Udhëheqësi i ISIS-it, Ebu Bekr el-Bagdadi fton muslimanët për t'u bashkuar me grupin e tij terrorist; Islami kurrë fe e paqes, por fe e luftës
ISIS-i ka lëshuar qëllimisht një audio ku paraqitet i vetëshpalluri halif i halifatit, Ebu Bekr el-Bagdadi duke ftuar për përkrahësit e grupit ekstremist në të gjithë botën për të udhëtuar në territoret e tij dhe për të luftuar.
Audio i bën thirrje çdo muslimani në çdo vend që të emigrojnë në tokat e 'vetë-shpallurit ' Halifati i ISIS-it në Irak dhe Siri dhe për të luftuar, ose të marrë armët në vendin ku jetojnë.
Militantët kanë marrë pushtuar sipërfaqe të madhe në të dy shtetet, Siri dhe Irak, pas një kryengritje të shpejtë dhe të përgjakshme dhe vazhdojnë të kryejnë krime të dhunshme në fortesat e ISIS-it. Në fjalim tha se nuk ka asnjë justifikim për çdo musliman i cili është i aftë të kryejë hixhret [migrim] në Shtetit Islam, ose të jetë në gjendje të mbanë një armë, kudo që ai është.
Audio vazhdon me paralajmërim: Islami asnjëherë nuk ka qenë as për një ditë fe e paqes. Islami është fe e luftës.
Mos mendoni se luftën që po zhvillon Shtetit Islamik është vetëm. Përkundrazi, kjo është luftë e muslimanëve në përgjithësi. Kjo është lufta e çdo muslimani në çdo vend, dhe Shteti Islam është thjesht maje shtize në këtë luftë. Kjo është vetëm luftë e popullit besimtar ndaj popullit josbesimtar.
Mbështetësit e ISIS-it spekuluan të enjten përmes media Al-Furkan se do të paraqitet Ebu Bekr el-Bagdadi, i cili nuk është paraqitur duke propaganduar për muaj dhe se është pare vetëm një herë në public.
Gjatë fjalimit janë sulmuar edhe krerët e Arabisë Saudite, duke i akuzuar ata për gënjeshtra dhe kanë paralajmëruar se fund i tyre in është afër.
Luftëtarët e ISIS-it në Irak kanë pushtuar pjesë të mëdha të provincës Anbar në mujin prill, duke shkaktuar mijëra banorë të largohen. Predikimi mori një kthesë pothuajse emocionale, kur ju bë thirrje atyre që u larguan për t'u kthyer në zonë dhe të kërkojë strehim tek ISIS-i.
Në mënyrë të veçantë njerëzit tanë në al-Anbar, jeni të sigurt se zemrat tona kanë dhëmbje për shkak të largimit tuaj nga shtëpia tuaja dhe tokat tuaja, edhe përpjekja juaj për strehim në territorin e Rāfidive [ata që kundërshtojnë autoritetin islamik] dhe tek ateistët kurdë.
Pra, kthehen në tokat e tuaja, dhe qëndroni në shtëpitë tuaja, dhe kërkoni strehim – por së pasi kërkoni strehim tek Allahu - me popullin tënd në Shtetin Islam, ku ju do të gjeni aty, me lejen e Allahut, një përqafim të ngrohtë dhe një strehë të sigurt. Për ju jeni njerëzit tanë. Ne ju mbrojmë juve, nderin tuaj, dhe pasurinë tuaj. Ne duam që ju të jeni të fuqishëm dhe fisnik, ne duam që ju të jeni të mbrojtur dhe të sigurtë.
Një numër i raporteve në muajt e fundit pohonte se Ebu Bekr el-Bagdadi ishte plagosur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përkohsisht ishte zëvendësuar nga një ish-mësues i fizikës i quajtur Ebu Alaa Afri.
Megjithatë, pretendimet fillestare se Ebu Bekr el-Bagdadi është goditur nga një sulm në muajin mars janë kontestuar nga Pentagoni dhe analistët ishin skeptikë rreth ’halifit’ të vetë shpallur nëse ai do të lejojë edhe një përfaqësues për të shërbyer nën të.
Të mërkurën, ministria irakiane e mbrojtjes pohoi se Ebu Alaa Afri ishte vrarë në një sulm ajror, sulmi kishte në shënjestër një xhami në Irakun e veriut. Një zëdhënës për koalicionin amerikanë më vonë mohoi se kishte sulmuar një xhami, sipas BBC.
Elijah Magnier, korrespondent kryesor për Al-Rai Media, tha se qëllimi i audio dhe koha publikimit të saj ishte e qartë: për të shuar zërat se Bagdadi ka qenë i paaftë dhe nuk është më në krye të grupit terrorist.
Z. Magnier tha për The Independent se ISIS-i gjithashtu ka nevojë në mënyrë të qartë për më shumë luftëtarë për fushë beteja. Ai tha se kjo thirrje për rekrutët e pasoi një dokument i lëshuar më parë nga ISIS-i duke theksuar nevojën e tij për përforcime në fushën e betejës - veçanërisht për kamikazë.
Burimi: Independent