Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Gjashtë

Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë.

 

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi sahabët e zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qoftë mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

 

Prezantuesi: “Meqënëse në këto ditë, përkujtohet ndërrimi i jetës së Imam Bakirit (a.s.) i cili ishte një nga imamët më të nderuartë bashkësisë muslimane shiite,i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndjekësve të tij.Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtë gjashtë, me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”. E përshëndesim edhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar të ftuarin, Zotin Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mirë se erdhët Zoti Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari”.

 

I ftuari: “Mirë se ju gjeta”.

 

Prezantuesi: “Zotëri, në programin tonë paraardhës, përmendëtnjë pjesë të madhe të bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionin e njohur të Hadithi Thekalejn. Më pas thatë se në dashtë Allahu (s.u.t.) programin tonë pasardhës, do të orvateni që të sqaroni në mënyrë të hollësishme, gjendjet psikologjike të tyre. Por pa nisur sqarimin tuaj mbi gjendjetpsikologjike të tyre, a do të kishit mirësinë që të na ndriçonit duke përmendur, se cilët janë dijetarët e tjerë muslimanë dhe veprat e tyre, në cilat është shënuar ky version i njohur i Hadithit Thekalejn?”

 

I ftuari: “Kërkoj mbrojtje nga Allahu (a.u.xh.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e AllahutGjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (xh.sh.) Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Në programin tonë të natës së sotme, dua të përmend emrat e disa dijetarëve muslimanë të epokave të hershme dhe emrat e disa dijetarëve muslimanë, të mëdhenj bashkëkohorë, duke sqaruar mendimet e tyre në këndvështrimin intelektual, doktrinor dhe juridik islam. Në programin tonë të natës së sotme, kam shumë dëshirë të përmend veçanërisht edhe emrat e këtyre dijetarëve muslimanë,të mëdhenj bashkëkohorë edhe emrat e atyre dijetarëve muslimanë, të cilët e kanë cilësuar të vërtetëHadithin Thekalejn ose Thiklejni, (Dy Porositë ose Amanetet e Paçmuara).Falenderimi i takon Allahut (xh.xh.) i Cili ka sqaruar çështjen e versionit të njohur të Hadithit Thekalejn, të transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.) nënjë formë të prerë dhe të njohur kur thotë: “Unë kam lënë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im”. Për më tepër ju kemi vënë në dijeni, të sqarimeve të dijetarëve të mëdhenjtë fushave përkatëse, si të muhaddithëve, komentuesve dhe historianëve të fesë islame. Në të vërtetë çështja që do të trajtojmë nuk do të mbarojë me kaq, sepse kur t’iu kemi vënë në dijeni edhe të sqarimeve të gjuhëtarëve dhe leksikografëve, do të arrijmë në përfundimin se edhe këta të fundit e kanë transmetuar versionet e ndryshme të hadithit Thekalejn. Duke u mbështetur në këta fakte, themi se edhe këta të fundit e kanë transmetuar versionin e Hadithit Thekalejn, ku thuhet: “Unë po ju lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe Ehli Bejtin tim që është Farefisi im”. Si rrjedhojë pohojmë me bindje të plotë se,në asnjë version të Hadithit Thekalejn nuk thuhet: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Nëse do t’iu drejtohemi sqarimeve të gjuhëtarëve, leksikografëve, muhaddithëve, komentuesve dhe historianëve muslimanëështë tërësisht e pamundur, që të arrijmë në një përfundim tjetër përveç këtij version të Hadithit Thekalejn ku thuhet: ““Libri i Allahut dhe Farefisi im”. Pra citojmë se në asnjë version të Hadithit Thekalejn, nuk thuhet: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, ashtu siç aludojnë disa muslimanë. Unë nuk do të ndalem gjatë në përmendjen e këtyre burimeve, por vetëm dua t’i përmend vetëm titujt e veprave dhe autorët ë tyrre.

 

Burimi i parë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Hadithëve dhe Lajmeve të Çuditshme),e dijetarit musliman, Hafidh Mexhiduddin Ebu Sadad Mubarek Ibn Muhammed Xhezair Ibn Ethirit.

 

Hafidh Mexhiduddin Ebu Sadad Mubarek Ibn Muhammed Xhezair Ibn Ethiri, në kreun e shkronjave Th-K-L (Thekalejn), në artikullin Thikl, shënon këtë hadith: “Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë libri i Allahut dhe Farefisi im”. (1)

 

Duke u nisur nga ky fakt, themi se ky version i Hadithit Thekalejn, nuk të lë asnjë shteg për të ngritur dyshime. Imam Ibn Ethiri nuk shënon ndonjë version tjetër të Hadithit Thekalejn. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi vërtetësinë e tekstit të këtij versioni të njohur të Hadithit Thekalejn. Me të vërtetë është për të ardhur keq, kur vërejmë dukurinë e bëmave tëdisa stacionëve televizivë, të cilët  janë duke bërëorvatje për të vërtetuar se, teksti i vërtetë i këtij versioni na qenka në formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Imam Ibn Ethiri vijon më tej duke thënë: “Muhammedi (s.a.u.s.) këta Dy Porosi të Paçmuara i emëroi si Thekalejn, sepse është detyrë e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme për ne muslimanët, lidhja fort pas dhe ndjekja e këtyre Dy Porosive të Paçmuara”. (2)

 

Në dashtë Allahu (xh.xh.) do ta sqarojmë këtëçështje në programin tonë me titull“Argumentimi dhe Konceptimi i Hadithit Thekalejn”. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Përse Muhammedi (s.a.u.s.) i emëroi “Librin e Allahut dhe Farefisin e Pastër” si “Dy Porositë e Paçmuara?!” Vallë cila është vlera e veçantë e ajetit të pestë kuranor të Sures Muzzemmil, ku thuhet: “Ne do të të shpallim ty (o Muhammed) fjalë të rëndësishme (me vlerë)?” e cila e cilëson si të barabartë “Librin e Allahut dhe Farefisin e Pastër?!”

 

Burimi i dytë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull:“Faiku fi’l-Garibi’l-Hadithi” (Epërsia e Hadithëve të Çuditshëm),e dijetarit musliman, komentuesit të Kur’anit Famëlartë Imam Zemahsheriut (viti i vdekjes 583 / viti 1187 sipas kalendarit gregorian).

 

Komentuesi i Kur’anit Famëlartë Imam Zemahsheriu, në kreun e shkronjave The-Ka-Le (Thekalejn), në artikullin Thikl, pohon: “Muhammedi (s.a.u.s.) thotë: “Unë kam lënë(haleftu) në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë libri i Allahut dhe Farefisi im”. (3)

 

Ashtu siç e kemi cekur edhe në programet tona paraardhëse, sqarimin e Imam Zemahsheriut i cili ka thënë se, ky version i Hadithit Thekalejn përmban fjalëzën “haleftu” (unë kam lënë).

