Kur bëhet fjalë për versioni e Haidhit Thekalejn “Sunneti im” këta pseudodijetarë menjëherë hidhën në sulm duke thënë se, nuk është i nevojshëm analiza, pra nëse ky hadith ka një zinxhir transmetimi ose jo, duke përjashtuar kështu tjetër formën të vëtetë të këtij hadithi “Farefisi im”. Mesa duket qartë problemi juaj, ka të bëjë vetëm me anëtarët dhe dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit. Por cila është arsyeja se, përse ju nuk epranoni formën “Farefisi im”?! Për arsye se në dashtë Allahu (xh.xh.) do të sqarojmë më vonëme hollësi se, cilët janë anëtarët e “Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.)” tani për tani nuk dua të hyj në detaje. Kur ta sqarojmë në nënyrën më të bukur se, cilët janë anëtarët e vërtetë të Ehli Bejitit, nëse bëjnë pjesë edhe bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) ose jo të tërë ndjekësit tanë të nderuar do ta kenë më të qartë se, sipas fesë islame cili është i përfshirë në këtë term dhe cilët nuk janë. Versioni i formës “Libri i Allahut dhe Farefisi im” është aq i njohur sa ne hasim atë në librat e historisë, përmbledhjet e hadithëve të mëdha dhe në burimet e tefsirëve. Ndërsa versionin e formës “Libri i Allahut dhe Sunneti im” e hasim shumë rrallë. Citojmë se këta pseudodijetarë janë larguar shumë nga feja islame, sa kanë filluar të përdorin vetëm formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

Prezantuesi: “Vallë këta shpjegime nënkuptojnë se, forma e versionit të Hadithit Thekalejn“Sunneti im”nuk ka asnjë zinxhir transmetimi?!”


“I ftuari: “Jo kjo nuk është e vërtetë. Disa njerëz mund të mendojnë se qëllimi ynë është, nënkuptimi se kjo formë e versionit të Hadithit Thekalejn, pra“Sunneti im” nuk ka asnjë zinxhir transmetimi. Duke u nisur nga kjo, tënjëjtët njerëz dalin në ekranët e stacionëve televizivë dhe në faqet e internetit duke u orvatur që të sqarojnë se, në të vërtetë kjo formë ka një zinxhir transmetimi. Ne vetëm po bëjmë të ditur faktin se në veprën mëtë vjetër me titull “Muatta” (Lehtësimi) e Imam Malikut, ky hadith nuk ka asnjëzinxhir të vërtetë transmetimi. Personalisht unë nuk kam hasur në asnjë zinxhir transmetimi para kësaj vepre. Por ka disa dijetarë muslimanë, të cilët janë orvatur që të gjejnë zinxhirë transmetim për këtë hadith. Në veprën me titull “Temhidu lima fi’l-Muattai mine’l-Meani ue’l-Esanidi” (Sqarimi i Lehtësimit të Kuptimeve dhe të Zinxhirëve) e Imam Hafidh Ibn Abdulberr Endulusiu (Andaluzianit), (viti i vdekjes 463 hixhri / viti 1070 sipas kalendarit gregorian) është një dijetar i cili u orvat që t’i gjente një zinxhir transmetimi këtij hadithi”.

 

“Ebu Umer Ibn Abdulberri citon: “Sipas dijetarëve të shkencës së hadithit (muhaddithëve) ky është një hadith i mbrojtur, i njohur dhe i ditur i Muhammedit (s.a.u.s.). si rrjedhojë themi se nuk është e nevojshme që të shohim nëse ky transmetim ka një zinxhir transmetimi ose jo”. (10). Nuk nuk e kam as idenë më të vogël se si Ebu Umer Ibn Abdulberri ka arritur në këtë përfundim. Ky hadith zotëron disa zinxhirë transmetimi, një pjesë të së cilave do t’i përmend si më poshtë”.

