Liban

Sejjid Hasan Nasrallah: Rezistenca në gatishmërinë e saj maksimale në të gjitha frontet

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah thekson se rezistenca është në gatishmërinë e saj të madhe në të gjitha frontet, duke vënë në dukje se edhe pse Hizbullahu po lufton në Siri, sytë e tij janë ende në Izrael.

Duke folur në një ceremoni masive në Ditën e Rezistencës dhe Ditën e Çlirimit, Nasrallah bëri thirrje për bashkimin e të gjitha fronteve në Lindjen e Mesme për të kundërshtuar skemën Tekfiriste, pasi ai e tha me siguri se kjo skemë kërcënon të gjithë rajonin.

Ai përsëriti rëndësinë e ekuacionit ushtri-popull-rezistencë, duke vënë në dukje se vendet e rajonit duhet të mbështeten në këtë ekuacion të artë, raportoi rrjeti i lajmeve al-Manar.

Sejjid Hasan Nasrallah ofroi ngushëllimet për banorët e rajonit të Arabisë në Katif, kur një vetëvrasës gjatë shpërthimit vrau dhe plagosi dhjetra besimtarë ditën e xhuma në xhaminë e Imam Aliut.

Ai, gjithashtu, foli për rrezikun që shkaktohet nga Tekfiristët, duke theksuar se askush në Liban dhe në rajon nuk është i sigurt.

Ne jemi para kërcënimit të pashembullt, çfarë bëri ISIL-i në Irak dhe Siri? Çfarë bëjnë njerëzit? Çfarë presin? Në vend se të bashkohen, ata luftojnë dhe therrin njëri-tjetrin.

Këshilla ime për ata që heshtin dhe ata që që janë të sigurtë nga tekfiristët,  ata do të jenë viktimat e para, theksoi Nasrallah.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të krishterëve që të mos heshtin përballë këtij kërcënimi, i pyes se kush do t'i mbrojë ata, familjet e tyre dhe kishat e tyre nga kërcënimi tekfiristë.

 

Fronti i Bashkuar

 

Në të njëjtin kontekst, lideri i rezistencës nxiti popullin dhe qeveritë e rajonit për t’i bashkuar frontet në një përpjekje për t'iu kundërvënë kërcënimit  tekfirist.

Për t’i mposhtur tekfiristët, popujt e këtij rajoni duhet të besojnë në  vetveten dhe të bashkohen kundër këtij armiku.

Ai gjithashtu tha se ekuacioni i artë ushtri- popull - -rezistencë është zgjidhje për t'iu kundërvënë kryengritësve tekfiristë në çdo vend.

Në një kontekst tjetër, Sejjid Hasan Nasrallah tha se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që thuhet se veprojnë kundër ISIl-it në Irak dhe Siri nuk është serioz në kundërvënien e grupit terrorist, duke vënë në dukje se kryengritësit po lëvizin nga njëri qytet në tjetrin në Irak dhe Siri nën syrin e Uashingtonit.

Numri i sulmeve ajrore të organizuara nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një viti është shumë më pak se numri i sulmeve ajrore izraelite në Liban gjatë luftës në korrik të vitit 2006, tha Sejjid Hasan Nasrallah.

Burimi: IQNA News