 

Burimi i tretë, ku kalon ky hadith, është fjalori enciklopedik me titull: “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe),e dijetarit, gjuhëtarit dhe leksikografit musliman Ibn Mensurit (viti i vdekjes 711 / viti 1311 sipas kalendarit gregorian).

 

Gjuhëtari dhe leksikografi Ibn Mensuri, në kreun e shkronjave I-T-R (Itret), në artikullin Itret, sqaron: “Disa njerëz aludojnë duke thënë se, janë Farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.). Vallë cili është në të vërtetë Farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.)?!”

 

Në veprën me titull: “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Hadithëve dhe Lajmeve të Çuditshme),Hafidh Ibn Ethiri shton: “Fisi mekkas arab i kurejshëve,është Farefisi i Muhammedit (s.a.u.s.).Shumica e njerëzve pandehin se, përkufizimi i farefisit përbëhet nga bijtë meshkuj, të cilët rrjedhin nga një mashkull. Megjithatë përkufizmi i Farefisit të Muhammedit (s.a.u.s.) përbëhet nga bijtë meshkuj (Imam Hasani dhe Imam Husejni (a.s.))të cilët rrjedhin nga Fatimeja (a.s.) bijae Muhammedit (s.a.u.s.)”. (4)

 

Dijetari musliman Ezhari shënon: “Këtë hadith e transmeton Zejd Ibn Thabiti. Ky i fundit thotë se, e ka dëgjuar Muhammedin (s.a.u.s.) duke thënë: “O njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara. Ata janë Libri i Allahut dhe Farefisi im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.

 

Dijetari musliman Muhammed Ibn Ishaku, pohon se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i vërtetë. (5)

 

Tani dua që t’iu tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar, mbi hadithin e transmetuar nga Zejd Ibn Thabiti. Ky i fundit nëpërmjet fjalëzës “halfi” (unë po lë), “inni tarikun fikum” (unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi),dhe “min be’adi” (pas meje),na e bën të ditur se çfarë udhe duhet të ndjekim.

 

Si rrjedhojë, duke u mbështetur në tërësinë e sqarimeve, të tërë dijetarëve muslimanë të fushave të ndryshmearrijmë në përfundimin se, të tërë dijetarët muslimanë në veprat e tyre, i kanë përdorur versionet e ndryshme të Hadithit Thekalejn, sepse janë të njëzëri mbi vërtetësinë e Hadithit Thekalejn. Në dashtë Allahu (s.u.t.) në programet tona pasardhëse do të sqarojmë se, me përjashtim të disa burimeve në asnjë vepër nuk hasim në aludimin e disa dijetarëve muslimanë, citojmë se në asnjë version të Hadithit Thekalejn, nuk thuhet: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.Dua t’i rikujtoj ndjekësve tanë të nderuar se, në programet pasardhëse me lejen dhe vullnetin e Allahut (a.u.xh.) do të shpjegojmëçështjen, nëse teksti i transmetimit të formës: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, i përket një zinxhiri transmetimi të vërtetë ose jo.

 

Kjo është një çështje do ta trajtojmë më vonë. Të tërë ne e dimë shumë mirë, dukurinë e bëmave të disa imamëve në namazet e xhumasë dhe të disa stacionëve televizivë, të cilët janë duke bërë orvatje për të vërtetuar se, teksti i vërtetë i këtij versioni na qenka në formën “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Unë personalisht nuk jam kundër këtij versioni të Hadithit Thekalejn. Por përse vallë këta stacione televizivë, orvaten, që të zhdukin format e versioneve të tjera të Hadithit Thekalejn?!Në dashtë Allahu (xh.sh.) edhe këtë çështje do ta sqarojmë më vonë. Tani për tani ne si muslimanë, duke u mbështetur në këndvështrimin e përgjegjësisë së dijeve fetare islame, e kemi për detyrë të shprehemi në formën: “Libri i Allahut dhe Sunneti im” ose “Libri i Allahut dhe Farefisi im”.

 

Prezantuesi: “Zotëri, a mund të na përmendni në programin tonë, emrat e të bashkëkohësve më të rëndësishëm të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionin e Hadithit Thekalejn, në formën “Libri i Allahut dhe Farefisi im?”

 

I ftuari: “Tani dua që t’i rikujtoj ndjekësvë tanë të nderuar se, në programet tona paraardhëse kemi thënë: “Bashkësia muslimane duhet të jetë në dijeni të faktit se, numri i bashkëkohësve dhe i bashkëkohesve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionet e ndryshme, të Hadithit Thekalejn dhe Hadithit Halifetejn është më shumë se njëzet”. Në dashtë Allahu (xh.xh.) në programin tonë, do të orvatemi që të sqarojmë në mënyrë të hollësishme emrat dhe gjendjet psikologjike të tyre.

 

Burimi i parë, ku kalon ky hadith, është vepra me titull: “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), e dijetarit musliman, Hafidh Shemsuddin Muhammed Ibn Abdurrahman Sehauiut. Në këtë vepër gjenden një numër i madh i bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët kanë transmetuar versionet e transmetimeve të ndryshme të Hadithit Thekalejn.

 

Emri i parë i një bashkëkohësi tërëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i flamurtarit islam,Xhabir Ibn Abdullah Ensariut. Ky i fundit kryesisht ka transmetuar hadithë, mbi mrekullitë e Muhammedit (s.a.u.s.). Hafidh Sehauiu në faqen 345 të veprës së tij citon: “Xhabir Ibn Abdullah Ibn Amr Ibn Harim Ensariu, është një bashkëkohës i rëndësishëm i Muhammedit (s.a.u.s.). Ai qëkur ishte fëmijë, së bashku me të atin ka marrë pjesë, në Betimin e Dytë të Akabesë”.Ndërsa dijetari musliman Ibn Hazmi thotë: “Xhabir Ibn Abdullah Ensariu, ka transmetuar 1540 hadithë nga Muhammedi (s.a.u.s.). Ky bashkëkohës i rëndësishëm i Muhammedit (s.a.u.s.). Ai shtegtoi nga kjo botë nëmoshën 94 vjeç.(viti i vdekjes 74 ose 77 hixhri / viti 693 ose 696 sipas kalendarit gregorian).

 

Emri i dytë i një bashkëkohësi të të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai iHudhejfe Ibn Usejd Halid Gifariut. Ky i fundit ka marrë pjesë, në Marrëveshjen e Paqes së Hudejbijes dhe është një nga bashkëkohësit që ka marrë pjesë edhe nëBetimin e Riduanit. Mund të themi me bindje të plotë se, Allahu (s.u.t.) është i kënaqur nga Hudhejfe Ibn Usejd Halid Gifariu. Ky i funditka transmetuar 13 hadithë nga Muhammedi (s.a.u.s.). Më pas ai u vendos në qytetin irakian të Kufes, ku shtegtoi nga kjo botë në vitin 42 hixhri / viti 662 sipas kalendarit gregorian.Një bashkëkohës tjetër i Muhammedit (s.a.u.s.) Zejd Ibn Erkami, i fali namazin e xhenazesë.