 

“Zinxhiri i parë i transmetimit, ku kalon version i Hadithit Thekalejn i formës “Sunneti im” është nga Salih Ibn Musa Talhiu, ky i fundit nga Ebu Salihu, ky i fundit nga Ebu Hurejre, ky i fundit nga Muhammedi (s.a.u.s.) se ka thënë: “Unë kam lënë në mesin tuaj dy porosi, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. (11)

 

“Tani nuk do të ndalem shumë mbi këtë zinxhir transmetimi. Vetëm se do të paraqis sqarimet e dijetarëv të shkencës së hadithit (muhaddithët) mbi Salih Ibn Musa Talhiun. Nëveprën me titull: “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës), e Imam Dhehebiut thotë se Salih Ibn Musa Ibn Ubejdullah Kurejshi Talhiu është një transmetues i dobët nga qyteti irakian i Kufes”. (12)

 

“Më pas Imam Dhehebiu sqaron se, dijetarët e shkencës së hadithit (muhaddithët) mbi Salih Ibn Musa Talhiun kanë vlerësuar se ky i fundit, nuk vlen asnjë qindarkë si njeri dhe se nuk mund të shkruhet ose të regjistrohet hadith nga ai”.

 

“Ndërsa Imam Buhariu ka thënë mbi Salih Ibn Musa Talhiun se, hadithi i tij është i mohuar”. (13)

 

“Imam Nesaiu ka thënë mbi Salih Ibn Musa Talhiun se, hadithi i tij është i lënë”. (14)

 

“Pjesa më ironike e tërë kësaj ngatërrese është se, vetë Ebu Hurejre i cili ka zënë vend si njëri nga transmetuesit e këtij hadithi pohon se, Salih Ibn Musa Talhiu është një gënjeshtar, i cili e ka shpikur këtë hadith”. (15)

 

Në veprën me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve) e Hafidh Ibn Haxher Askalaniut, ky i fundit citon se transmetuesi i këtij hadithi ështëgënjeshtari Salih Ibn Musa Ibn Ishak Ibn Talha Ibn Ubjdullah Talhi Kufiu (nga qyteti irakian i Kufes)”.

 

“Ndërsa Ibn Maini shprehet se Salih Ibn Musa Talhiu nuk vlen asnjë qindarkë si njeri, ndërsa Ibn Ebi Hatemi thotë se hadithët e Salih Ibn Musa Talhiut janë të dobëta dhe të mohuara, sepse ai ka transmetuar shumë hadithë të dobët”.

 

“Imam Buhariu nënvizon se hadithët e tij janë të mohuar,ndërsa Imam Nesaiu citon se hadithët e tij nuk mund të shkruhen sepse janë të dobëta, ndërsa në një vend tjetër shton se hadithët e tij janë të lëna”.

 

“Ebu Nuajmi thekson se hadithët e tij janë të lëna dhe të mohuara” (16)

 

“Shkurtimisht duke u mbështetur në sqarimet e këtyre dijetarëve të mëdhenj të shkencës së hadithit (muhaddithëve) mund të themi me bindje të plotë se ky hadith i Salih Ibn Musa Talhiut është një transmetim i mohuar. Si rrjedhojë pohojmë se, të tërë këta dijetarë të mëdhenj në burimet dhe në veprat e tyre, kur kanë bërë analizimin, vërtetimin dhe shënimin e hadithëve të Salih Ibn Musa Talhiut janë të njëzëri se këta hadithë janë tërësisht të dobët, të mohuar ose të lënë. Pra që ta themi troç nuk ka asnjë dijetar musliman, i cili thotë se ky hadith i transmetuar nga Salih Ibn Musa Talhiu është i vërtetë”.

 

“Analisti i parë i veprës me titull: “Sunenu’l-Kubra” (Përmbledhja e Hadithëve të Mëdha), e Imam Bejhakiut, Islam Mensur Abdulhamidi thotë se ky hadith i transmetuar nga Salih ibn Musa Talhiu është i dobët, sepse është një hadith i lënë”. (17)

 

“Analisti i dytë i veprës me titull: “Sherhu’l-Usuli’l-Itikadi Ehlu’s-Sunneti ue’l-Xhemati mine’l-Kitabi ue’s-Sunneti ue Ixhmai’s-Sahabeti” (Shpjegimi i Metodës së Besimit të Ehli Sunnetit dhe Xhmeatit në Këndvështrimin e Librt të Allahut, Sunnetit të Muhammedit dhe Njëzëshmërisë së Bashkëkohësve të Muhammedit), e Imam Hafidh Lalekait, Doktor Ahmed Ibn Se’ad Gamidi thotë se ky hadith i transmetuar nga Salih ibn Musa Talhiu është i dobët”.

