İran

Irani mban Kurs Islam për muslimanët që përqafuan Islamin në Etiopi

Një kurs intensiv edukativ për muslimanët që përqafuan Islamin u organizua nga Qendra Kulturore Iraniane në Addis Ababa, Etiopi.

Sipas faqes së Kulturës Islamike dhe Organizates për Marëdhënie, Qendra e Muslimanve Shia në rajonin CMC të qytetit organizoi kurs gjashtë ditor.

Besimi Islam, parimet dhe obligimet Islame  janë pjesë e programit mësimor për muslimanët e rinj që morën pjesë në programin arsimor nga pjesë të ndryshme të vendit.

Atasheu Kulturor i Iranit në Etiopi gjithashtu prezantoi fjalimin e tij të  përpunuar për çështje të ndryshme fetare, duke përfshirë statusin e Ehl-ul-Bejtit, në Kur'anin e Shenjtë dhe Hadithet e Muhammedit (a.s.)

Kursi u ndoq nga 18 muslimanë  që përqafuan Islamin, prej tyre 12 ishin   meshkuj dhe 6 femra.

Zyrtarët iranianë ju dhuruan pjesëmarrësve në fund Kursit kopje të Kuranit të Shenjtë dhe 85 libra rreth Ehl-ul-Bejtit.

Burimi: IQNA News