 

Emri i tretë i një bashkëkohësi të të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Hudhejme Ibn Thabit Ensari Eusiut, ose i njohur ndryshe me ofiqin “Dhu’sh-Shehadetejni” (Zotëruesi i Dy Dëshmive). Hudhejme Ibn Thabit Ensari Eusiu, është një nga muslimanët e parë medinas (ensar), i cili ka marrë pjesë që nga Lufta e Bedrit dhe të tjerat më pas. Ky i fundit ka transmetuar 38 hadithë nga Muhammedi (s.a.u.s.). Ky bashkëkohës i rëndësishëm i Muhammedit (s.a.u.s.) ka luftuar në anën e prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë Aliut (a.s.) në Luftën e Siffinit, ku dhe ra dëshmor. (6)

 

Emri i katërt i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Zejd Ibn Thabit Ensari Hazrexhit. Ai nuk mundi të merrte pjesë në Luftën e Bedrit, sepse ishte i mitur. Dijetarët muslimanë citojnë se ai ka marrë pjesë në Luftën e Uhudit. Zejd Ibn Thabit Ensari Hazrexhi, njihet si një bashkëkohës i njohur dhe i ditur në mesin e bashkëkohësve të Muhamedit (s.a.u.s.). Ai në kohën e prijësit të parë të besimtarëve Ebu Bekrit (r.a.) ka kryer mbledhjen e ajeteve kuranore në një libër të vetëm, në Kur’anin Famëlartë që njohim sot. Zejd Ibn Thabit Ensari Hazrexhi shtegtoi nga kjo botë në moshën 94 vjeç. (viti i vdekjes 42 hixhri / viti 662 sipas kalendarit gregorian). (7)

 

Emri i pestë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Abdurrahman Ibn Aufit.Në veprën e tij të lartpërmendur, Hafidh Sehauiu mbi gjendjen psikologjike të këtij bashkëkohësi thotë se, ai i përket dhjetë bashkëkohësve të përgëzuar me Xhennet, për këtë arsye nuk ka nevojë për sqarime të mëtejshme mbi këtë bashkëkohës. (8)

 

Emri i gjashtë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ibn Abbasit.Në veprën e tij të lartpërmendur, Hafidh Sehauiu mbi gjendjen psikologjike të këtij bashkëkohësi thotë se ai është deti i dijes së bashkësisë muslimane dhe është një nga bashkëkohësit që ka kryer mbledhjen e ajeteve kuranore në një libër të vetëm, në Kur’anin Famëlartë që e njohim sot. Duke u mbështetur në këta fakte themi se, nuk ka nevojë për sqarime të mëtejshmë mbi këtë bashkëkohës.

 

Emri i shtatë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ibn Umerit. Ky i fundit erdhi në këtë botë në vitin e tretë të Ngjarjes së Elefantit, më pas së bashku më të atin u bënë muslimanë  dhe emigruan. Ai njihet si një bashkëkohës i përkushtuar musliman me adhurimin e tij dhe si një jurist i shquar musliman. Por është për të ardhur keq fakti se, ai iu betua Muaijes dhe Jezidit në vend të prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë Aliut (a.s.). (9)

 

Emri i tetë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Adi Ibn Hatimit. Ky i fundit, njihet si një bahkëkohës i cili të atin e kishte bujar dhe të ndershëm në mesin e fisit arab Taj. Ai u bë musliman në vitin 9 hixhri / viti 630 sipas kalendarit gregorian. Ai ka marrë pjesë në çlirimin e Irakut dhe më pa u vendos nëqytetin irakian të Kufes. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në luftën e Siffinit në anën e prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë Aliut (a.s.).

 

Emri i nëntë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ukbe Ibn Amirit. Ky  fundit, është një bashkëkohës i njohur dhe një lexues i shquar i Kur’anit Famëlartë. Ai është një njohës shumë i mirë, i shkencës së jurisprudencës dhe trashëgimisë islame. Gjithashtu ai ishte një njohës i mirë edhe i leksikografisë arabe. Ukbe Ibn Amiri ishte edhe një poet i shquar dhe një shkrimtar i zoti. Aiishte një nga mbledhësit e ajeteve kuranore në një libër të vetëm, në Kur’anin Famëlartë që e njohim sot.Gjithashtu ai ka marrë pjesë në çlirime të shumta. (10)

 

Emri i dhjetë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ebu Dherr Gifariut.Emri i vërtetë i këtij bashkëkohësi është Xhundeb Ibn Xhunade Gifariu. Ky i fundit njihet si “bashkëkohësi i madh i Muhammedit (s.a.u.s.)”. Ai ishte një nga muslimanët e parë dhe është një muhaxhir që e emigroi në Medinën e Ndriçuar. Gjithashtu ai njihet në mesin e bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) për drejtësinë e tij. Ai shtegtoi nga kjo botë i vetëm në vitin 32 hixhri viti 652 sipas kalendarit gregorian. Duke u mbështetur në këta fakte themi se, nuk ka nevojë për sqarime të mëtejshme mbi këtë bashkëkohës. (11)

 

Emri i njëmbëdhjetë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ebu Shurejh Hudhaiut.Ky i fundit, njihet si një bashkëkohës i madh. Ai i përket fisit arab të bijve të Adit. Ai u bë musliman para çlirimit të Mekkës së Nderuar. Në çlirimin e Mekkës së Nderuar, ai ishte flamurtari islam i bijve të Hudhaive. Gjithashtu ai ka trasmetuar hadithë nga Muhammedi (s.a.u.s.). Ai shtegtoi nga kjo botë në Medinën e Ndriçuar. (12)

 

Emri i dymbëdhjetë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ebu Kudame Ensariut. Ky i fundit, ka marrë pjesë në Luftën e Uhudit, nga e cila zotëron një kujtim të bukur.

 

Emri i trembëdhjetë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ebu Hurejres. Ky i fundit, ka marrë pjesë në Betimin e Akabesë. Ai është një përfaqësues i ensarëve (medinasve). Gjithashtu ai ka marrë pjesë, në shumë luftëra së bashku me Muhammedin (s.a.u.s.).

 

Emri i katërmbëdhjetë i një bashkëkohësi të rëndësishëm, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Ebu Hejthem Malik Ibn Tejjihanit. Ai ka marrë pjesë në çlirime të shumta. (13)

 

Emri i pesëmbëdhjetë e një bashkëkohësje të rëndësishme, të Muhammedit (s.a.u.s.) është ai i Nënës së Besimtarëve Ummu Selemes. Ajo ka transmetuar hadithë nga Muhammedi (s.a.u.s.).