 

“Doktor Ahmed Se’ad Gamidiu citon se zinxhiri i trasmetit të hadithit të transmetuar nga Salih Ibn Musa Talhiu, ky i fundit nga Abdulazizi, ky i fundit nga Ebu Hurejre se Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: ““Unë kam lënë në mesin tuaj dy porosi, që nëse lidheni pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”,është i dobët. Gjithashtu edhe Imam Dhehebiu thotë se është i dobët”. (18)

 

“Analistët e tretë e veprës me titull: “Fakihu ue’l-Mutefakkihu” (Juristi dhe Studenti i Jurisprudencës),  e Hatib Bagdadit (viti i vdekjes 462 hixhri / viti 1069 sipas kalendarit gregorian) Ebu Abdurrahmani dhe Adil Ibn Jusuf Azaiu bëjnë të qartë me bindje se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i dobët”. (19)

 

“Analisti i katërt i veprës me titull:“Ilamu’l-Muakkini an Rabbi’l-Alemini” (Shpallja e Ndodhive nga Zoti i Botërave), e Ibn Kajjim Xheuziut, Ebu Ubejde Meshhur Ali Selmani pas shënimit të këtij hadithi shkruan se kyhadith është jashtëzakonisht i dobët. Gjithashtu dhe Imam Jahja ndan të njëjtin mendim”. (20)

 

“Pra e mbyllim programin tonë duke thënë se të tërë analistët, vërtetuesit dhe shënuesit e këtij hadithi, janë njëzëri mbi çështjen se hadithi i transmetuar nga Salih Ibn Musa Talhiu është i dobët, i mohuar, ose i lënë”.

“Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi në programin tonë pasardhës”.

 

“Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

 

Burimet e Referuara:

 

1.      Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejin min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë dhe Shpjegimi i Tyre nga Jurisprudenca dhe Zgjidhja Islame), vëll. 4, fq. 358, Hadithi Nr: 1761, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban, Botimi i Parë.

2.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 13, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni, Shtëpia Botuese “Përmirësimi”, Ebu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Botimi i Parë.

3.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 13, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni, Shtëpia Botuese “Përmirësimi”, Ebu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Botimi i Parë.

4.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 13, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni, Shtëpia Botuese “Përmirësimi”, Ebu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Botimi i Parë.

5.      Doktor Muhammed Ali Barri, “Imam Ali Riza ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeuijji, Risale Dhehebijje” (Imam Ali Rizai dhe Lajmërimi i Tij në Mjekësinë Profetike, Lajmërimi i Artë), fq. 21, Shtëpia Botuese Saudite, Mbretëria e Arabisë Saudite.

6.      Doktor Muhammed Ali Barri, “Imam Ali Riza ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeuijji, Risale Dhehebijje” (Imam Ali Rizai dhe Lajmërimi i Tij në Mjekësinë Profetike, Lajmërimi i Artë), fq. 21-22, Shtëpia Botuese Saudite, Mbretëria e Arabisë Saudite.

7.      Doktor Muhammed Ali Barri, “Imam Ali Riza ue Risaletuhu fi’t-Tibbi’n-Nebeuijji, Risale Dhehebijje” (Imam Ali Rizai dhe Lajmërimi i Tij në Mjekësinë Profetike, Lajmërimi i Artë), fq. 22, Shtëpia Botuese Saudite, Mbretëria e Arabisë Saudite.

