Amerike

Studentja amerikane e mbuluar është quajtur “Veshja më e mirë”

Studentja muslimane amerikane me titullin ‘Veshja më e mirë’
Studentja muslimane amerikane me titullin ‘Veshja më e mirë’

North Jersey –

 

      

Përzierja e trendeve tradicionale dhe moderne për të krijuar stilin modest, një myslimane në New Jersey, në Shtetet e Bashkuara, është quajtur studentja me veshjen më të mire, duke hudhur poshtë, duke e thyer stereotipin negativ për shaminë Islame të femrave muslimane.

Ka gjithmonë  ‘cheerleaders’ që dëshirojnë të fitojnë vajzat e njohura, kështu që unë kam qenë shumë e habitur, e befasur, se më zgjedhen mua, kjo ishte për mua befasi, mua më zgjodhen duke qenë e mbuluar me shamii, tha studentja muslimane,  Abrar Shahin për NorthJersey.com.

 

Ishte një ëndërr që u bë e vërtetë.

 

Fitorja për veshjen më të mirë  në Shkollën e Lartë Clifton, të studentës Abrar Shahin ka për qëllim për të korrigjuar imazhin e modës Islame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fitorja e studentes Abrar Shahin, e cila me një bluzë të zezë sportive dhe xhinse, e qethur shkurt, në fotografinë e saj të indeksit, pasqyron tani rritjen e pranimit të shamisë në shkollat ​​e mesme amerikane.

Duke u bërë studentja e parë e mbuluar ndonjëherë për të fituar titullin, studentja me prejardhje palestineze, ka në plan të studiojë terapinë fizike në Rutgers.

Është një nder që po na shohin ne si të barabartë dhe se ato nuk janë vetëm në kërkim të hixhabit, tha ajo.

Muajin e kaluar, një studente muslimane në  Kaliforni u vlerësua për një thënie të thjeshtë, për të qeshur, me porosi, në mënyrë krijuese, frymëzuese për shami.

Studentja muslimane 17-vjeçare pakëz me humor rreth fesë e kulturës shkroi:

Arsyeja e vetme që unë e veshi shaminë është që t’u jap një shans femrave për t’a veshur.

Nën pseudonim fefe, kjo fjali e veçantë është pëlqyer më shumë se 20.000 herë.

 

Ndjenjë e krenarisë

 

Duke e vlerësuar studenten muslimane për stilin e saj unik, mësuesit e shkollave e vlerësojnë fitoren e saj në kuptimin e modes së madhe.

Islami e sheh shaminë si një kod të detyrueshëm të veshjes, jo një simbol fetar për të shfaqur përkatësinë e dikujt.

Abrar Shahin nuk është studentja e parë muslimane që morri çmimin, një tjetër nxënës  muslimane, Abraham Zeidan, u emërua si mashkulli i veshur më së miri.

Që nga sulmet e 11 shtatorit, muslimanët amerikanë, vlerësohen se janë në mes 6-8.000.000, janë ankuar për diskriminim dhe stereotipet në komunitetet e tyre për shkak të veshjes së tyre Islame apo identitetit.

Përveç kësaj, një studim i Qendrës Pew Research Center, thotë se publiku amerikanë mbetet në konflikt me Islamin, studimi ka zbuluar se shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre, Islamin.

Një sondazh i Gallupit zbuloi, gjithashtu, se shumica e muslimanëve amerikanë janë atdhetarë dhe besnik për vendin e tyre dhe janë optimistë për të ardhmen e tyre.

Një tjetër sondazh nga Economist/YouGov poll  ka  zbuluar se rreth 73 për qind e amerikanëve besojnë se muslimanët amerikanë janë viktima të diskriminimit në mes të sulmeve të fundit ndaj komunitetit.

Burimi: OnIslam & News Agencies