 

Tani kam shumë dëshirë, që t’i tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar mbi çëshjen që po trajtojmë.Unë nuk dua të them se, të tërëtransmetimet e versionet të ndryshme të Hadithit Thekalejn, nga ana e bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) janë të vërteta. Arsyeja që e themi këtë është se, një pjesë e këtyre transmetimeve janë të vërteta, një pjesë janë të mira, ndërsa pjesa e mbetur janë transmetime të dobëta. Por dobësia e transmetimeve, përmirësohet me transmetime të tjera të mira ose të vërteta. Kjo është arsyeja kryesore e ndarjes në tri pjesë, e transmetimeve të ndryshme të Hadithit Thekalejn, të cilat përmbajnë shprehjen e njohur tanimë: “Libri i Allahut dhe Farefisi im, që është Ehli Bejti im”. Këta transmetime të ndryshme të Hadithit Thekalejn ndahen në,transmetime të vërteta në vetvete, transmetime të mira në vetvete, transmetime të vërteta për të tjerët dhe transmetime të mira për tjerët. Këtu duhet të përmendim edhe faktin se, një pjesë e këtyre transmetimeve janë transmetime të dobëta në vetvete, por kur bëhet fjalë për zinxhirin e dobët të këtyre transmetimeve arrijmë në përfundimin se, të tërë transmetuesit e këtyre transmetimeve janë muslimanë besnikë dhe të drejtë.

 

Tani do të përmendim emrin e një dijetari të madh musliman, i cili ka analizuar dhe vërtetuar në mënyrë të hollësishme çështjen e lartpërmendur. Kemi për synim dijetarin e madh musliman shqiptar, Shejh Nasiruddin Albanin, i cili në veprën e tij me titull “Silsiletu’l-Ehadithi’l-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), pohon se ky transmetim, burimet ku kalon ky transmetim, zinxhirët e transmetimet të këtij transmetimi dhe shumica e dijetarëve muslimanë janë të mëndimit se, ky transmetim është i vërtetë: ““O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Gjithashtu Shejh Albani sqaron se teksti i transmetimit: “Libri i Allahut dhe Sunneti i të dërguarve të Allahut”, është i dobët. Ai vazhdon më tej duke cituar se, teksti i vërtetë i transmetimit është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Pastaj Shejh Albani shton: “Të tëra transmetimet, transmetuesit dhe dëshmitarët, nuk bëjnë pjesë në kategorinë e transmetimeve të vërteta ose të mira për të tjerët, por bëjnë pjesë pikërisht në kategorinë e transmetime të vërteta ose të mira në vetvete”. (14)

 

Ja pra këta janë tri pjesët e ndarjes së transmetimeve, të versioneve të ndryshme të Hadithit Thekalejn. Duke u nisur nga ky fakt themi se, një pjesë e këtyre transmetimeve, zinxhirët e transmetimit dhe dëshmitarët, nuk bëjnë pjesë në kategorinëe transmetimeve të vërteta për të tjerët ose të mira për të tjerët, por bëjnë pjesë pikërisht në kategorinë e transmetimeve të vërteta ose të mira në vetvete. Në programet tona paraardhëse pohuam se, të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri, mbi transmetimin e versionit të Hadithit Thekalejn ose Halifetejn të formës: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Këtë transmetim të Muhammedit (s.a.u.s.) e vërteton dhe Kur’ani Famëlartë, ku në ajetin e tretë dhe të katërt të Sures Nexhm,thuhet: “Ai (Muhammedi) nuk flet nga vetja e tij, por ai nuk flet gjë tjetër përveç se Shpalljes (hyjnore)”. Si rrjedhojë, pohojmë me bindje të plotë se transmetimi i Hadithit Thekalejn është një argument i padiskutueshëm fetar dhe është një shpallje hyjnore e thënë nga gjuha fisnike e Muhammedit (s.a.u.s.). Nëse këtij transmetimi, do t’i shtojmë edhe ajetin e shtatë të Sures Hashr, ku thuhet: “Atë që ua jep i dërguari merreni, ndërsa atë që ua ndalon ai lëreni. Frikësohuni Allahut, sepse Allahu është Ndëshkues i Ashpër”, bëhet shumë e qartë domosdoshmëria jonë, ndaj lidhjes fort pas Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.).

 

Unë habitem shumë kur shoh në disa stacionë televizivë, disa njerëz të papërgjegjshëm të cilët thonë: “A mund ta dijmë se ku kalojnë këto lajme në Kur’anin Famëlartë?!”. Përgjigja më e bukur e kësaj pyetjeje vjen vetë nga Kur’ani Famëlartë, ku në ajetin e tretë dhe të katërt të Sures Nexhm, thuhet: “Ai (Muhammedi) nuk flet nga vetja e tij, por ai nuk flet gjë tjetër përveç se Shpalljes (hyjnore)”. Gjithashtu në ajetin e shtatë të Sures Hashr, ku thuhet: “Atë që ua jep i dërguari merreni, ndërsa atë që ua ndalon ai lëreni. Frikësohuni Allahut, sepse Allahu është Ndëshkues i Ashpër”. Themi se si ajetet kuranore të sipërcituara ashtu edhe transmetimi i Muhammedit (s.a.u.s.) kur thotë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, vërtetojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin.

 

Në këtë pikë dua të përsëris sqarimet e Shejh Albanit. Versioni i njohuri Hadithit Thekalejn është: ““O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Ja pra ky është mesazhi hyjnor i transmetuar nga Muhammedi (s.a.u.s.). Këtu bëhet edhe njëherë e qartë, se detyra jonë e domosdoshme është ndaj lidhjes fort pas Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.). (15)

 

Por problemi qëndron gjetkë. Problemi dhe shqetësimi ynë qëndron në faktin se, Shejh Albani aludon me këmbëngulje duke mbrojtur mendimin se,synimi ynë në kuptimin e Farefisit të Pastër,është përfshirja e bashkëshortëve dhe tërësia e dijetarëve muslimanë brenda kësaj thënieje. Në dashtë Allahu (s.u.t.) në programet tona pasardhëse, do të sqarojmë në mënyrë të hollësishme se thënia Farefis i përket prijësit të katërt të besimtarëve Imam Aliut (a.s.) bashkëshortes së tij Fatime Zehrasë (a.s.) si dhe djemve të tyre Hasanit (a.s.) dhe Husejnit (a.s.).Atëherë themi me bindje të plotë se, nuk ka asnjë dyshim në besimin dhe detyrën tonë, ndaj lidhjes fort pas Dy Porosive të Rënda, Librit të Allahut dhe Farefisit të Pastër.

 

Për hir të së vërtetës edhe ne kemi bërë vlerësimin tonë mbi këtë çështje. Unë dua të citoj vlerësimin tim, për arsye se, në një hadith të Muhammedit (s.a.u.s.) kalon emri i bashkëshortes tij, asaj i nënës së besimtarëve, Ummu Selemes (Nënës së Selemes). Në ditët e sotme, jemi dëshmitarë të disa orvatjeve të bëra nga njerëz smirëzezë, përçarës dhe të ndyrë. Tani nuk dua të përmend mendimet e tyre të dashakeqe dhe të liga. Unë nuk i cilësoj ata njerëz, të cilët mendojnë ndryshe nga ne, mbi çështjet metodike ose shkencore, unë nuk i cilësoj ata si përçarës, të shmangur sepse ky cilësim është në kundërshtim me besimin, mendimin dhe metodën tonë.

