Izraeli përgatit betejën në Kongresin amerikan kundër Iranit
Burimet diplomatike në Izrael kanë konkluduar se marrëveshja e pritur në mes fuqive botërore dhe Iranit është shumë më e keqe nga marrëveshja kornizë të nënshkruar para katër muajsh në Lozanë dhe theksojnë se tani ka më shumë koncesione, të cilën shteti çifut ashpër e kundërshton. Duke vlerësuar se marrëveshja do të nënshkruhet, Izraeli tani po përgatitet për betejën e ardhshme në Kongresin amerikan për të parandaluar atë që të miratohet, kanë cek mediat izraelite. Zyrtarët në Izrael nuk i kushtojnë shumë vëmendje raporteve për mosmarrëveshje gjatë rrjedhës së bisedimeve të cilët po zhvillohen në Vjenë, dhe sugjerojnë se informatat e tilla me qëllim publikohen në kuadër të përgatitjeve për nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare.
Portali izraelit Inet përkujton se sekretari shtetëror John Kerry në konferencën për gazetar të shtunën në Vjenë ka thënë se është dakord me vlerësimin e kolegut të tij iranian Muhamed Zarifit se marrëveshja kurrë nuk ka qenë më afër dhe se vendimet e drejta do të mund të sjellin gjer te nënshkrimi i marrëveshjes këtë javë. Ai megjithatë shtoi se akoma ekzistojnë dallime që kanë të bëjnë me çështjet kryesore. Sipas informatave gjer të cilët kanë arritur zyrtarët në Jerusalem, fuqitë e mëdha janë pajtuar në koncesione shtesë në raport me numrin e centrifugave si dhe në hulumtimet dhe zhvillimet e tyre. Krahas këtyre janë bërë koncesione edhe në zbutjen e sanksioneve. Zyrtarët izraelit edhe më tej kryejnë presione që në çastin e fundit marrëveshja të ndryshohet”edhe pse gjasat që të ndodh janë të vogla”. Ministri izraelit për energji dhe infrastrukturë Juval Stajnic ka biseduar me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe gjatë këtyre ditëve duke i paralajmëruar për pikat e dobëta në dokument. Në pritje të marrëveshjes përfundimtare Izraeli po bahet gati për presion në Kongresin amerikan që të parandalojë për ta miratuar. Në çoftë se marrëveshja prezantohet Kongresit amerikan para 9 korrikut, do të votohet në afat prej 30 ditësh, theksojnë mediat izraelite. Në rast se mbërrin pas 9 korrikut, do të votohet pas 60 ditëve për shkak të shpërndarjes së kongresit për shkak të pushimeve verore. Në rast se shumica e kongresmenëve votojnë kundër, kryetari amerikan Barack Obama do të vendos veton. Në rast se shfrytëzon të drejtën e vetos, ajo do të i mundësojë të vendos kur do të votohet prapë në Kongres,dhe do të jetë e nevojshme shumica prej 2/3 të votave në të dy dhomat për të anashkaluar vetoja e kryetarit amerikan Barack Obama. Izraeli bën presion në anëtar të Kongresit që të refuzojnë marrëveshjen në votimin e parë. Zyrtarët në Jerusalem vlerësojnë se Obama do të ketë përkrahje të mjaftueshme që marrëveshja të miratohet në votimin e parë për shkak të frikës së anëtarëve të Kongresit se fuqitë tjera do të mund të fillonim tregtinë me Iranin në ndërkohë, që shtrenjtë do të kushtonte për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, ekzistojnë zyrtarët në Izrael të cilët besojnë se beteja nuk ka përfunduar, dhe me shtypje të caktuar do të mund të marrin shumicën kundër marrëveshjes në votimin e parë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po përgatitet për betejën në Kongres dhe të dielën në mbledhjen e qeverisë ashpër ka kritikuar marrëveshjen e mundshme.”Marrëveshja në Vjenë nuk është përparësi, por avari”, ka thënë Netanjahu, duke paralajmëruar se ai dokument do të shpie “Iranin që të prodhojë armatim nuklear dhe të sjell qindra miliard dollar të cilin Irani do të shfrytëzojë për agresionin e mëtutjeshëm dhe aktet terroriste në rajon dhe më gjerë në botë”.
“Kjo është marrëveshje e keqe”. Nuk është kurrgjë më i mirë por edhe më i keq se marrëveshja e arritur me Korenë Veriore e cila ka sjell gjer te posedimi i arsenalit nuklear në Korenë Veriore. Por këtu flasim jo vetëm për rrezikun jokonvencional por edhe atij konvencional kundrejt Izraelit dhe shteteve në rajon dhe në botë në përgjithësi”, ka theksuar kryeministri izraelit.
Burimi: globalcir