8.      Imam Maliku, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618. Transmetimi nga Jahja Ibn Jahja Lejsi Endulusiu (Andaluziani), Vërtetimi, Shënimi dhe Analiza nga Doktor Beshar Auuad Marufiu, Shtëpia Botuese Islame, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Imam Maliku, “Muatta” (Lehtësimi), vëll. 2, fq. 480, Hadithi Nr: 2618. Transmetimi nga Jahja Ibn Jahja Lejsi Endulusiu (Andaluziani), Vërtetimi, Shënimi dhe Analiza nga Doktor Beshar Auuad Marufiu, Shtëpia Botuese Islame, Mbretëria e Arabisë Saudite.

10.  Imam Hafidh Ibn Abdulberr Endulusiu (Andaluziani), (viti i vdekjes 463 hixhri / viti 1070 sipas kalendarit gregorian) “Temhidu lima fi’l-Muattai mine’l-Meani ue’l-Esanidi” (Sqarimi i Lehtësimit të Kuptimeve dhe të Zinxhirëve) vëll. 14, fq. 284, Vërtetimi nga Usame Ibn Ibrahimi dhe Hatim Ebu Zejdi.

11.  Imam Hafidh Ibn Abdulberr Endulusiu (Andaluziani), (viti i vdekjes 463 hixhri, viti 1070 sipas kalendarit gregorian) “Temhidu lima fi’l-Muattai mine’l-Meani ue’l-Esanidi” (Sqarimi i Lehtësimit të Kuptimeve dhe të Zinxhirëve) vëll. 14, fq. 284, Vërtetimi nga Usame Ibn Ibrahimi dhe Hatim Ebu Zejdi.

12.  Imam Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës), vëll. 2, fq. 378, Hadithi Nr: 3648 (Gjendje e Përkthyer).

13.  Këtu është përdorur koncepti “Munkeru’l-Hadithi” (Hadith i Mohuar) në vend të konceptit “Metruku’l-Hadithi” (Hadith i Lënë) që ka kuptimin “Hadith i Lënë” sipas Imam Buhariut.

14.  Imam Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës), vëll. 2, fq. 277, Hadithi Nr: 3648 (Gjendje e Përkthyer).

15.  Imam Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali” (Peshorja e Baraspeshës), vëll. 2, fq. 277, Hadithi Nr: 3648 (Gjendje e Përkthyer.)

16.  Ibn Haxher Askalaniu “Tehdhibu’t-Tehdhibi”, (Afrimi i Afrimeve) vëll. 2, fq. 201, Botimi i Parë.

17.  Imam Bejhakiu, “Sunenu’l-Kubra” (Përmbledhja e Hadithëve të Mëdha), vëll. 10, fq. 220, Hadithi Nr: 20337, Botimi i Parë.

18.  Imam Hafidh Lalekai, “Sherhu’l-Usuli’l-Itikadi Ehlu’s-Sunneti ue’l-Xhemati mine’l-Kitabi ue’s-Sunneti ue Ixhmai’s-Sahabeti” (Shpjegimi i Metodës së Besimit të Ehli Sunnetit dhe Xhematit në Këndvështrimin e Librit të Allahut, Sunnetit të Muhammedit dhe Njëzëshmërisë së Bashkëkohësve të Muhammedit), vëll. 1, fq. 89, Hadithi Nr: 90, Vërtetimi nga Dokor Ahmed Ibn Se’ad Ibn Hamdan Gamidiu, Shtëpia Botuese “Përmirësimi”, Mbretëria e Arabisë Saudite.

19.  Hatib Bagdadi, “Fakihu ue’l-Mutefakkihu” (Juristi dhe Studenti i Jurisprudencës), fq. 212, Hadithi Nr: 274, Analiza nga Ebu Abdurrahmani dhe Adil Ibn Jusuf Azaziu.

20.  Ibn Kajjim Xheuziu, “Ilamu’l-Muakkini an Rabbi’l-Alemini” (Shpallja e Ndodhive nga Zoti i Botërave), vëll. 4, fq. 84, Analiza dhe Vërtetimi nga Ebu Ubejde Meshhur Ibn Hasan Ali Selmani, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”,Mbretëria e Arabisë Saudite.

 

Vijon...