Palestine

Martirja Amerikane në Gaza

Një pëllumb me krahët e zhytur në gjak.

 

Rachel Corrie Aliene (10 prill 1979 - 16 mars 2003) ishte një aktiviste amerikane e paqes. Ajo u vra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, nga një buldozer i blinduar në një zonë luftarake në Rafah, në pjesën jugore  të rripit të Gazës. Ajo kishte ardhur në Gaza si pjesë e detyrës së sajë në kolegj, për të lidhur qytetin e saj me Rafah si qytete simotra. Gjatë kësaj kohe ajo ishte angazhuar në një lëvizje tjetër  ‘Lëvizja e Solidaritetit Ndërkombëtarë’’ si aktiviste në përpjekje për ti parandaluar shkatërrimin e shtëpive palestineze nga ushtarët Izraelit.

 

Më pak se dy muaj pas ardhjes së saj më 16 mars, 2003, Rachel ishte vrarë gjatë një operacioni ushtarak  të Izraelit pas një konfrontimi tre orësh ndërmjet ushtarëve izraelitë që luftuan me dy buldozerë kundër 8 aktivistëve të ISM ( Lëvizja e Solidaritetit Ndërkombëtar) ajo ishte shtypur me buldozer nga një ushtar Izraelit, ajo i kishte dal përpara buldozerit në mënyrë që të mos ta lejonte ti shkatërronte shtëpitë e palestinezëve, ndërsa  shokët e saj duke qarë bërtisnin që ai të ndalej mirëpo ai nuk ndalej madje pasi e shtypi ai u kthye edhe mbrapa me buldozer qe ta shtypte mirë të ishte i sigurt qe ajo do vdiste.

 

Natyra e vdekjes së saj dhe fajësisë së ngasësit të buldozerit ishte e dyshimtë dhe e kontestuar, aktivistët e tjerë  dhe shokët e Rachel protestuan duke thënë se ai qëllimisht e shtypi, ndërsa ‘’dëshmitarët’’ e tjerë Izraelitë thanë se ai nuk e kishte bërë me qellim por nuk e  kishte parë.

 

Në vitin 2005 prindërit e Rachel ngritën një padi civile kundër shtetit të Izraelit, padia kundër këtij shteti kishte të bënte në mos besueshmërinë dhe dyshimet nda vdekjes së vajzës së tyre, ata kërkonin një hetim të plotë dhe përgjegjësi për vdekjen e vajzës së tyre. Në gusht të 2012, një gjykatë izraelite hodhi poshtë padinë e tyre dhe la në fuqi rezultatet e hetimit ushtarak në 2003, në pushtet që qeveria izraelite nuk ishte përgjegjës për vdekjen e Rachel. Vendimi u përball me shumë kritika dhe protesta.