 

Vëllezër të nderuar. Në ditët e sotme me të vërtetë, po përjetojme raste të vështira dhe qesharake, disa drejtues të stacionëve televizivë dalin në ekranet tona dhe shtrojnë pyetjen: “A mund të varrosen xhenazetë e muslimanëve shiitë në varrezate muslimanëve sunnitë?!” Më pas përgjigjen: “Jo! Xhenazetë e muslimanëve shiitë, nuk mund të varrosen në varrezat e muslimanëve!” Por nga ana tjerër të njëjtët njerëz, bëjnë thirrje për bashkim dhe afrim në stacionët e tyre televizivë. Këto dy mënyra arsyetimi bien ndesh me njëra-tjetrën. Jo o vëllai im jo! Ju zotëroni disa kredo tuaja por edhe ne zotërojmë disa kredo tonat. Ashtu siç i argumentojmë faktet tona edhe ju i argumentoni faktet tuaja. Një besimtar musliman është i lirë që të zgjedhë vetë qasjen e tij fetare. Kur njërit nga besimtarët shiitë, të shkollës së besimit tëHusejnive iu shtrua pyetja: “Ç’mendim keni për besimtarët muslimanë, të cilët u përkasin shkollës së besimit Husejni dhe shkollës së Ehli Bejtit?” ai u përgjigj: “Bashkësia e besimtarëve shiitë dhe ata të cilët u përkasin shkollës së besimit Husejni u ngjajnë muslimanëvë, që ndërtuan Mesxhidu’d-Dirarin (Xhaminë e Dëmit)!” Por përse shprehesh  kështu o vëlla i dashur?! Edhe ata ishin besimtarë muslimanë. Edhe ata kishin faktete e tyre, mbi jurisprudencën dhe kredon e tyre fetare islame. Nëse ti nuk mundesh që ta konceptosh larminë e shkollave të ndryshme tëbesimit islam, ky problem nuk i përket Shkollës së Ehli Bejtit por të përket ty!

 

Tani dua të sqaroj vlerësimin tonë mbi këtë çështje: “Në ditët e fundit, jemi dëshmitarë se disa besimtarë muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit, janë duke e mohuar Kur’anin Famëlartë që ndodhet në duart tona, ata aludojnë se Allahu (a.u.xh.) na ruajttë, ky Kur’an është ndryshuar. Ata i besojnë më të vërtetë fjalëve të tyre të rreme dhe flasin pa përgjegjësi. Këtu duhet të sqarojmë se, këta aludime vetjake të cilat u përkasin vetëm këtyre njerëzve të poshtët, janë tërësisht të kota, të rreme dhe ta pabazuara në Islam.

 

Tani e ndjejmë të domosdoshme, që të sqarojmë se këta njerëz të ndyrë, të cilët hiqen si muslimanë shiitë orvaten që këto shpifje të poshtra, t’ua hedhin gjoja dijetarëve muslimanë të shkollës së Ehli Bejtit. Kur themi dijetarët e shkollës së Ehli Bejtit, nënkuptojmë dijetarët e brezit të parë të muslismanëve bashkë më e dijetarët e tjerë të mëdhenj muslimanë shiitë.

 

Në ditët e sotme po bëhet një tjetër orvatje, duke ia drejtuar këtë shpifje dijetarëve te shkollës së Ehli Bejtit. Këta njerëz të ndyrë orvaten duke aluduar se, dijetarët e mëdhenj të shkollës së Ehli Bejtit, paskan cënuar dhe cënojnësi nderin e Muhammedit (s.a.u.s.) ashtu edhe atë të bashkëshorteve të tij të nderuara.

 

Tani dua të bëj shpjegimin e vlerësimit tim të parë. Jo vetëm ne, por tërësia edijetarëve muslimanë shiitë të shkollës së Ehli Bejtit, besojmë fuqishëm dhe thellë në zemër se, bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) janë të nderuara. Këtë argument e përforcon edhe ajeti i gjashtë kuranor i Sures Ahzab, ku thuhet: “I dërguari i Allahut është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve, se sa ata vetë janë ndaj veteve të tyre, ndërsa bashkëshortet e tij janë nënat e besimtarëve...” Ndonëse bashkëshortet e cekura në ajetin e lartpërmendur, kanë të bëjnëme ligjet hyjnore dhe përcaktimi i kufijve të jurisprudencës islame, në dashtë Allahu (a.u.xh.) kjo është njëçështje tjetër që do trajtojmë më vonë,sapo të na krijohen kushtet e përshtashme.

Në këtë pikë, dua të sqaroj një tjetër çështje delikate. Këtu kam vënë re se,një pjesë e programuesve dhe e disa drejtuesve te stacionëve televizivë, kur përmendet emri i nderuar i bashkëshortes së Muhammedit (s.a.u.s.) Aishes (r.a.) besimtarët muslimanë shiitë, menjëherë shtojnë edhe thënien“nëna e besimtarëve”. Ndërsa kur përmendet emri i një tjetër bashkëshorteje të nderuar, të Muhammedit (s.a.u.s.) si për shembull i Ummu Selemes, ata heshtin dhe nuk thonë asgjë. Nuk mund të arrij të kuptoj këtë sjellje të tyre të pacipë. Nuk mund të arrij të kuptoj se, si disa besimtarëmuslimanë shiitë bëjnë dallime të tilla. Arsyeja është shumë e thjeshtë, që të dyja janë bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe gjithashtu që të dyja janënënat e besimtarëve muslimanë.

 

Këtu dua të bëj sqarimine vlerësimit të dytë.Askush nga besimtarët muslimanë nuk ka të drejtë, që të përdorë fjalor të shëmtuar, fjalë të cilat përulin dhe dëmtojnë personalitetin e bashkëshorteve të nderuara, të Muhammedit (s.a.u.s.). Pohojmë me bindje të plotë se, askush nga besimtarët muslimanë, nuk ka të drejtë të qortojë sjelljen, të thotë fjalë të këqija, të fyejë, të shajë ose të cënojë nderin e bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) sepse ato qëndrojnë në pozita shumë të larta. Shtojmë se kur një dukuri e tillë, nuk jo vetëm që nuk lejohet për bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) por nuk lejohet as për vetë të dërguarin tonë Muhammedin (s.a.u.s.). Një sjellje e shëmtuar, nuk i ka hije dhe nuk është metoda e përdorur nga dijetarët e shkollës së Ehli Bejtit. Bashkësia e madhe e dijetarëve muslimanë shiitë, të shkollës së Ehli Bejtit pohon njëzëri se, askush nuk ka të drejtë të cënojë nderin e bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.). Madje askush nuk ka të drejtë të cënojë nderin e asnjërës, nga bashkëshortet e të tërë të dërguarve të Allahut (xh.sh.). Askush nuk ka të drejtë të thotë fjalëtë këqija ose të shëmtuara. Kjo është njëe vërtetë, të cilën duhet ta dinë të tërë besimtarët muslimanë. Këta njërëz të pacipë dhe të ndyrë janë disa të paditur të mëdhenj, të cilët kanë lidhur disa shirita bardhezi në kokë. Nëse me të vërtetë duan të mësojnë se si qëndron e vërteta atëherë u bëjmë thirrje, që t’i drejtohen detit të pafund të veprave tona. Nëse e bëjnë diçka të tillë, atëherë do të arrijnë në përfundimin se, asnjë nga dijetarët tanë të mëdhenj të shkollës së Ehli Bejtit, nuk ka përdorur kurrë fjalë fyese, sharëse ose të shëmtuara ndaj bashkëshorteve tëMuhammedit (s.a.u.s.).

