Hizbullahu, trupat e Assadit kanë hyrë në qytetin kufitar të mbajtur nga rebelët
Anëtarë të Hizbullahut të Libanit mbajnë arkivolin e luftëtarit të tyre, Diab Mahmud, gjatë funeralit të tij në Baalbek, në luginën Bekaa, Liban, më 30 qershor 2015. Diab Mahmud u vra gjatë përleshjeve mes luftëtarëve të Hizbullahut dhe DAESH-it (Shteti Islamik) në Luginën Bekaa, pranë kufirit me Sirinë
Bejrut:
Ushtria siriane dhe luftëtarët libanezë të Hizbullahut thanë të dielën se kishin hyrë në qytetin Zabadani që mbahej nga rebelët në ditën e dytë të një ofensive të madhe për të kapur zonën kufitare rreth autostradës Bejrut-Damask.
Ushtria siriane, e mbështetur nga Hizbullahu, ka kërkuar kohë për të marrë kontrollin e Zabadanit, në afërsi të kufirit libanez, nga kryengritësit të cilët e kanë mbajtur atë që nga viti 2012, një vit pas fillimit të luftës civile siriane.
Stacioni Televiziv Al-Manar, që i përket Grupi Libanez Shiit Hizbullah tha se luftëtarët e tij dhe ushtria siriane kanë hyrë në rrethin e Xhamaijat në pjesën perëndimore të Zabadani, rreth 45 km. (30 milje) në veriperëndim të kryeqytetit Damask.
Pamjet treguan se trupat tokësore kanë hyrë në pjesët e qytetit të shtrirë në një fushë bujqësore rrethuar nga një varg malor i përbashkët në lindje me Libanin.
Ofensiva filloi të shtunën dhe u parapri nga disa ditë të bombardimeve ajrore dhe me artileri të vendeve të mbajtura nga një koalicion i luftëtarëve kryesisht sunnitë muslimanë që mbrojnë qytetin.
Ushtria siriane, gjithashtu, tha në televizionin shtetëror se luftëtarët e tyre kishin marrë rrethin Sultani, në lindje të qytetit, ndërsa Hizbullahi tha se tani kishte rrethuar pjesën veriore.
Më herët ushtria siriane ka thënë: Dhjetëra terroristë u vranë dhe plagosën në sulm.
Ushtria siriane, e ndihmuar nga Hizbullahu, marsin e kaluar pushtojë malet perëndimore me pamje nga Zabadani, por rebelët të cilët kontrollojnë kodrat lindore kanë përdorur raketa-hedhës për të goditur vend –qëndrimet e ushtrisë siriane dhe të Hizbullahut.
Ofensiva e fundit është pjesë e përpjekjeve të presidentit të Sirisë, Bashar Assad për të mbështetur kontrollin e tij mbi Sirinë perëndimore.
Kapja e qytetit do të sigurojë një armë të fuqishme dhe një korridor të sigurt për Hizbullahun, roli ushtarak i të cilit brenda Sirisë ka qenë në një rritje të qëndrueshme që nga fillimi i konfliktit.
Zona rreth qytetit një herë ishte pjesë shumë popullore dhe turistike dhe pjesë e një rruge kryesore të furnizimit për armët e dërguara nga Siria për Hizbullahun para shpërthimit të konfliktit sirian, para vitit 201, konflikt që solli vrasjen e më shumë se 200.000 njerëzve.
Ushtria siriane po lufton në disa fronte të tjera. Si dhe është duke u ndeshur me rebelët rreth qytetit jugor Daraa dhe qytetit verior të Halepit, Ushtria luftonte me DAESH apo Shtetin Islam (ISIS-in) , si dhe grupe militante që bënin përpjekje për të pushtuar hapësira qeveritare në pjesën veri-lindore të qytetit Hasaka.
Burimi: Arab News