Bosna Hersek

Në Srebrenicë ka ndodhë gjenocidi

Kur është fjala për veton e mundshme të Rusisë në tekstin e rezolutës britaneze para Këshillit të Sigurimit të OKB-së , ambasadori rus në Bosnjë e Hercegovinë, Petar Ivancov, ka theksuar se shteti i tij definitivisht do të ketë qëndrim lidhur me këtë, porse në këtë moment akoma është herët të flitet për këtë.”Tekstin e rezolutës do të shqyrtojnë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe shtetet tjera të interesuara. Në varësi nga rezultatet do të sillet vendimi për atë se si do të reagojmë në këtë rezolutë dhe se a do ta përkrahim, a do të vendosim veton apo do të abstenojmë. Opsionet janë të shumta”, ka sqaruar ai.

Një ditë më parë, ambasadori rus në intervistën për Dnevni avazin sarajevas, ka thënë se me miratimin e komunikatës pala ruse është pajtuar se ka ndodh gjenocidi në Srebrenicë.” Në rast se me kujdes shikoni komunikatën, shihet se nuk bëhet fjalë vetëm për tragjedinë e Srebrenicës por edhe për krimet tjera gjatë luftës. Natyrisht, në këtë vit mbushen plot 20 vite nga tragjedia e Srebrenicës dhe këtë të gjithë e kuptojnë. Edhe në rast se duam të vijmë gjer te pajtimi, duhet të kujtojmë se çdo njëri nga popujt ka tragjedinë e vet dhe datat të cilat do të i kujtojë dhe të mos harrojë por as të mohojë. Dhe ky nuk është vetëm qëndrimi ynë por edhe i të gjithë anëtarëve të PIC-it”, porosit Ivancov. Theksoi se Rusia nuk mohon termin gjenocid të cilin e ka vendos Tribunali Ndërkombëtar.” Në Srebrenicë ka ndodh krimi i gjenocidit”, ka porosit dje Ivancov. Fakti se Bosnja e Hercegovina  ka marrë kryesinë e Këshillit të Evropës në këtë vit është tregues se ajo është partner ndërkombëtar serioz.

“Nga perspektiva jonë Bosnja e Hercegovina me kryesimin e Këshillit të Evropës ka treguar se është partner ndërkombëtar kredibil dhe nuk ka më nevojë për protektorat ndërkombëtar, dhe se koha është që OHR-ja të mbyllet”, ceku Ivancov. Ambasadori i Rusisë në Bosnjë e Hercegovinë konsideron se me ekzistimin e dëshirës së mjaftueshme, as çështja” pesë plus dy kushte dhe qëllime” për mbylljen e Zyrës së përfaqësuesit të lartë(OHR) nuk do të duhej të paraqet problem. Kur është fjala për anëtarësimin e  Bosnjës e Hercegovinës -së në NATO, Ivancov ka përsërit qëndrimin se shteti i tij e kundërshton hyrjen e Bosnjës në NATO si nga aspekti politik ashtu edhe atij praktik.

“Edhe në komunikatën e fundit pas takimit të këshillit për zbatimin e paqes në Sarajevë qartë ceket se vendet anëtare të NATO-së dhe Japonia mbështesin zhvillimin drejt integrimeve euroatlantike të vendit. Aty pozita e Federatës Ruse është më shumë se e qartë”, ka theksuar Ivancov.

Ai ka sqaruar se anëtarësimi i Bosnjës dhe Hercegovinës në NATO nga arsyet praktike nuk është e mirë, për shkak se vendi do të jetë i kyçur në konflikt , ndërsa nga arsyet politike nuk ka konsensus për integrim të tillë.