 

Tanidua tësqaroj qëndrimin e njërit nga dijetarët tanë bashkëkohorë, Sejjid Tabataiut mbi këtëçështje. Dua që të tërë ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrohen në shpjegimet e këtij dijetari musliman, jo vetëm mbi çështjen e bahkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) por edhe mbi çështjen e tëra bashkëshorteve të të dërguarve të Allahut (xh.xh.). Fillimisht dijetari musliman Sejjid Tabataiu, përmend ajetin 26 të Sures Nur, ku thuhet: “Gratë e përdala janë për burrat e përdalë, ndërsa burrat e përdalë janë për gratë e përdala. Gratë e ndershme janë për burrat e ndershëm, ndërsa burrat e ndershëm janë për gratë e ndershme...”

 

Dijetari musliman Sejjid Tabataiu, në komentin e tij ndaj këtij ajeti sqaron: “Nëse ne do të krijonim përshtypjen se, imoraliteti mund të jetë përhapur në mesin e bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) atëherë në zemrat tona, do të mbillej fara e urrejtjes ndaj Muhammedit (s.a.u.s.). Allahu (s.u.t.) me dijen etij të pafund hyjnore, e ka parë të domosdoshme pastrimin nga imoraliteti dhe kurvëria bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.). Nëse kjo domosdoshmëri do të anashkalohej,atëherë thirrja islame do të zhdukej që në farë. Këtë dukuri e vërtetojnë edhe argumentet intelektuale. Këta të fundit nuk janë abstraktë, por konktretizohen në nderin dhe pastërtinë e padiskutueshme të bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.). (16)

 

Dijetari musliman Sejjid Tabataiu, ka përdorur fjalëzat imoralitet dhe një falëz edhe më të ulët se ajo siç eshtë falëza kurvëri. Për më tepër, Sejjid Tabataiu ka përdorur edhe thënien “bashkëshortete Muhammedit (s.a.u.s.). Këtu  e ndjejmë të nevojshme të sqarojmë se, kjo thënie nuk përfshin vetëm bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) nuk përshinas vetëm bashkëshortet e Pesë të Dërguarve më të Mëdhenj (Ademit, Ibrahmit, Musait, Isait dhe Muhammedit) (s.a.u.s.)), por përfshin mbarë bashkëshortet e të tërë të dërguarve të Allahut (a.u.xh.). Kur’ani Famëlartë ka rrëzuar më mënyrën më të bukur edhe shpifjet dhe mashtrimet e bëra, ndaj bashkëshorteve të nderuara të Nuhut (a.s.) dhe Lutit (a.s.). Pra mesazhi kuranor që secili nga ne duhet të kuptojëështë se këto ajete kuranore, si fillim zbritën për të ruajtur të pacënuar nderin dhe pastërtinë e bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) sepse ato janë nënat e besimtarëve.

Sejid Tabataiu i cilëson si argumente intelektuale, nderin dhe pastërtinë e bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.). Ndonëse Sejjid Tabataiuka sqaruar shumë bukur, ndershmërinë e bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) disa dijetarë sunnitë dhe shiitë transmetojnë ca transmetime, sipas të cilave vetë i dërguari i Allahut Muhammedi (s.a.u.s.) paska ndjerë dyshime mbi bashkëshorten e tij, Aishen (r.a.) gjatë ndodhisë së Ifkut.

 

Sejjid Tabataiu thotë: “Nuk e mohoj se gjenden transmetime të ndryshme, por këta transmetime nuk ndikojnë aspak në pozitën e lartë dhe fisnike të Muhammedit (s.a.u.s.)”. (17)

 

Muhammedi (s.a.u.s.) nuk mund të ndjejë kurrë dyshime mbi nderin e tij. U bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, që të kujtojnë fjalët e të paditurit të madh Ibn Tejmijjes, i cili thotë “Muhammedi (s.a.u.s.) ishte njeriu i parë, i cili ndjeu dyshime mbi nderin e tij”. Por ashtu siç na e sqaron dhe Sejjid Tabataiu ky ështëdhe mendimi ynë, se Muhammedi (s.a.u.s.) nuk mund të ndjejë kurrë dyshime mbi nderin e tij.

 

Tani dua të bëj shpjegimin e vlerësimit tim të tretë. Të tëra sarimet e sipërcituara, nuk duhet të na krijojnë përshtypjen se asnjëra nga bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) nuk paska bërë gabime. Ne duhet të jemi shumë të qartë, kur bëjmë dallimin mes gabimit të njërës së bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe mes cënimit të nderit të tyre, sepse këta janë dy dukuri të ndryshme. Këta dy dukuri nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me njëra-tjetrën. Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë), e dijetarit musliman shqiptar Shejh Nasiruddin Albanit, citohet një transmetim i njohur në këtë mënyrë: “Vallë cilit nga ju do t’i lehin qentë e Hauabit?!” Shejh Albani pohon se, si zinxhiri i transmetimit ashtu edhe teksti i tij janë të vërtetë. Kuptimi i këtij transmetimi është se bashkëshortja e Muhammedit (s.a.u.s.) Aisheja (r.a.) kishte frikë nga qentë dhe nëse do ta dinte që po ecte drejt Hauabit, do të ishte frikësuar nga qentë e tij dhe do të ishte kthyer prapa”. (18)

 

Shejh Albani vijon më tej duke sqaruar se, kur Aisheja (r.a.) pa shënjëne ndarjes nga Muhammedi (s.a.u.s.) nisi të kthehej prapa, megjithatë transmetimi thotë të kundërtën. Më pas Shejh Albani shtron pyetjen: “ A i ka hije një sjellje e tillë frikacake, nënës së besimtarëve Aishes (r.a.)?!” dhe pastaj sqaron: “Përgjigjja jonëështë kështu: “Nga një njeri fisnik jo gjithmonë del një sjellje fisnike”, sepse ndonjëherë njerëzit e fisnikë, sillen nënjë mënyrë jo fisnike”. (19)

 

Shejh Albani përmend faktin se, ai vetë nuk beson dukurinë e pafajëshmërisë, së bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe shton: “Nuk i ka hije asnjë besimtar musliman sunnit, që të ndjekë verbërisht deri në ekstrem, duke respektuar jashtë mase bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.)”. (20)

 

Në ditët e sotme jemi dëshmitarë se, disa drejtues të stacionëve televizivë, të cilët aludojnë se ne si bashkësi muslimanë shiite nuk paskemi të drejtë, që të bëjmë kronologjinë e ngjarjeve hitorike islame. Kjo është e gabuar! Ne do t’i përmendim të vërtetat e historisë islame, por pa mllef, pa cënuar nderin dhe pastërtinë e bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.) por pa kaluar në ekrem dhe pa u bërë padrejtësi askujt!

 

Shejh Albani vazhdon duke thënë: “Bashkësia muslimanë e ka fare të qartë se, dalja e nënës së besimtarëve Aishes (r.a.) për të luftuar në Luftën e Xhemelit ishte tërësisht e gabuar. Gjithashtu jemi të mendimit se, kur ajo e mësoi lajmin se çfarë i ndodhi Muhammedit (s.a.u.s.) në puset e Hauabit, parapëlqeu që të kthehej prapa. Por ishte pikërisht bashkëkohësi Ibn Zubejri, ai i cili bëri që nëna e besimtarëve të ndryshonte mendim. (21)

 

Ibn Zubejri i tha: “Ndoshta Allahu (xh.xh.) nëpërmejt teje o Aishe, do të ndreqëpërçarjet dhe pakënaqësitë në mesin e bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.)... Ne si besimtarë muslimanë e kemi fare të qartë se, ishte pikërisht Ibn Zubejri, ai i cili gaboi rëndë me këtë vendim të tijin”. (22)

 

Si rrjedhojë, arrijmë në përfundimin se Ibn Zubejri u orvat që tëbëntë ixhtihad (gjente zgjidhje) por gaboi rëndë në ixhtihadin e tij. Citojmë se edhe vetë Aisheja (r.a.) duke bërë edhe ajo ixhtihad gaboi, por kjo është një çështje tjetër. Duke u mbështetur në këta fakte, themi se Shejh Albani e thotë troç se dalja e nënës së besimtarëve Aishes (r.a.) për të luftuar në luftën e Xhemelit ishte tërësisht e gabuar. Ndonëse disa djetarë muslimanë orvaten që ta paraqisin, si gabim daljen e Ibn Zubejrit në luftë kundër Aliut (a.s.). Themi se nuk është emundur që të mos çuditesh përballë këtyre aludmeve, sepse këtai vlerësojnë si kalim në ekstrem dhe padrejtësi. Dijetari musliman shqiptar, Shejh Nasiruddin Albani pohon se, njëra nga të dy dyja palët ndërfluftuese  ishte gabim dhe se kur nuk mundën të arrinin një marëveshje mes tyre, atëherë duhet të menndonin një zgjidhje me mendje të kthjellët. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse nga të dyja palët u vranë me qindra bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.). Shejh Albani e thotë hapur se, dalja e nënës së besimtarëve Aishes (r.a.) për të luftuar në luftën e Xhemelit ishte tërësisht e gabuar. Aie përforcon qëndrimin e tij me shumë argumentë bindës dhe të fortë. Ai vijon duke thënë: “Në fund të luftës së Xhemelit vetë Aisheja (r.a.) e pranoi se dalja e saj në luftë ishte egabuar!” Pra si përfundim Shejh Albani thotë se, njëra nga të dyja palët që luftuan ishte gabim dhe ajo palë ishte pala e Aishes (r.a.). (23)

 

Dijetari musliman shqiptar, për ta përforcuar më shumë gabimin e Aishes (r.a.) transmeton këtëtransmetim, i cili kalon në veprën e tij me titull: “Istijab” (Pendimet) e dijetarit musliman Ibn Abdulberrit. Ky i fundit duke u mbështetur nëtransmetimin e Abdullah Ibn Muhammed Ibn Abdurrahman Ibn Ebi Bekr Siddikut thotë së Aisheja (r.a.) ishte penduar, pas gabimit të saj.

 

Abdullah Ibn Muhammed Ibn Abdurrahman Ibn Ebi Bekr Siddikuthotë: “Aisheja (r.a.) e pyeti Ibn Umerin: “O Ebu Abdurrahman! Cila është ajo gjë, që të pengoi ty që të më ndaloje daljen time në këtë luftë?!”

 

Ndërsa Ibn Umeri u përgjigj: “Unë pashë tek ti një njeri triumfues”.

 

Pastaj Aisheja (r.a.)shtoi: “Betohem në Allahun se nëse do të më kishe ndaluar, nuk do të dilja në këtë luftë”... (24)

 

Dijetari musliman shqiptar,transmeton edhe një transmetim nga Kajsi. Aisheja (r.a.) ia kishte mbushur mendjen vetes dhe dëshironte që të varrosej pranë Muhammedit (s.a.u.s.). Për t’ia arritur këtij synimi ajo tha: “Unë kam bërë diçka të rëndësishme, pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjo botë. Kur të shtegtoj nga kjo botë, varrosmëni pranë bashkëshorteve të Muhammedit (s.a.u.s.)”.Prandaj bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) e varrosën atë, në varrezat e bashkëkohësve në Varrezat Baki. (25)

 

Ashtu siç mund ta shihni edhe nga ky transmetim, vetë nëna e besimtarëve Aisheja (r.a.) pasi e ka pranuar gabimin e saj, është penduar dhe i është lutur Allahut (a.u.xh.) për falje dhe mëshirë. Tani dua t’i bëj thirrje vëllezërve dhe ndjekësve tanë të nderuar, që të mos i marrin të mirëqëna thashethemet, shpifjet dhe mashtrimet e disa njerëzve të ndyrë, të cilët flasin keq për nderin e Muhammedit (s.a.u.s.) dhe për nderin e bashkëshorteve të tij. Por e ritheksoj se, kjo nuk nënkupton se bashkëshortet e Muhammedit (s.a.u.s.) janë të pafajshme.

 

Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain tonë, Ebu Ahmedin nga Bahrejni.Urdhëroni”.

 

Ebu Ahmedi: “Es-selamu alejkum! Në Luftën e Xhemelit, prijësi i katërti besimtarëve muslimanë, Aliu (a.s.) pasi e mundi nënën e besimtarëve Aishen (r.a.) duke e treguar nivelin më të lartë të respektit, e shoqëroi këtë të fundit drejt e në Medinën e Ndriçuar. Në ditët e sotme, shohim se disa dijetarë muslimanë shiitë nuk tregojnë respekt ndaj nënës së besimtarëve Aishes (r.a.), madje ata shkojnë më tej duke e fyer, ofenduar, sharë dhe duke e mallkuar atë.Prijësi i katërt i besimtarëve muslimanë, Aliu (a.s.) tregoi ndaj Aishes (r.a.) sjelljen më të bukur duke mbajtur qëndrimin e duhur. Ne nuk duam që të të ndihemi të turpëruar, ndaj dijetarëve muslimanë sunnite, sepse dijetarët muslimanë shiitë nuk tregojnë respekt ndaj nënës së besimtarëve Aishes (r.a.)

 

I ftuari: “Alejkum selam! Dijetarët dhe intelektualët shiitë, të cilët i përkasin shkollës së Ehli Bejtit, nëse me të vërtetë duan që tëmësojnë se si qëndron e vërteta, atëherë u bëjmë thirrje që t’i drejtohen detit të pafund të veprave tona. Gjithashtu u bëjmë thirrje, që të mos i marrin si të mirëqëna, aludimet dhe shpifjet e këtyre njerëzve, të cilët nën petkun e muslimanvë shiitë shpifin dhe shajnë. Vëllezër të nderuar! Ju sqaroj se ashtu siç dalin disa drejtues të stacionëve televizivënën petkun e muslimanëve sunnitëve, por që në të vërtetë nuk përfaqësojnë dijetarët muslimanët sunnitë, në të njëjtën mënyrë dalin edhe këta drejtues televizivënën petkun e muslimanëve shiitëve, por që në të vërtetë nuk përfaqësojnë dijetarët muslimanë shiitë! Unë u bëj thirrje që të tërë ne, duhett’i vështrojnë çështjet dhe ndodhitë nga këndvështrimi intelektual dhe shkencor, pa u përfshirë nga emocionet. Unë e mbyll programin tonë, duke u lutur që vëllezërit tanë të nderuar nëse me të vërtetë duan që të mësojnë se si qëndron e vërteta, atëherë u them se duhet t’i drejtohen detit të pafund, të veprave tona”.

 

Prezantuesi: “Ju faleminderit, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi në programin tonë pasardhës.

 

Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu.

 

Burimet e Referuara:

 

1.      Hafidh Mexhiduddin Ebu Sadad Mubarek Ibn Muhammed Xhezair Ibn Ethiri, “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Hadithëve dhe Lajmeve tëÇuditshme), vëll. 1, fq. 125, Kreu i Shkronjave Th-K-L (Thekalejn), Artikulli Thikl, Parathënia nga Ali Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Abdulhamid Halebi Etheriu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite, (viti i botimit 1430 hixhri / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Pestë.

2.      Hafidh Mexhiduddin Ebu Sadad Mubarek Ibn Muhammed Xhezair Ibn Ethiri, “Nihaje fi’l-Garibi’l-Hadithi ue’l-Etheri” (Fundi i Hadithëve dhe Lajmeve të Çuditshme), vëll. 1, fq. 125, Kreu i Shkronjave Th-K-L (Thekalejn), Artikulli Thikl, Parathënia nga Ali Ibn Hasan Ibn Ali Ibn Abdulhamid Halebi Etheriu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite, (viti i botimit 1430 hixhri / viti 2008 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Pestë.

3.      Dijetari Musliman Zemahsheriu, “Faiku fi’l-Garibi’l-Hadithi” (Epërsia e Hadithëve të Çuditshëm), vëll. 1, fq. 150, Kreu Th-K-L (Thekalejn), Përmbledhja nga Ibrahim Shemsuddini, Shtëpia Botuese e Librave Shkencorë, Bejrut, Liban, (viti i botimit 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

4.      Dijetari Musliman Ibn Mensuri, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), vëll. 9, fq. 24, Kreu I-T-R (Itret), Shtëpia Botuese “Ringjallja e Trashëgimisë së Gjuhës Arabe”.

5.      Dijetari Musliman Ibn Mensuri, “Lisanu’l-Arabi” (Gjuha Arabe), vëll. 9, fq. 24, Kreu I-T-R (Itret), Shtëpia Botuese “Ringjallja e Trashëgimisë së Gjuhës Arabe”.

6.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 345, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

7.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 350, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

8.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 354, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

9.      Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 354, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

10.  Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 354, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

11.  Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 354, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

12.  Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 362, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

13.  Hafidh Sehauiu, “Istixhlabu’l-Irtikai’l-Gurafi Bi’l-Hubbi’l-Akrabai’r-Resuli ue’l-Ehli’sh-Sheraifi” (Zbulimi i të Fshehtave të Përcjellura tek Ne, Nga Dashuria e Farefisit e të Dërguarit të Allahut dhe Ehli Sherifit), vëll. 1, fq. 362, Vërtetimi dhe Hetimi nga Halid Ibn Ahmed Thummi Babtejni.

14.  Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejin min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë dhe Shpjegimi i Tyre nga Jurisprudenca dhe Zgjidhja Islame), vëll. 4, fq. 358, Hadithi Nr: 1761, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban, Botimi i Parë.

15.  Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejin min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë dhe Shpjegimi i Tyre nga Jurisprudenca dhe Zgjidhja Islame), vëll. 4, fq. 358, Hadithi Nr: 1761, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban, Botimi i Parë.

16.  Dijetari Musliman Sejjid Muhammed Husejn Tebe Tebeiu, “Mizanu fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja e Komentimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 15, fq. 102, Shtëpia Botuese “Institucioni Botëror”, Bejrut, Liban, Botimi i Parë.

17.  Dijetari Musliman Sejjid Muhammed Husejn Tabatabaiu, “Mizanu fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja e Komentimit të Kur’anit Famëlartë), vëll. 15, fq. 102, Shtëpia Botuese “Institucioni Botëror”, Bejrut, Liban, Botimi i Parë.

18.  Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë dhe Shpjegimi i Tyre nga Jurisprudenca dhe Zgjidhja Islame), vëll. 1, fq. 854-855,Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban, Botimi i Dytë.

19.  Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë dhe Shpjegimi i Tyre nga Jurisprudenca dhe Zgjidhja Islame), vëll. 1, fq. 854-855, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban, Botimi i Dytë.

20.  Dijetari Musliman Shqiptar Shejh Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha ue Shejun min Fikhiha ue Feuadiha” (Zinxhiri i Transmetimeve të Vërtetë dhe Shpjegimi i Tyre nga Jurisprudenca dhe Zgjidhja Islame), vëll. 1, fq. 854-855, Shtëpia Botuese Islame, Bejrut, Liban, Botimi i Dytë.

21.  Në vend të fjalës Zubejr duhet të jetë fjala Ibn Zubejri.

22.  Në vend të fjalës Zubejr duhet të jetë fjala Ibn Zubejri.

23.  Në vend të fjalës Zubejr duhet të jetë fjala Ibn Zubejri.

24.  Në vend të fjalës Zubejr duhet të jetë fjala Ibn Zubejri.

25.  Në vend të fjalës Zubejr duhet të jetë fjala Ibn Zubejri.

 

Vijon...